Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ‘frikësohet’ përpara udhëtimit në Berlin, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Duke folur gjatë një vizite në Greqi, Vuçiç tha se “druan” nga bisedimet me Scholzin dhe se nuk pret që ato “të jenë të lehta”.
Scholz ka ftuar Vuçiçin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në bisedime të ndara, më 4 maj. Atyre do t’iu bashkëngjitet edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Lajçak pritet të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiçin. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiç që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Nga Qeveria gjermane kanë thënë së voni se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut. Dy vendet janë të angazhuara në këtë dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje. Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.
Gjatë qëndrimit në Greqi, Vuçiç u pyet edhe për sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, por nuk tha se çfarë qëndrimi do të marrë Serbia për këtë çështje. Serbia, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.
Më 21 prill, Vuçiç ka thënë se, pavarësisht presioneve, Serbia nuk do t’i rrezikojë interesat e saj kombëtare, duke sanksionuar Rusinë.
BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë Serbisë që t’i harmonizojë politikat e saj me bllokun evropian, ku synon të anëtarësohet dhe ta sanksionojë Rusinë./REL/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boichenko gjatë një konference ditën e sotme ka thënë se forcat ruse zhvendosen pothuajse 40,000 njerëz nga Mariu...
UKRAINË- Kreu i delegacionit të Ukrainës për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq duke folur për operacionin për evakuimin e civilëve nga uzina e &cced...
UKRAINË– Prokurorja e Përgjithshëm e Ukrainës akuzoi sot Rusinë për përdorimin e përdhunimit si një “taktikë” lufte dhe e quajti presiden...
UKRANË- Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupo...
BRUKSEL– Komisioni Evropian po përgatitet t’u dorëzojë vendeve anëtare të BE-së për miratim paketën e 6-të të sanksioneve kundër Moskës, e cila do t...
GREQI– Ditën e djeshme bëri bujë ngjarja në një tavernë peshku në Greqi ku një shqiptar goditi me shkelma një kotele ku menjëherë u vu në pranga dhe thuhe...
NORVEGJI– Ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, mendon se situata në Kosovë dhe rajon është e qetë, pavarësisht shqetësimeve në rritje, pas agresion...
GJERMANI- Kancelari gjerman u takua me kryeministret e Suedisë dhe Finlandës ku theksoi se do të mbështeste vendimin e tyre për t’u anëtarësuar në NATO si...
UKRAINË- Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar një ligj që ndalon partitë politike që justifikojnë, njohin ose mohojnë agresionin e armatosur ...
SHBA- Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley tha se bota po përjeton kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë e Evr...