LIVE UPDATES
Bota

Partneriteti i Evropës me SHBA ka një çmim të lartë

25 Mars 2021, 07:29 Nga DOSJA
Partneriteti i Evropës me SHBA ka një çmim të lartë

Nëse jemi plotësisht të sinqertë koha e administrimit kaotik të Donald Trumpit ishte në një farë mënyre mjaft e rehatshme. Heqja dorë nga partneriteti në organizatat ndërkombëtare dhe largimi i tij nga NATO i liroi evropianët nga detyra e tyre për të punuar për bashkëpunim politik dhe mbrojtje të përbashkët. Dhe meqenëse fajtori ishte i qartë, të tjerët mund të rehatoheshin e  relaksoheshin duke ëndërruar për autonomi strategjike.

Tani Sekretari i Shtetit i SHBA po e bën të qartë se Uashingtoni dëshiron një fillim të ri. Ai premton një trajtim korrekt të partnerëve nëse ata mbajnë pjesën e tyre të barrës. Shpresojmë se sidomos në Gjermani askush nuk kishte kultivuar iluzionin se debati i mundimshëm për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes kishte mbaruar. Përkundrazi – kundrejt kësaj qeverie amerikane do të jetë shumë më e vështirë që të justifikohet ritmi i ngadaltë në Berlin.

Le të flasim për Kinën

“Disa nga partnerët tanë po lëvizin në drejtimin e gabuar”, thotë sekretari amerikan i shtetit. Me këtë ai do të thotë Rusia, dhe shumë më tepër Kina. Marrëdhëniet miqësore mes Pekinit dhe Uashingtonit duket se për momentin janë ndërprerë. Por Blinken pranon se për disa evropianë marrëdhënia me Kinën është komplekse dhe ajo nuk do të jetë gjithmonë në përputhje me linjën që ndjek SHBA-ja.

Sidoqoftë ai rekomandon që kërcënimit nga politikat e reja agresive të Kinës është mirë t’i përgjigjemi së bashku. Ne duhet të mbyllim boshllëqet e teknologjisë dhe infrastrukturës që Kina po përdor për të na bërë presion. Ne të gjithë e dimë listën e produkteve strategjike, nga G5 deri tek  prodhimi i baterive dhe çipeve, të cilat Pekini mund t’i përdorë si levë politike kundrejt Evropës.

Konflikti tashmë ka filluar

Në fillim të javës BE-ja e pa se çfarë mund të kushtojë t’i rezistosh Presidentit Xi. Sanksionet kundër disa kuadrove të partisë nga Xinjiangu për përndjekjen e Ujgurëve ishin në thelb mjaft diplomatike dhe të moderuara. Reagimi nga Pekini, nga ana tjetër, ishte tejet i tepruar. Mosmarrëveshja tani mund t’i kushtojë BE-së marrëveshjen e investimeve që nënshkroi në dhjetor.

Vetëm nëse evropianët formojnë një front të përbashkët me SHBA-të, dëmi në ekonominë kineze mund të jetë aq i madh sa që Kina mund të detyrohet praktikisht për kompromise.

Mbrojtja dhe politika janë të pandashme

Ajo që rrjedh gjithashtu nga linja e re e qeverisë amerikane: NATO duhet të bëhet më politike. Për këtë bëri thirrje së fundmi edhe  Presidenti Macron. Por kjo nuk është aq e lehtë, sepse kërkon një ndryshim rrënjësor në jetën e përditshme të aleancës. Në vend të organizimit të manovrave të trupave, shtetet anëtare do të duhet të zhvillojnë strategji, se si mund t’u kundërvihen dëshirave ruse për ekspansion dhe planeve ruse të armatimit.

Antony Blinken po e ve përsëri mbrojtjen e vlerave demokratike në rendin e ditës. Duke i dhënë kështu fund dashurisë së Donald Trumpit për diktatorët e vegjël dhe të mëdhenj të kësaj bote. Ne duhet të ngrihemi në këmbë kur demokracia dhe të drejtat e njeriut minohen, thuhet tani. Evropianët mund të fillojnë menjëherë me këtë në shtëpinë e tyre duke marrë masa ndaj disa nga anëtarëve të rinj dhe duke vazhduar më pas me partnerin e NATO-s, Turqinë.

Nga njëra anë qeveritë e Evropës do të lehtësohen për rikthimin e SHBA në qëndrimet e përbashkëta. Nga ana tjetër ato duhet ta kuptojnë që vitet e ardhshme nuk do të jenë domosdoshmërisht të qeta dhe se ky partneritet mund të sjellë me vete edhe një çmim të ndjeshëm politik.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota europa partneriteti shba-be shba europa partneriteti shba-be shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet