LIVE UPDATES
Bota

Osmani, në prag të sigurimit të votave për presidente

25 Mars 2021, 07:14 Nga DOSJA
Osmani, në prag të sigurimit të votave për presidente

Brenda pak ditësh Vjosa Osmani do të marrë përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do ta mbështesin ose jo për presidente të vendit.

Kështu bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas një takimi që zhvilloi të mërkurën me Vjosa Osmanin, e që është kandidate për presidente.

Abdixhiku e quajti pozitiv dhe konstruktiv takimin, duke thënë se subjektit të tij politik i duhet ende kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

“Tani, ne kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm. Do të kemi nevojë për qartësime shtesë dhe do të kemi kohë për konsultime shtesë brenda partisë, dhe në momentin që përfundojnë këto dy procese, atëherë do ta kemi të qartë edhe vendimin përfundimtar. Takimi ka qenë konstruktiv dhe pozitiv”, tha Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku tha se është diskutuar për përmbajtjen e platformës të cilën Osmani synon ta zbatojë, nëse zgjidhet presidente e Kosovës.

“Kemi diskutuar platformën. Nuk kemi vërejtje sa i përket përmbajtjes së platformës”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse mund të ketë deputetë të LDK-së që votojnë kundër qëndrimit të partisë gjatë votimit të presidentit, Abdixhiku tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi deputetët do të respektojnë vendimin e partisë.

Kurti: Shumë shpejt e thërrasim seancën

Gjatë së mërkurës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shumë shpejt do të thirret seanca për të votuar presidentin e ri.

Ai u shpreh i bindur se Vjosa Osmani – e cila në zgjedhje garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje – e ka legjitimitetin e plotë për t’u votuar për presidente, pasi sipas tij, atë e ka legjitimuar populli duke ia dhënë më shumë se 300 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“….padyshim e sigurt, atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me të gjitha votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Republikës”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se zëvendësimi i deputetëve që janë emëruar në pozita qeveritare i hapë rrugë thirrjes së seancës për presidentin.

Mirëpo, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, porositi Lëvizjen Vetëvendosje që të mos thërrasë seancë pa gjetur konsensusin e nevojshëm mes aktorëve politikë.

“Seanca mund të thirret në momentin e parë që ka pajtueshmëri në mes të akterëve politikë dhe jo vetëm prej njërës palë. Ne jemi në proces të ndërtimit të kësaj pajtueshmërie. Në qoftë se arrijmë, atëherë do ta përcaktojmë edhe datën e seancës”, theksoi Abdixhiku.

Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi propozimet për zëvendësimin e 13 deputetëve që janë pjesë e kabinetit qeveritar.

Krasniqi: Të mos thirret seancë pa konsensus
Albert Krasniqi, hulumtues politikash në organizatën “Demokraci Plus”, thotë se takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani është një sinjal se po shkohet drejt zgjedhjes së presidentit.

Krasniqi thotë se megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, duhet të jetë e kujdesshme sa i takon thirrjes së seancës për votimin e presidentit.

Sipas tij, thirrja e seancës duhet të ndodhë kur të arrihet konsensusi i nevojshëm.

“Është mirë kur partitë politike si LDK-ja, që është shprehur se do të jetë në opozitë, kanë qëndrime konstruktive në raport me zgjedhjen e presidentit të vendit dhe nuk mundohen që ta bllokojnë me çdo kusht formimin e institucioneve të reja edhe atëherë kur mund ta bëjnë një gjë të tillë, gjë që po e shohim të partitë e tjera politike opozitare”, vlerëson Krasniqi.

PDK-ja, as vota e as kuorum

Për dallim prej LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nuk mund të llogarisin në votat e as në prezencën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në seancën ku pritet të votohet për presidentin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, tha për Radion Evropa e Lirë se Osmani është kandidate politike dhe se për president duhet dikush apolitik.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente duke pasur parasysh se është puro politike dhe duke pasur parasysh se fushata e udhëhequr ka çuar vetëm një mesazh politik dhe presidenti duhet të apolitik. (PDK-ja) Nuk do ta votojë e as nuk do të bëjë kuorumin”, tha Reçica, subjekti i së cilit ka 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka tetë deputetë, është deklaruar vazhdimisht se nuk do të votojë e as nuk do ta bëjë kuorumin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes së vendit.

Gjatë ditës, shumica deputetëve të grupit parlamentar të AAK-së nuk janë përgjigjur në interesimin e REL-it.

Quint-i kërkon zgjedhje të shpejtë të presidentit
Pas votimit të qeverisë së re, shtetet e Qunt-it kanë qenë aktive në kërkesën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Quint-i ka thënë se “detyra e parë e institucioneve të reja të Kosovës është zgjedhja e presidentit”.

Në grupin e shteteve të Qunt-it janë: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 22 mars dhe në po të njëjtën ditë u votua qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria Kurti 2 mori besimin e 67 deputetëve. Për të votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joserbe.

Ndryshe, partitë e komuniteteve joserbe po ashtu kanë shprehur mbështetjen edhe për zgjedhjen e Osmanit.

LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që nga 5 nëntori i vitit të kaluar pasi asokohe, Hashim Thaçi dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Deri më 22 mars këtë pozitë e ushtroi Vjosa Osmani e që nga 22 marsi, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është edhe ushtrues detyre i presidentit.

Si zgjidhet presidenti?

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet