LIVE UPDATES
Aktualitet

U operua në gju në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon paralizën pas mjekimit të gabuar, doktori: Unë vetëm firmosa

30 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
U operua në gju në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon

TIRANË– Skandali i mjekimit të gabuar, ku një 25-vjeçare rrezikon paralizimin, rëndohet nga deklarata e mjekut shqiptar. Mjeku ortoped Ervin Jonuzi pranon se ka firmosur dhe vulosur dhjetëra dokumente të operacioneve që janë vërë në spitalin “Vila Maria” që realizonin mjekët e huaj. “Askush s’ka pasur të drejtë firme dhe vule. Unë firmosja për të gjithë” pranon mjeku, ndërsa thotë se operacioni për Enxhin është bërë nga mjeku italian Sandro Granzhe. Ai i thotë se epikrizën e saktë duhet ta lëshojë vetëm mjeku italian. “Nuk mund të sajoj asnjë gjë” i thotë ai.

“Unë nuk e di se ku t’i gjej ato foto” i thotë doktori vajzës, ndërsa i shton se “nuk shkruaj dot asnjë gjë me këto foto që kemi, nuk e di ça të bëj”. Ai nuk e kupton se përse nuk janë shkruar të gjitha problemet që ka pasur vajza. Kjo e fundit i kërkon llogari dhe ai i përgjigjet se “pyetjet janë të mira, por duhen drejtuar te mjeku italian”. Doktor Ervini flet sërish me punonjësen dhe i thotë se “nuk shkruaj gjëra kot”. “I ke dhënë lekë doktorit italian, atëherë të të thojë se ça ka bërë” i thotë ai, ndërsa punonjësja i përgjigjet se “do ta hash ti”. Doktori i përgjigjet se “do ta hash ti, injorante”. Në fund, ai i thotë vajzës se në disa foto që i tregoi nga operacioni mund të mos jetë ajo.

Pas kësaj përgjigje, vajza shkon sërish në spitalin “Vila Maria” dhe pritet nga punonjësja Ola, që debatoi me doktor Ervinin. “E di ç’më ka shkruar doktori ‘mos më çaj bythën’. S’kam çfarë t’i bëj, i thashë është firma jote” i thotë ajo. Enxhi takon sërish drejtorin, i cili i thotë se ka kontaktuar me doktorin italian dhe “nuk të jap dot zgjidhje”.

Doktori turk: Gjendja u përkeqësua pas operacionit!

Një tjetër drejtues i spitalit Vila Maria i thotë se për të faktuar këtë gabim, të bëjë një vizitë në klinikën Zogu I, që e ka ai në pronësi. Vajza pranon dhe një ditë më pas shkon dhe vizitohet nga një doktor turk. Ajo i jep të gjitha rezonancat dhe fillimisht rezonanca e parë, para operacionit nuk hapet. Ai shikon CD-të dhe i thotë se në vitin 2016, disa muaj pas operacionit, kishte ligament të këputur.

“Menisku i anës së brendshme, pjesa e pasme e tij, është pastruar po s’është njësoj me pjesën e pasme” thotë ai. Më pas shikon edhe rezonancat e ditëve të sotme dhe i thotë se “kemi çarje të meniskut e cila shkakton probleme dhe në pjesën e pasme ka degjenerim të kërcit, e cila shkakton dhimbje në pjesën e përparme të gjurit”. Për të rregulluar problemet shëndetësore, mjeku turk i rekomandon sërish operacion.

“Ka nevojë për operacion të vogël, i lehtë për ne dhe jo për ju.” i thotë ai.

Punonjëset e klinikës i llogarisin edhe koston e operacionit të ri. Dhe, pasi pagoi 1500 euro operacionin e parë, kostoja e operacionit të dytë është plot 3500 euro. Për ironi të fatit, operacioni do të bëhet sërish te  spitali “Vila Maria”. Drejtuesi i “Vila Maria” që i rekomandoi këtë konsultë te klinika Zogu I i thotë se, pa hapur diskun e parë, nuk e dimë ku gabuan mjekët në 2015. Vajza takon sërish mjekun turk, i cili ka hapur pikërisht këtë CD. Ai i thotë se pas operacionit të janë këputur ligamentet, ndërkohë që gjendja është me e keqe se para operacionit të vitit 2015.

***

BISEDË ME DOKTOR ERVIN JONUZIN

Doktor Ervini – Ça problemesh keni pasur?

Vajza – Shqetësime, dhimbje të gjurit. Vazhdojnë problemet akoma. Që pas operacionit vazhdojnë. Ti tregoj ça kam marrë nga spitali.

Doktor Ervini – Ku i ke ato fotot, ok në rregull.

Vajza – Fotot i kam në messenget, prandaj po të them a janë të besueshme për ty se ato janë…

Doktor Ervini – Ky është doktori jot.

Vajza – Doktor Granzheja, ju keni qenë asistent. Mua më duhet një epikrizë më e plotë e operacionit, çfarë ka ndodhur në atë. E shikon (epikrizën) që datat janë gabim.

Doktor Ervini – Nuk shikohet gjë aty.

Vajza – Këto janë çështje që duhet ti zgjidhni ju dhe spitali.

Doktor Ervini – Po do ti zgjidhësh te spitali ti se ata e kanë kullën atje. Realisht unë nuk mund ta mbaj dot mënd përmendësh. Ti do ma gjesh diskun.

Vajza – Nuk kanë pra disk.

Doktor Ervini – Duhet ta gjejnë pra.

Vajza – Edhe në kartelën time janë vetëm këto (ia tregon), si ka mundësi?

Doktor Ervini – Është pyetje shumë e mirë ajo pse s’ka. Është pyetje për kirurgun tënd, mbaje mënd. Asistent i joti ka qenë doktor Roni. Ça kërkon që të shkruaj unë, unë s’i shpik dot.

Vajza – (Telefonon punonjësen e spitalit Vila Maria). Mirëmengjes Ola, jam te doktori. I pa fotot dhe thotë nuk janë foto të qarta, duhet të gjenden foto të kullës, duhet të gjendet disku.

Punonjësja e spitalit – Jo kulla nuk ka foto, nuk ka bërë. Kulla që ka qenë ka qenë e vjetër dhe fotot vetëm ju mund ti bënit me telefon.

Doktor Ervini – Kjo është gjë e keqe apo jo!

Punonjësja e spitalit – Unë po jap mendim kështu jo profesionist.

Doktor Ervini – Pyetje Granzhenë pse s’i ka bërë? Ai që e operoi pse s’i ka bërë! Pse s’i ka dhënë një …

Punonjësja e spitalit – Tani më takon mua ta marr ta pyes?

Doktor Ervini – Po, po ty.

Punonjësja e spitalit – Unë s’kam lidhje fare, sinqersisht.

Doktor Ervini – Unë s’i mbaj mënd përmendësh gjërat.

Punonjësja e spitalit – Ore ti ishe me doktorin brënda.

Doktor Ervini – Ku isha brënda unë?

Punonjësja e spitalit – Në operacion.

Doktor Ervini – Ku isha brënda unë, pa ma shpjego një çik.

Punonjësja e spitalit – Kush e ka bërë kartelën? Pse e ke bërë epikrizën atëherë kur s’ke qenë?

Doktor Ervini – Epikrizën ta ka plotësuar Roni ty, megjithëse firmat i kam hedhur unë. Vajza ka bërë një kirurgji, ka paguar lekët. Një, e dyta. Ka zgjedhur kirurgun që e ka operuar.

Punonjësja e spitalit – Ore që ka paguar lekët ajo s’më untereson fare mua. Mua më intereson xhesti i asaj, jo për lekët e asaj. Mua më intereson xhesti. Kudo që të vejë do paguajë lekët ajo.

Doktor Ervini – Unë nuk ia shpik dot kirurgjinë vajzës.

Punonjësja e spitalit – Ti e ke firmosur atë epikrizën? Pse e ke firmosur kur s’e di ça është bërë? Apo tani që u kujtua Enxhi duhet të zgjohemi neve.

Doktor Ervini – Kush duhe ta hidhte firmën, kur ti se kishe atë… ta shkruaj edhe ai ça i ka bërë gocës. E kam firmosur moj, por ama vajza kërkon shpjegim çfarë i është bërë brenda. Tani koshienca është kjo që unë s’e kam operuar atë, se unë nuk e mbaj mënd përmendësh. Nuk është foto për të parë ato, nuk janë. Edhe hap kullën lart ça mund të gjejmë tjetër, se po lozim kukamshefti tani ëëë.

Punonjësja e spitalit – Hajde pra në spital ta zgjidhim, ça të të them unë. E kupton që po të hapet gjyq të bie ty përgjegjësia.

Doktor Ervini – Do ta marrësh Granzhenë vetë do ta pyesësh ça ka bërë.

Punonjësja e spitalit – Nuk e kam për detyrë fare, e ke ti.

Doktor Ervini – Do ta zgjidhësh Ola, hajt çiao. Do ta zgjidhësh ti, ti, ti!

Punonjësja e spitalit – Unë?!

Doktor Ervini – Po ti.

Punonjësja e spitalit – Harroje.

Doktor Ervini – Unë nuk e di se ku ti gjej ato foto. Kjo (epikriza) nuk është shkruajtur nga mua, pavarësisht se unë kam qenë i vetmi kirurg në atë kohë i cili kisha të drejtë ligjore të të gjitha gjërave. Kjo është shumë e thjeshtë. Tani ty të duhet ça është bërë te gjuri. Ça është bërë ty te gjuri unë e kam vështirë të ta shpik ty. Dhe doktor Granzheja të ka operuar ty dhe ti e di këtë gjë. Dhe vetëm ai të mban mënd.

Doktor Ervini – (Bisedon sërish me Olën, punonjësen e Spitalit Vila Maria). Pacienten, kur nuk e kam operuar unë, si mund ta zgjidhi unë çfarë i kanë bërë brënda në gju. Mblidh mendjen. Tani unë si mund ta mbaj mënd anën, tani ti je në terezi, në takatuke. Ti shua shkuaj një gjë kot se unë s’di ça ti bëj asaj. Ai i ke dhënë lekët ti atij, mos ma hap trurin kot. I ke dhënë lekët tjetrit, atëherë të të thojë se ça i ka bërë, kaq. Mos fol kot tani, budalliqe. Injoranca.

Punonjësja e spitalit – Do ta hash sa krahu për këtë.

Doktor Ervini – Po do ta hash ti moj, po hajt çiao. Injorante. Është problem i spitalit, jo i doktorit. Kaq! Të gjithë pacientët që kalonin, kalonin nëpërmjet firmës dhe vulës sime. Firma ime po, të gjithë janë me firmën time, pa diskutim. S’kishte të drejtë Roni, s’kishte të drejtë ai tjetri (doktori i huaj), i bënin nëpërmjet firmës sime. I kanë bërë fotot ashtu. S’janë të tuat! Se mund të mos jenë të tuat fare.

Vajza – Kur dyshoni dhe ju që s’mund të jem unë aty, çfarë duhet të them unë.

Doktor Ervini – Unë jam i bindur që i kemi bërë, se i kemi pas bërë për të gjithë, jo vetëm për ty. Ku i gjetën ata që ti dhanë ashtu. Ola ti dha?

Vajza – Po Ola mi ka dërguar.

Doktor Ervini – Ku i gjeti Ola?! Ola s’është me ne në sallë! S’ke ça i bën tani. Ta shpik unë! Jam i të njëjtit mendim, spitali duhet ti japë zgjidhje.

Vajza – Hë pra!

***

14 JANAR 2020

Vajza shkon sërish në Spitalin Vila Maria

Punonjësja e spitalit – O është idiot, e di ça më ka shkruar. Mos më ça b…, më fal për shprehjen. Një mjek që thotë ashtu. Firma jote është atje i thashë.

Takon sërish drejtorin

Vajza – Ervini i thotë i takon doktor Granzhesë që të shkruajë

Drejtori – Unë po pres përgjigje nga Italia për atë, nuk di ça të them më shumë Enxhi. Kam kontaktuar me doktorin italian, po pres të ma nisë ai epikrizën. Do ashtu tha, do bëj epikrizën.

Vajza – Po kur?

Drejtori – Po atë s’di ta them as unë se ai është doktori Enxhi, nuk e kam idenë. Ti je me interes, po më kupto edhe mua, ça mund të bëj unë më shumë se kaq.

Vajza – Keni dhënë për zgjidhje.

Drejtori – Nuk të jap dot zgjidhje.

Takon një drejtues tjetër të spitalit

Drejtuesi tjetër – Si je? Arbri!

Vajza – Enxhi.

Drejtuesi tjetër – Unë e mora vesh praktikën tënde, e more vesh çfarë realisht ku ndodhet situata do e bësh një konsultë, se ne kemi drejtues mjekësor K…

Vajza – Kam bërë dhe me doktorin vizitë, jo këtu.

Drejtuesi tjetër – Ku?

Vajza – Te klinika Zogu I.

Drejtuesi tjetër – Është klinika ime. Po të duash, flasim me K… e shohim dhe njëherë…

***

VAJZA SHKON TË BËJË VIZITËN TE KLINIKA ZOGU I

Përkthyesja – I duhet rezonanca.

Vajza – Kjo është rezonanca e parë.

Përkthyesja – Ky është para operacionit apo jo?

Vajza – Kjo është pa operacionit

Përkthyesja – Kjo është rezonanca e fundit do të shohë doktori atë, pasi kjo është situata që ne gjendemi. Atëherë, CD-ja, rezonanca e parë para operacionit nuk hapet. Duhej që edhe ky ligament të ishte aq i trashë sa është ai i pjesës së pasme. Në korrik të 2016-ës, ligamenti krucial, ai i përparmi, është i këputur pjesërisht. Tani vijmë në situatën që jemi sot. Atëherë rezultani për sot kemi lezion…, plus një çarje të vogël të pjesës së pasme të meniskut e cila shkakton probleme. Dhe, në pjesën e pasme të kupës së gjurit, ka degjenerim të kërcit, e cila shkakton dhimbje në pjesën e përparme të gjurit. Duhet një operacion të vogël, operacioni është i lehtë për ne, por jo për ju. Por, është një ndërhyrje e mbyllur. Bëhet një inçizion i vogël anës gjurit, ndërkohë përgatitet një ligament i ri, pastaj hapen dy vrima siç i ke pasur më përpara në hatroskopi, fillimisht futemi në artikulacion, pastaj bëhet tunel në kockën e poshtme, tunel në kockën e sipërme, të fiksohet edhe poshtë edhe lart. Ditën e nesërme pas operacionit je e aftë që të ecësh, por për ne duhet të përdoresh dy paterica për dy javë. Pas dy javësh je e aftë që të ecësh pa to. Por, rehabilitimi është 6 muaj. Nëse do të qëndrosh për 8 orë në këmbë radhazi, minimumi 4 javë. Ju keni dëmtim edhe në pjesën e pasme të kupës së gjurit.

Punonjësja i llogarit koston e operacionit të ri

Punonjësja – Operacioni është ristrukturim të gjurit. Kostoja totale e kësaj është 3500 euro. Operacioni bëhet në spitalin Vila Maria, se doktori atje është…

Takon drejtuesin e spitalit Vila Maria dhe pronarin e klinikës Zogu I

Pronari – Diagnozën e gabuar duhet ta shohim a është diagnozë e gabuar, por s’kemi CD-në me e pa. Më sill CD-në a jemi të qartë ça ka bo. Realisht, realisht po ta them kështu pastër se kemi parë raste pafund. Se kur kam vajtur te ai spital, kemi gjetur raste…

Shkon sërish te doktori i huaj

Vajza – U hap disku (para operacionit në 2015-ën)?

Doktori – Po.

Vajza – Do ti flasim Arbrit të lutem, se donte ta shikonte diskun e parë.

Përkthyesja – Do të flasë vetë doktori. Është pastruar çik ajo (CD-ja).

Vajza – Janë probleme të dukshme që në rezonancën e parë?

Përkthyesja – Ke pasur probleme prandaj je operuar thotë.

Vajza – Problemet që duken tani, në këtë rezonancën e fundit, janë të dukshme?

Doktori – Shumë problem.

Përkthyesja – Problemi që ke tani është që ke të këputur ligamentin, atëherë se ke pasur thotë. Sot e ke të këputur ligamentin, atëherë se ke pasur.

Vajza – Po si, ka qenë normal apo i dëmtuar?

Përkthyesja – Komplet normal nuk ka qenë thotë.

Vajza – Domethënë, nga kalimi i kohës është këputur totalisht?

Përkthyesja – Po është këputur ligamenti.

Vajza – Po pjesa e kërcit të kockës?

Përkthyesja – Atëherë nuk është kaq keq sa është sot.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 25-vjecarja rrezikon paralizen spitali vila maria 25-vjecarja rrezikon paralizen spitali vila maria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet