LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dominojnë në të gjithë botën”, ish-agjenti i infiltruar anglez tregon fitimet e shqiptarëve prej kokainës: Miliona s

30 Janar 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Dominojnë në të gjithë botën”, ish-agjenti

Rrezikshmëria dhe aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të tregtuar sasi të madhe kokaine në Angli, doli në pah edhe njëherë tjetër, nga ngjarja kriminale e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jakë Prengës. Autori i librit “Lufta e Drogës” Neil Woods ish oficer I infiltruar në grupet e trafikut të drogës, për llogari të policisë angleze në një intervistë me skype për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shpjegon se si dekadën e fundit shqiptarët mundën të dominojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe me një vlerë 5 miliard stërlina në vit.

“Jam në dijeni të të dhënave inteligjente se si po ndryshon panorama ndërkombëtare e trafikut të drogës që nga koha kur isha oficer policie. Ka shqiptarë që dominojnë trafikun e drogës në Angli këto vitet e fundit kjo jo se janë shqiptarët e përfshirë por se krimi është duke bërë gjithnjë e më shumë ndërkombëtar. Kur policia arreston një shpërndarës apo dikush që shet drogë me shumë, krijohet mundësia që dikush tjetër të përfshihet në këtë biznes. Vitet e fundit shqiptarët dallohen për të qenurit tejet eficent në këtë biznes jo vetëm në Angli por edhe Europë”.

Neil Woods shpjegon mënyrën se si shqiptarët operojnë në trafikun e drogës.

“Nga të dhënat që unë kam mund t’ju them se në një rast një grup kriminal shqiptarë kishte lidhje direkte me një kartel në Amerikën Latine. Kjo bën që ata mos të kenë në mes një ndërmjetës dhe kjo tregon se sa eficentë ata janë. Për të krijuar një treg të ri fillimisht ti duhet të shkatërrosh tregjet ekzistuese. Sa herë që policia shkatërron një organizatë kriminale i bie të shkatërrohet një treg dhe kështu vakumin e krijuar e zëvendësojnë shqiptarët”.

Por cilat janë avantazhet e grupeve kriminale shqiptare në Angli?

“Avantazhet e tyre lidhen me lidhjet ndërkombëtare që ata kanë pasi gjithnjë e më shume droga është një çështje ndërkombëtare. Nëse dikush në Londër kërkon të blejë disa kile kokainë duke bërë biznes me njerëzit e duhur mbase shqiptarët ata kështu ndërtojnë lidhje me grupet ndërkombëtare në nivele të ndryshme. Në të tilla kushte avantazhi djemve shqiptarë është pikërisht lidhja e tyre ndërkombëtare si dhe eficenca gjithashtu. Tani kemi një dukuri të re në tregun e drogës në europë. Nëse policia, NCA, apo Marina Mbretërore në Angli kap një ngarkesë të madhe pagesa nuk bëhet. Pagesa bëhet vetëm për dërgesat e suksesshme”.

Neil Woods tregon edhe rrugët e përdorura për ta sjellë kokainën në Britaninë e Madhe.

“Rruga më e re e trafikut të drogës që unë besoj se dominohet nga Shqiptarët është ajo duke kaluar Atlantikun për në Afrikën Perëndimore dhe pastaj janë disa rrugë për ta sjellë në Evropë e më pas përmes detit në Angli. E në të tilla kushte nga perspektiva e agjencive ligj-zbatuese ne kemi pak shanse për ta ulur nivelin e trafikut të drogës për të patur pastaj impakt në treg. Besoj se policia dhe NCA kanë njohuri të mjaftueshme për shqiptarët e përfshirë në këtë trafik droge”.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neil woods neil woods

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet