Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË- Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar dhe fillim të muajt shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja të dialogut. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel. Këto burime nuk e kanë mohuar se në disa prej takimeve që Lajçak do të ketë në Prishtinë dhe Beograd, mund të jetë i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas burimeve në Bruksel, “akoma janë duke u përgatitur detajet e takimeve”. Pritjet janë që Lajçak dhe Escobar të jenë në Prishtinë me 1 dhe 2 shkurt ndërsa më parë do të vizitojnë Beogradin.
“Takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij të përditshme, të cilat ne nuk i komentojmë e as paralajmërojmë nga selia në Bruksel. Nëse i dërguari i posaçëm shkon për të takuar partnerët në rajon, njoftimet për media bëhen nga delegacionet përkatëse në terren, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme”, është përgjigjur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në pyetjen se a është planifikuar një vizitë e përbashkët e të dërguarit të posaçëm të BE-së Lajçak në Prishtinë dhe Beograd nga 31 janari deri më 2 shkurt.
Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se presin që në dialog të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka pritje që një zgjidhje eventuale të gjendet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që zhvillohen në fillim të muajit prill. Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar që të lejohen votimet për referendumin e Serbisë, të mbajtur të dielën, më 16 janar. Blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe pas përfundimit të këtij referendumi.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç pritet të vizitojë Brukselin javën e ardhshme, e cila ka paralajmëruar se do të kërkojë nga BE-ja që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet votimi në zgjedhjet e Serbisë. Për një kohë të gjatë nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut. Blloku evropian ka pasur ambicie që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me sqarimin se palët nuk kanë shprehur vullnet të duhur për të arritur ndonjë rezultat. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCË – Një person u vra ditën e sotme gabimisht nga policia në qytetin e Nisës në Francë. Mediat shkruajnë se forcat e rendit ishin pas një personi...
GREQI- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka vizituar ditën e sotme Greqinë. Gazeta Ekspress shkruan se Gërvalla në Greqi do të takohet me homologun ...
E gjithë bukuria e resurseve natyrore, pikat më të veçanta që ofron Shqipëria dhe atraksionet që ende nuk gëzojnë njohje nga publiku i gjerë, të shkrepur...
MEKSIKË- Një gazetar i Tijuanas në Meksikë, i cili mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë në qytetin kufitar, u qëllua për vdekje të hënën jashtë s...
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin Donald Trump, Donald Trump, Jr. dhe Iv...
RUSI- Një vajzë dhjetëvjeçare i mbijetoi mrekullisht një nate të ftohtë të egër në një stuhi dëbore në Rusi duke përqafuar një qen endacak për tu ngrohur...
SHBA – Instituti i studimeve të politikave të jashtme “Johns Hopkins” publikoi dje raportin “From Crisis to “Nga Kriza në Konvergj...
GJERMANI- Një mjek sirian ka dalë në gjyq në Gjermani i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Euronews shkruan se s...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se çmimet aktuale të energjisë elektrike do të zgjasin përtej dimrit. Telegrafi shkruan se në nj...
TIRANË- Televizioni gjerman ARD i ka kushtuar një film dokumentar gjallesave të egra në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë “plot sekrete dhe thesare nat...