LIVE UPDATES
Bota

“Pandora Papers”, shqetësim për kryeministrin çek Andrej Babis në prag zgjedhjeve

6 Tetor 2021, 21:03 Nga DOSJA
“Pandora Papers”, shqetësim për kryeministrin çek

Kryeministri çek Andrej Babis shkon në zgjedhjet parlamentare këtë javë, i goditur nga një skandal tjetër që e lidh atë dhe qindra të pasur të tjerë me llogaritë në parajsat fiskale jashtë vendit.

Gjetjet e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues të quajtur “Dokumentet Pandora” hedhin dritë mbi mënyrën se si elita dhe të korruptuarit përdorën llogari bankare jashtë vendeve të tyre për të mbrojtur pasuritë nga taksat ose për të fshehur fitimet nga veprime të parregullta.

Çfarë bëri Babis?

Në vitin 2009, Babis, një miliarder populist, vendosi 22 milionë dollarë në kompani të regjistruar në parajsa fiskale për të blerë 16 prona në jug të Francës, përfshirë një kështjellë, zbuloi hetimi. Sipas dokumenteve të siguruara nga partneri çek i grupit të gazetarëve investigativ, Investigace.cz., ato nuk figuronin në deklaratat e detyrueshme të pasurisë të paraqitura nga zoti Babis.

Babis ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje dhe pretendoi se publikimi i fundit kishte për qëllim ta dëmtonte atë në zgjedhje.

“Unë nuk kam asnjë llogari në parajsat fiskale. Unë nuk kam asnjë pronë në Francë”, tha ai. “Janë akuza të rënda, të rreme që kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhje. Kjo është e gjitha.”

Njësia policore e krimit të organizuar në Republikën Çeke tha se do të hetonte situatën. Opozita po kërkon që Babis të ofrojë dëshmi se veprimet e tij ishin në përputhje me ligjin.

Si është situata politike?

Babis, 67 vjeç, ka patur një mandat të shoqëruar me skandale të shumta, por të gjitha sondazhet publike tregojnë se lëviza e tij e qendrës “ANO” (PO) pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 25% të votave.

Pesë parti opozitare me politika më të afërta me lëvizjen kryesore pro-Bashkimit Evropian kanë lënë mënjanë dallimet e tyre për të krijuar dy koalicione që synojnë rrëzimin e kryeministrit euroskeptik nga pushteti.

Zoti Babis ka udhëhequr një qeveri koalicioni me një shumicë të thjeshtë të përbërë nga “ANO” dhe socialdemokratët me mbështetjen e komunistëve, duke i dhënë partisë së majtë ekstreme në mënyrë indirekte pak pushtet për herë të parë që nga viti 1989. Partia Komuniste kundërshton me forcë NATO-n dhe mban lidhje miqësore me komunistët në pushtet në Kubë, Kinë dhe Korenë e Veriut.

Socialdemokratët dhe komunistët mund ta kenë të vështirë të fitojnë vende në Parlament këtë radhë. Sfida kryesore për rivalët kryesorë të zotit Babis është bashkimi i tyre.

Koalicioni i qendrës së djathtë “Së Bashku” përbëhet nga Partia Konservatore Demokratike Qytetare, Kristiandemokratët dhe partia liberale-konservatore “TOP 09”. Partia Liberale e Piratëve dhe STAN, një grup kryetarësh dhe kandidatësh të pavarur, formuan një koalicion të qendrës së majtë.

Secili koalicion pritet të fitojë rreth 20% të votave. Pavarësisht dallimeve të tyre në shumë çështje, si ndryshimi i klimës, martesat e së njëjtës gjini, dhe monedha euro, të gjitha partitë opozitare mbështesin praninë e vendit në BE dhe NATO.

Fushata e zotit Babis me mesazh kundër migrantëve

Babis po mbështetet në një fushatë agresive, me temë kryesore migrimin. Ai u ka premtuar votuesve se asnjë emigrant i paligjshëm nuk do të lejohet të hyjë në Republikën Çeke dhe akuzoi opozitën, pa ofruar prova, se ajo po fton refugjatët.

Ai gjithashtu është zotuar të mbrojë çekët nga Bashkimi Evropian, për të cilin ai thotë se dëshiron të shkatërrojë sovranitetin e vendit. Plani i BE -së për të trajtuar ndryshimet klimatike gjithashtu do të dëmtojë mënyrën e jetesës së popullit çek, ka thënë Babis.

Duke vënë në shënjestër mbështetësit e tij kryesorë, ai rriti pensionet më shumë se sa kërkohej dhe uli taksat mbi të ardhurat mes një deficiti rekord të shkaktuar nga pandemia, një veprim që ka shqetësuar ekonomistët.

“Babis po përpiqet të përçajë shoqërinë, të krijojë një atmosferë frike për sigurinë e tyre dhe të paraqitet si njeriu i vetëm që mund t’i mbrojë ata”, tha analisti politik i Universitetit Palacky, Tomas Lebeda.

“Është një strategji klasike e përdorur nga shumica e populistëve, përfshirë (ish-presidentin amerikan) Donald Trump, dhe (Kryeministrin hungarez) Viktor Orban.”

Një politikan veprimet e të cilit shpesh vihen në dyshim?

Nuk është hera e parë që emri i zotit Babis përmendet në raporte si “Pandora Papers” për pasurinë dhe bizneset e tij, që kur partia e tij fitoi zgjedhjet e vitit 2017.

Rreth 250 mijë çekë protestuan kundër tij dy herë në vitin 2019 për dyshimet se ai ishte përfshirë në manipulim me fondet e BE-së dhe akuzat për bashkëpunimin e tij me policinë sekrete të epokës komuniste të vendit. Ato ishin protestat më të mëdha anti-qeveritare në vend që ngaRevolucioni “Kadife” në vitin 1989.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrej babis investigimi i pandora papers andrej babis investigimi i pandora papers

Sondazh

Poll
Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet