6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË – Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është pranuar kërkesa e avokatit Nebojsha Vllajiç për të zgjatur afatin për mbajtjen e dënimit me burg për Ivan Todosijeviçin, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, me arsyetimin se “gjendet jashtë vendit”.
Lista serbe është parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Todosijeviç, përveçse është deputet në Kuvendin e Kosovës, kryen edhe funksionin e kryetarit të organit të përkohshëm komunal të Zveçanit, në veri të Kosovës. Ky organ funksionon sipas sistemit të Serbisë dhe konsiderohet si strukturë paralele nga autoritetet e Kosovës.
Më 24 gusht, Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999. Todosijeviq është dashur që më 6 tetor të lajmërohet për vuajtje të dënimit. Por, avokati i tij, Nebojsha Vllajiç, ka thënë se Todosijeviç nuk ka marrë fare ftesë për ta vuajtur këtë dënim, ndonëse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka konfirmuar të kundërtën në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, më 24 shtator.
“Ivan Todosijeviç ka marrë ftesën që më 6 tetor, në orën 12, të lajmërohet në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë për të vuajtur dënimin me dy vjet burgim”, ka thënë Petkoviq, duke pretenduar se kjo është “goditje e re nga Prishtina”.
Autoritetet serbe, në krye me presidentin Aleksandar Vuçiç, thonë se Todosijeviqç “është dënuar padrejtësisht vetëm pse e ka thënë të vërtetën”.
Më 25 gusht, Vuçiq, në një video-regjistrim të publikuar në profilin e Instagramit “buducnostsrbije” (Ardhmëria e Serbisë), ka vlerësuar se Todosijeviqin “e kanë dënuar gjyqtarët shqiptarë, ndonëse, sipas Marrëveshjes së Brukselit, kanë qenë të detyruar ta gjykojnë dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar”. Atëbotë, ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të jenë të bashkuar për dhe rreth Todosijeviqit, “ashtu siç ne në Serbinë qendrore do të jemi pranë tij, familjes së tij dhe pranë gjithë popullit serb në Kosovë”.
Avokati nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me vendndodhjen e klientit të tij, do të thotë, nëse ai është në Kosovë apo Serbi.
“Nuk mund t’ju them këtë, mos më pyetni fare diçka të tillë”, ka thënë Vllajiç.
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë thënë se nuk mund të flasin lidhur me atë se cilat do të jenë pasojat ndaj Todosijeviçit, në qoftë se ai nuk lajmërohet fare për vuajtjen e dënimit, sepse “në rastin konkret, do të mund të hidhej poshtë procedura për ekzekutimin e dënimit penal”. Për çfarë saktësisht është dënuar Todosijeviç?
Ivan Todosijeviç është dënuar për shkak të deklaratës se “shkasi për agresionin kundër vendit tonë ishte e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë, Reçaku i trilluar”.
Në shënimin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, në mars të vitit 2019, Todosijeviç ka thënë: Ishin këta terroristë shiptari [v.j. term pezhorativ për shqiptarët] ata që e shpikën gjithë këtë, që kryen krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat, deri më sot, askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, ata vranë nikoqirë dhe policë të mirë serbë në vendin e tyre të punës. Festën e tyre të përgjakshme e vazhduan gjatë agresionit dhe pas mbërritjes së të ashtuquajturit mision paqeruajtës në Kosovë.
NATO-ja ka kryer sulmeve ajrore ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë me qëllim ndalimin e dhunës në Kosovë nga ushtria, policia dhe njësia paraushtarake serbe. Kësaj i ka paraprirë masakra e 45 shqiptarëve në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...
NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u p...
SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron për herë të parë që kur Franca tha se...
KOSOVË – Donika Elshani, në të 20-at e saj, i ka përfunduar studimet master për Menaxhim të Krizave dhe Sigurisë në Universitetin Leiden në Holandë.P...
ARABI SAUDITE – Gjetja e tmerrshme u zbulua në një rrjet të madh nëntokësor tunelesh të quajtur Umm Jirsan, në Arabinë Saudite nga disa studiues dhe hien...
SHBA– Bill Gates ka rënë në pozicionin më të ulët në listën e përsonave më të pasur të botës në këto 30 vite, pas divorcit me ish-gruan Melinda Gates. Koh...
VATIKAN – Papa ka folur ditën e sotme përpara gjithë njerëzve lidhur me raportin mbi pedofilinë e Kishës në Francë. Ai ka shprehur trishtimin dhe dhimbjen...
SHBA – Të paktën tre persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë pas raportimeve për një sulmi me armë të mërkurën në mëngjes në Timberview High Sc...
ITALI – Pak pas orës dy të mëngjesit karabinierët e stacionit Ponticelli ndërhynë në Via Luigi Crisconio, në rrugën numër 51, Itali, ku një 23 vjeç...
SHBA– Frances Haugen, ish-zyrtarja e lartë e Facebook, ka dhënë një deklaratë të fortë mbi gjigandin teknologjik duke marrë vëmendjen e ligjvënësve amerik...