LIVE UPDATES
Bota

Pandemia mbylli mbi 2,600 biznese në Kosovë

28 Nëntor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Pandemia mbylli mbi 2,600 biznese në Kosovë

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë. Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”. Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum. Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona. Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë. Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera. Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara. Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare. Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”. Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit. Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arben jonuzi koronavirusi ne kosove arben jonuzi koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës