LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia do të nxisë rritjen e mësimeve private në të gjithë botën

6 Nëntor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Pandemia do të nxisë rritjen e mësimeve private në të

Siina Karbin, një finlandeze që jeton në Vjenë, nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të paguante dikë për të mësuar fëmijët e saj. Por në fillim të vitit 2020, shkollat ​​austriake u mbyllën për shkak të Covid-19. Ajo dhe i shoqi u përpoqën të ndihmonin djalin e tyre 7- vjeçar me mësim në distancë, duke vazhduar njëkohësisht edhe me karrierat e tyre.

Zonja Karbin e regjistroi të birin për mësime online me një mësues privat, në një program që ofrohej nga platforma GoStudent. Ata mendonin se një situatë e tillë do të zgjaste vetëm për disa muaj. Një vit e gjysmë më vonë, tashmë djali i saj është kthyer përsëri në shkollë, dhe njëkohësisht po vazhdon mësimin javor online me një mësues privat. Ai i thotë nënës së nuk dëshiron ta ndërpresë atë.

Ndërsa një vit i ri shkollor ka nisur në shumë vende, dëmi i shkaktuar nga muajt e karantinës po bëhet gjithnjë e më i qartë. Në Amerikë, nxënësit e moshës fillore kanë mbetur mesatarisht pesë muaj mbrapa në matematikë dhe katër muaj mbrapa në lexim, sipas McKinsey, një shoqëri konsulente.

Dëmi është me siguri më i madh në shtete si India dhe Meksika, ku ndërprerja e shkollimit ka qenë më e gjatë. Edhe para pandemisë, prindërit në të gjithë botën po paguanin më tepër për mësime private, me shpresën për të zhvilluar arsimimin e fëmijëve të tyre. Kriza do ta përshpejtojë këtë prirje.

Mësimet dhe kurset shtesë pas shkolle, njihen me termin “arsimim në hije”. Ky biznes është më i madhi në Azinë Lindore: rreth 80% e fëmijëve të shkollës fillore në Korenë e Jugut, marrin mësime shtesë dhe 90% e fëmijëve japonezë marrin ndihmë private. Kjo është e përhapur edhe në vende të tjera. Në Greqi, shumica e atyre që lënë shkollën, thonë se kanë marrë mësime private. Në Egjipt, rreth një e treta e fëmijëve në vitet e para të shkollës, marrin mësime shtesë, ndërsa në shkollën e mesme, kjo shifër shkon në mbi katër të pestat.

Para pandemisë, kjo industri ishte zgjeruar në vendet e pasura dhe të varfra. Në Angli dhe Uells, përqindja e 11-16-vjeçarëve që thonë se kanë marrë kurse private, u rrit nga 18% në vitin 2005, në 27% në vitin 2019 (në Londër ishte 41%). Në Afrikën e Jugut, 29% e 11 dhe 12-vjeçarëve po ndiqnin mësime private në vitin 2013, nga vetëm 4% gjashtë vite më parë.

Shpjegimet

Ka disa shpjegime për këtë dukuri. Globalisht, më shumë fëmijë janë regjistruar në shkollë se kurrë më parë, vëren Mark Bray, në Universitetin e Hong Kongut. Midis viteve 2000 dhe 2018, numri i personave që nuk kanë marrë arsim fare, u ul me rreth një të tretën. Kjo do të thotë se konkurrenca për të qenë në krye të klasës, është më e ashpër. Në vendet e varfra, në veçanti, prindërit shqetësohen se cilësia e shkollimit është përkeqësuar me rritjen e numrit të nxënësve. Pagesa për kurse shtesë është një mënyrë për të kompensuar për këtë.

Më shumë të rinj po përfundojnë 12 vitet bazë të shkollimit. Konkurrenca për vendet në universitetet kryesore, është bërë më e fortë. Zhdukja e punëve të modës së vjetër i ka bërë prindërit më të prirur që të sigurohen se fëmijët e tyre do të kenë arsimin më të mirë të mundshëm.

Në themel të këtij ndryshimi janë ndryshimet demografike. Shkalla e pjellorisë globale është përgjysmuar që nga vitet 1950. Krijimi i familjeve më të vogla i ka lejuar prindërit të shpenzojnë më shumë për arsimin e çdo fëmije. Më shumë familje tashmë kanë nga dy prindër në punë. Në Amerikë, kjo është e vërtetë për rreth gjysmën e të gjitha familjeve, nga më pak se një të tretën në vitin 1970. Çifte të tilla kanë më pak kohë për të ndihmuar me detyrat e shtëpisë dhe më shumë nevojë për kujdesin e fëmijëve. Kurset jashtë orarit për arsimimin e fëmijëve janë shumë tërheqëse.

Në fillim, pandemia ndaloi rritjen e kësaj industrie. Qeveritë i detyruan shkollat ​​e veçanta që të mbylleshin së bashku me ato formalet. Pronari i një firme të madhe mësimore në Najrobi, kryeqytetin e Kenias, thotë se biznesi ende nuk është kthyer në nivelet para-pandemike. Felix Ohswald, nga platforma GoStudent, thotë se në fillim të pandemisë, familjet ishin shumë të “mbingarkuara” dhe më pak se zakonisht kërkuan kurse shtesë. Disa vende i anuluan provimet e mëdha. Universitetet amerikane i lejuan aplikantët të kalonin testet standarde. Eliminimi i provimeve nuk ishte një lajm i mirë për firmat që i mësojnë fëmijët si të shkëlqejnë në to.

Megjithatë, ndërkohë që shkollat duket se po u rikthehen deri diku normalitetit, dëshira e prindërve për mësimdhënien shtesë të fëmijëve, duket se po rritet. Ata janë edhe më të shqetësuar për perspektivat e pasardhësve të tyre. Sangita Halder, një pastruese shtëpie në Delhi, thotë se po shpenzon tre herë më shumë për arsimin e djalit të saj 14-vjeçar, sesa para pandemisë, megjithëse të ardhurat e familjes së saj janë përgjysmuar. Ajo thotë se pa kurse të tilla, ai nuk do të kishte mësuar asgjë që kur shkolla u mbyll vitin e kaluar.

Në një qendër mësimore në Norwich, në Anglinë Lindore, që ofron kurse të posaçme, fëmijët janë ulur nëpër karrige të vogla plastike dhe shkruajnë me zell në fletoret e punës. Clement Tala, një punonjës bamirësie, thotë se ndërprerjet e mësimeve në shkollat fillore, ishin një arsye pse ai kishte regjistruar të birin 4-vjeçar në këtë qendër. Jummy Udonjo, një infermiere e shëndetit mendor, paguan me kënaqësi 200 £ (270 dollarë) në muaj, që vajzat e saj 5 dhe 7-vjeçare, të ndjekin kurse në matematikë dhe anglisht.

Ndërkohë, humbjet e vendeve të punës dhe ndryshimet në stilin e jetesës, kanë nxitur më shumë njerëz që të punojnë si tutorë. Zoti Ohswald nga GoStudent, thotë se gjatë karantinës, numri i njerëzve që regjistrohen për të ofruar mësime përmes platformës së tij, arriti majat. Mësuesit në shumë vende të varfra filluan të ofrojnë seanca mësimore private, ndërsa shkollat ​​ishin të mbyllura.

Shumë fëmijë në vendet e varfra, ndjekin shkolla private të lira, disa prej të cilave kanë falimentuar gjatë karantinave. Në Indi, rreth gjysma e fëmijëve shkojnë nëpër institucione private; një sondazh i kohëve të fundit tregon se mbi një e katërta e tyre mund të jetë transferuar në institucione shtetërore që nga fillimi i pandemisë. Zahid Ali Mughal, drejtori i një shkolle private në Karaçi, në Pakistan, thotë se numri i fëmijëve të regjistruar në shkollën e tij, ka rënë me dy të tretat. Mësuesit që humbasin punën si rezultat i zhvendosjeve të tilla, mund të ofrojnë kurse private për të fituar para.

Dhe qeveritë në vende si Britania dhe Australia po paguajnë ofruesit e mësimeve private për të marrë pjesë në skemat arsimore të “arritjes së normalitetit”. Këto para publike, edhe pse të përkohshme, do të ndihmojnë në zgjerimin e biznesit të mësimeve private. Pandemia gjithashtu ka nxitur industrinë që të investojë më shumë në produktet online. Rritja e një sërë shërbimesh arsimore online duhet t’i bëjë kurset private më të lira dhe më të disponueshme.

Biznes i zgjuar

Lulëzimi i shkollimit privat mund të zhbëjë disa nga dëmet e shkaktuara nga pandemia. Një studim i kohëve të fundit në Angli, zbuloi se para pandemisë, fëmijët që përdornin programet për ofrimin e kurseve shtesë pas shkolle, ishin rreth shtatë muaj përpara moshatarëve të tyre. Hulumtime të tjera tregojnë se fëmijët e varfër që ndjekin kurse përgatitore me cilësi të lartë, përfitojnë më shumë se nxënësit më të pasur, thotë Steve Entrich nga Universiteti i Potsdamit. Kjo tregon se kurset pas orarit shkollor, mund të jenë “një mjet për të zvogëluar hendekun e të mësuarit” midis fëmijëve më të pasur dhe atyre më të varfër, thotë ai. Ky hendek është përkeqësuar nga Covid-19.

Në praktikë, mësimet private mund të kenë edhe efekte të dëmshme. Në shumë vende, veçanërisht ato më të varfra, shumë prej tyre ofrohen nga mësues të punësuar edhe në institucione shtetërore. Kështu, disa prej tyre përkushtohen më tepër në kurse të tilla sesa në punën e përditshme. Ka të tjerë të korruptuar që i detyrojnë nxënësit të paguajnë për kurse shtesë, duke mos përfshirë enkas materiale të rëndësishme në procesin mësimor dhe duke i përdorur ato vetëm për kurse private, ose thjesht duke lënë të kuptohet se do t’u vënë nota më të ulëta fëmijëve, familjet e të cilëve nuk paguajnë.

Ky lloj shkollimi mund të nxisë edhe pabarazitë në disa raste. Në Angli dhe Uells, Sutton Trust, një shoqëri bamirësie, zbuloi se 34% e prindërve më të pasur kishin paguar për kurse private, krahasuar me 20% të atyre më të varfër. Në të gjithë botën, familjet më pak të pasura kanë prirjen të përdorin mësues më të dobët sepse ata janë më të lirë. Mësimi i dobët mund t’i lërë fëmijët të lodhur, të stresuar ose të pakënaqur. Një studim në Indi zbuloi se fëmijët që merrnin mësime private, kishin më shumë gjasa të mungonin në shkollë dhe notat e tyre ishin të njëjta, ose edhe më të këqija, se ato të bashkëmoshatarëve.

Por vështirësitë më të mëdha lindin kur kurset shtesë bëhen aq të përhapura, saqë konsiderohen një normë. Në vend që të mbështesin studentët në vështirësi, disa mësues në Kinë tani kanë më shumë gjasa t’u sugjerojnë atyre që të kërkojnë ndihmë nga mësues privatë, thotë Wei Zhang nga Universiteti Normal i Kinës Lindore, në Shangai. Ajo thotë se disa shkolla të larta kërkojnë që nxënësit të mësojnë një pjesë të kurrikulës para fillimit të vitit, që për shumë prindër nënkupton punësimin e mësuesve privatë. Kjo i vë në disavantazh ata studentë, familjet e të cilëve nuk mund t’i përballojnë dot kostot.

Firmat që ofrojnë kurse private, shpesh janë më të prirura të provojnë kurrikula të reja, stile mësimore ose teknologji të reja, në krahasim me institucionet shtetërore. Por firmat private gjithashtu ushtrojnë qëndresë ndaj reformave – si ato për të lejuar përmirësimin e një provimi – sepse shqetësohen se një gjë e tillë do të ulte kërkesën për shërbimet e tyre. Sektorë të mëdhenj të tillë mund të pengojnë politikat e arsimit, por edhe përtej tij. Për shembull, Partia Komuniste e Kinës është e bindur se kostot e larta të shkollimit pas orarit, janë një pjesë e arsyes pse familjet kineze kanë më pak fëmijë nga sa do të dëshironin autoritetet.

Në korrik, qeveria e Kinës ndaloi mësimin me tutorë gjatë fundjavave dhe festave. Por me rritjen e kërkesës, politikanët në vende të tjera kanë kërkuar ta bëjnë qasjen në shkollimin shtesë, më të drejtë, në vend që të përpiqen ta shuajnë atë fare. “Është shumë e vështirë që qeveritë të heqin qafe arsimin në hije, pasi ai ka zënë rrënjë tashmë”, argumenton zoti Christensen nga Universiteti Aarhus. “Ne duhet të punojmë për të maksimizuar aspektet më të mira të tij dhe për të eliminuar ato më të këqijat”.

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale mesimdhenia nga koronavirusi pandemia e koronavirusit mesimdhenia nga koronavirusi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni