LIVE UPDATES
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës, dorëzohet VNM-ja e thelluar: Zhurmat do ndikojnë tek ekosistemi

4 Nëntor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Aeroporti i Vlorës, dorëzohet VNM-ja e thelluar: Zhurmat do

Kompania koncesionare që do të ndërtojë dhe operojë Aeroportin e Vlorës ka dorëzuar së fundmi pranë autoriteteve shqiptare përmbledhjen joteknike të raportit të thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin.

Dokumenti ndalet në një sërë aspektesh që nga analizimi i hapësirës ku do të vendoset ky aeroport, tek ecuria e pritshme e ndërtimit dhe pasagjerëve por edhe tek ndikimet që mund të ketë në fshatrat përreth dhe ekosistem.

Kështu sipas kontratës që është nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe konsorciumit ndërtues dhe operues Mabatex construction & YDA group parashikohet që numri vjetor i pasagjerëve të jetë progresivisht: përafërsisht 360,000 në vitin e parë të operimit, rreth 600,000 dy vjet më vonë dhe rreth 1,16 milion në vitin e pestë të operimit.

I njëjti dokument nënvizon se sipërfaqja e ndërtimit të Aeroportit është 309 ha ku do të vendosen të gjithë elementet e funksionimit të një aeroporti ndërkombëtar: pista, terminali i pasagjerëve, vend parkimi i automjeteve të udhëtarëve, parku i emergjencës kundërt zjarrit, vend depozitimi i karburanteve, sistemet e ndriçimit, nënstacioni i sistemit elektrik, impiante të pastrimit të ujërave urbane/të zeza, pompat e shtytjes së ujërave të përmbytjeve të pistës dhe gjithë facilitetet e tjera.

Toka ku do të ndërtohet aeroporti në Akërni është në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ka funksionuar nga viti 1965 si bazë stërvitore e shkollës së aviacionit në Vlorë dhe në të kanë operuar avionë ushtarakë më shpejtësi afër dy here më të madhe se aviacioni komercial edhe pse me peshë shumë më të vogël.

Aeroporti do të të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.

Ndikimi në ekosistem dhe tek shpendët

Zona ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës është shumë afër me disa nga zonat me potenciale më të mëdha turistike në vend dhe të konsideruara si zona të Mbrojtura. E tillë është edhe Laguna e Nartës apo Lugina e Vjosës. Raporti i paraqitur në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit sjell në vëmendje pikërisht këtë aspekt.

“Kompleksi ligatinor Narta-Vjosa me VKM Nr. 680, datë 22.10.2004 është shpallur peizazh ujor / tokësor i mbrojtur (Kategoria IV IUCN), ndërsa ishulli i Sazanit përfaqëson një pjesë të Parkut Kombëtar tokësor detar. Këto ekosisteme përfshijnë Lagunën e Nartrës, Grykëderdhjen e Lumit Vjosa, sistemet bujqësore – kryesisht kodra të mbjella me ullishte dhe vreshta, ndërsa bimësia është zakonisht mesdhetare, pyje me pisha, etj. Në tërësinë e tij ekosistemet dinamike mbajnë një numër të madh të habitateve të rëndësishme natyrore në shkallë vendi. Dhe ndërkombëtarisht. Kjo pasuri natyrore përbën një atraksion turistik i cili pa dyshim po ushtron ndikim mbi të si pasoje e zhvillimit të tij aktual dhe perspektiv” thuhet në dokument.

VNM-ja thekson se probabiliteti që ndërtimi i Aeroportit të shkaktojë ndikime mbi zhurmat është i shumë i lartë, ndikimi është në një shkallë shumë të lartë dhe afatgjatë, pasi në zonë janë të pranishëm receptorë me ndjeshmëri shumë të lartë (si qendra shëndetësore) dhe receptorë me ndjeshmëri të lartë (institucionet arsimore).

“Ndërtimi i Aeroportit ndikon direkt në rritjen e nivelit të zhurmave, prandaj ndikimi është primarë dhe njëkohësisht kumulativ. Parashikohet të ketë ndikime negative në drejtim të funksionimit të ekosistemit në tersi dhe shpendëve në veçanti. Zhurmat, prania njerëzore dhe e mjeteve konsiderohen si ndikime mbi komunitetet biologjike të zonës së mbrojtur” thuhet në VNM.

Ky i fundit vlerëson se gjatë fazës së ndërtimit zhurmat mund të largojnë shpendët që janë në këtë zonë ndërkohë që kjo mund të rikuperohet gradualisht në një pjesë pas përfundimit të kësaj faza. Në disa raste të ngjashme projektesh largimi i shpendëve tyre mund të jetë i përhershëm.

Aeroporti i Vlorës me trafik të garantuar

Kompania fituese për Aeroportin e Vlorës u shpall në fillim të këtij viti me një ofertë investimi 103 milionë euro. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë Të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi aeroport aeroporti i vlores vnm aeroport aeroporti i vlores vnm

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete