Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Bota
Pamje të rënda nga Bjellorusia, shkuan për ta arrestuar pasi protestoi kundër Lukashenkos, 31-vjeçari qëllon për vdekje n
30 Shtator 2021, 10:25Nga DOSJA
BJELLORUSI- Forcat e sigurisë bjelloruse vranë një 31-vjeçar, të identifikuar nga opozita pro-demokratike si punonjës i IT me kompaninë amerikane EPAM Systems, gjatë një bastisje të martën në një bllok apartamentesh në kryeqytetin Minsk.
Sipas Reuters, burri kishte hapur zjarr kundër forcave të sigurisë, duke vrarë një prej tyre. Gjithashtu thuhet se gruaja e tij ishte arrestuar. Komiteti Hetues i Bjellorusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se 31-vjeçari u ekzekutua pas një përplasje me armë zjarri, pasi u rezistoi thirrjes sëoficerëve të zbatimit të ligjit.
Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan oficerë të veshur civil që thyen derën e një apartamenti dhe një burrë qëlloi mbi ta kur ata hynë. Media vendase dhe një këshilltare e lartë e udhëheqësit të opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya identifikoi personin e vrarë, si Andrei Zeltser, një punonjës i IT-së në EPAM.
Industria e IT, e vendosur kryesisht në një park teknologjik të administruar nga shteti në periferi të Minsk, ishte një forcë lëvizëse pas protestave. Themeluesi bjellorus i EPAM ishte nënshkrues i një letre të hapur që bënte thirrje për lirimin e të burgosurve dhe zgjedhje të reja.
Forcat besnike të Presidentit, Aleksandër Lukashenko filluan një goditje të dhunshme të protestuesve pas zgjedhjeve të diskutueshme vitin e kaluar, përfshirë kërkimet në blloqet e apartamenteve ku ata besonin se protestuesit ishin fshehur. Në pushtet që nga viti 1994, Lukashenko ka kundërshtuar sanksionet perëndimore dhe thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqjen dhe i përshkroi protestuesit si kriminelë të prirur për kryengritje të dhunshme.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy përballet me një dënim të mundshëm me burg pasi një gjykatë në Paris e shpalli atë fajtor për financimin il...
Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që do të parandalojë mbylljen e Qeverisë, vetëm disa orë para afatit të fundit për të vazhduar fonde...
SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vazhdën e turit të saj ballkanik, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cce...
KOSOVË– Sekretari Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ...
KOSOVË– Në ditën e 11 të vendosjes së reciprocitetit të targave, dogana e Jarinjës dhe Bërnjakun vijon të mbetet e bllokuar.Ndërkohë forcat e KFOR-it...
FRANCË– Franca ka akuzuar Australinë se ka gënjyer pak para se Canberra të anulonte një kontratë të madhe nëndetëse, me ministrin e jashtëm francez q...
EKUADOR- Numri i të vdekurve në një betejë bandash në një nga burgjet më të mëdhenj të Ekuadorit shkoi në 116, tha presidenti Guillermo Lasso, pasi autoritetet ...
GREQI- Treguesit në lidhje me situatën epodemiologjike të koronavirusit në Greqi janë shqetësuese ditët e e fundit.Sipas mediave greke, Selaniku, Larisa, Kilkis...
KOSOVË– Ditën e sotme pritet të vijojnë diskutimet në Bruksel në lidhje me një marrëveshje të përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me recip...