LIVE UPDATES
Bota

Palmer i kërkon Bosnjës të shtyjë përpara reformën zgjedhore

27 Nëntor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Palmer i kërkon Bosnjës të shtyjë përpara reformën

BOSNJË-HERCEGOVIN- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni e sheh “ndryshimin e kufizuar kushtetues” si një aspekt kyç të reformës para zgjedhjeve që do të mbahen në Bosnje vitin e ardhshëm.

Bosnja gjendet në një krizë të gjatë politike, pasi entiteti serb po kërcënon me ndarje dhe kroatët e Bosnjës po ankohen se janë të nënpërfaqësuar në strukturat e shtetit të ndarë etnikisht.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që reforma zgjedhore të kryhet me kohë në mënyrë që në zgjedhjet që do të mbahen tetorin e ardhshëm, të ketë pjesëmarrje më të gjerë.

“Mesazhi që ne kemi për liderët e partive të ndryshme politike dhe të tjerëve është se tani është koha për veprim”, -tha për Radion Evropa e Lirëm Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje.

“Të gjithë e kuptojnë natyrën e problemeve me të cilat po ballafaqohemi, të gjithë e kuptojnë natyrën e kompromiseve që janë të nevojshme dhe tani është koha për lidership, tani është koha për zgjidhje të vështira… në mënyrë që Bosnje dhe Hercegovina të ecë drejt të ardhmes evropiane”, tha Palmer më 26 nëntor, një ditë para se të qëndrojë në Bosnje.

Struktura qeverisëse e Bosnjes është e ndarë etnikisht sipas Marrëveshjes së Paqes që i dha fund luftës së viteve 1992-1995.

Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Republikën Sërpska të donimuar nga serbët dhe Federatën myslimane-kroate. Shteti qeveriset me struktura të ndara etnikisht dhe ka një qeveri qendrore të dobët dhe jofunksionale.

“Nuk kemi të bëjmë me negocim ndërmjet dy palëve. Kjo ka të bëjë me gjithë Bosnje dhe Hercegovinën, të ardhmen e shtetit dhe integritetit të procesit zgjedhor në mbarë shtetin. Prandaj, do të ketë shumë hisedarë”,– tha Palmer.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, që është anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka kërcënuar se serbët do të tërhiqen nga institucionet e shtetit. Ai ka injoruar shqetësimet e ndërkombëtarëve se një gjë e tillë do të nxiste konflikt në shtetin e ndarë etnikisht.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka ripërtërirë përpjekjet për të zgjidhur krizën përmes diplomacisë, duke punuar me partnerët evropianë dhe rajonalë që integriteti territorial i Bosnje e Hercegovinës të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes.

“Një prej aspekteve kyçe që procesit të reformës zgjedhore, sipas nesh, janë ndryshimet kushtetuese të kufizuara, e të përcaktuara qartë që do të ndihmonin Bosnje dhe Hercegovinën të përmbushte obligimet e saja karshi Bashkimit Evropian dhe të respektonte rregullat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”-, tha Palmer.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe zyrtarët e BE-së kanë thënë se përfaqësimi aktual në Bosnje, i përcaktuar etnikisht, është problematik.

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni matthew palmer matthew palmer

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë