LIVE UPDATES
Editorial

Paga minimale pak më tej

17 Janar 2021, 20:35 Nga DOSJA
Paga minimale pak më tej

Në vazhdim të diskutimit për pagën minimale po përpiqem të sqaroj pak më tej rritjen e nivelit të pagës minimale në botë.

Fillimisht më duhet të shpreh edhe një herë se unë jam për rritjen e pagës minimale, sepse rritja e saj sjell rritjen e fuqisë blerëse, më shumë taksa.
Por nuk jam dakord me një rritje të tillë kaq të lartë në këtë kohë kur bizneset shqiptare janë duke u zvarritur për të mundur të mbijetojnë pas pandemisë, dhe gjithashtu nuk jam dakord që kjo qeveri ta përdor rritjen e pagës minimale vetëm për fushatë elektorale, siç ka bërë që në momentin që ka ardhur në pushtet.

Sipas një analize të bërë nga gazetari Alexis Romero për “Público”, shumë nga shtetet e Bashkimit Evropian pas analizave që kanë bërë kanë vendosur të ruajnë nivelin e fuqisë blerëse madje dhe të mund ta rrisin sado pak sidomos të shtresës më të ulët, duke rritur pagat e tyre minimale. 

Konkretisht, Gjermania, Portugalia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Luksemburgu, Irlanda, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Malta kanë nënshkruar marrëveshje për të rritur pagën minimale të punëtorëve të tyre në 2021. Nga 27 vende që përbëjnë Bashkimin Evropian, 21 kanë një pagë minimale fikse (të gjitha përveç Austrisë, Qipros, Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Italisë).

Po sipas kësaj analize, në vitin 2021 paga minimale në Gjermani do të rritet me 2.7%, nga 9.35 euro në orë sot në 9.60 euro. Pavarësisht nga pandemia covid-19, Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil mbrojti që paga minimale “nuk duhet të lihet pas”. Vendi gjerman do të rrisë gradualisht pagën e tij në katër faza, me rritjen e parë që do të ndodhë në Janar 2021. Parashikimi është që punëtorët gjermanë që marrin pagën minimale do të rrisin të ardhurat e tyre me gati 11.8% të akumuluar deri në 2022.

Nëse bëjmë llogaritë nisur nga analiza më sipër , Gjermania do të rris pagën orare me 0.25 Euro. Pra për një ditë punë paga minimale rritet me 2 euro dhe për një muaj me 44 euro. E konvertuar në lekë rritja e pagës në Gjermani është 5.456 lekë pra vetëm 1.456 lekë më shumë se në Shqipëri ose pothuajse 10 euro më shumë.
A është Shqipëria kaq afër Gjermanisë në zhvillimin ekonomik?

Analiza vazhdon me shtetet e tjera, Luksemburgu, i cili ka pagën më të lartë minimale në Evropë, do të arrijë 2,201 euro bruto në muaj në 1 Janar 2021 (dhe rreth 2,642 euro për punonjësit e kualifikuar). Kjo do të jetë rritja e saj e dhjetë në 10 vjet, siç u njoftua nga Kryeministri i saj Xavier Bettel, që përfaqëson një rritje prej 2.8% nga viti në vit. Për 10 vjet, paga minimale e Luksemburgut do të rritet me rreth 444 € për punëtorët e pakualifikuar dhe 533 € për punëtorët e kualifikuar.
Pra Luksemburgu në dhjetë vjetë (çdo vit) e rrit pagën 444 euro ose 44.4 euro në vit.

Po qeveria jonë çfarë ka bërë në 8 vjet qeverisje? Që në kohën kur e mori pushtetin, qeveria socialiste për 3 vjet nuk e mendoi aspak rritjen e fuqisë blerëse duke rritur nivelin e pagës minimale. Ajo u kujtua për qytetarët që jetojnë në nivelin minimal vetëm kur i erdhi radha e duhet të përplasej përballë kutive të votimit, dhe pikërisht në këtë vit bëri rritjen e parë të nivelit minimal të pagave me një shumë prej 2.000 lekë.
Po më pas, a e rriti qeveria, vit pas viti nivelin e pagës minimale?
Jo, në vitin 2018, sërish qeveria e harroi qytetarin e pagës minimale dhe u kujtua për të përpara zgjedhjeve vendore 2019, dhe e rriti pagën minimale sërish me 2.000 lekë.

Analiza e “Público” na tregon se në Hollandë, paga minimale bruto ligjore (për punonjësit e moshës 21 vjeç e lart) do të jetë 1,684.80 euro në muaj nga 1 janari 2021. Ajo përfaqëson një rritje prej 1.9% që nga janari 2020 dhe një rritje prej 0.3% që nga rritja e fundit, e miratuar në qershor. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka aprovuar një rritje në pagën minimale për Prill 2021. Sipas grupmoshës, nga 21 në 22 vjet paga minimale kombëtare do të rritet me 2%, nga 8.20 paund në orë në 8.36 paund në orë; nga 18 në 20 vjet, paga do të rritet me 1.7%, nga 6.45 paund në 6.56 paund në orë; ata nën 18 vjeç do të shohin pagën e tyre minimale të rritur me 1.5%, nga 4.55 paund në orë në 4.62.

Në Irlandë, Ministri i Mbrojtjes Sociale, Heather Humphreys, ka marrë miratimin e Qeverisë për të rritur pagën minimale kombëtare në 10.2 euro në orë që nga 1 janari 2021, e cila përfaqëson një rritje prej 1% mbi figura aktuale. Më shumë se 122,000 punëtorë Irlandezë do të përfitojnë nga kjo masë. Qeveria Sllovake i ka paraqitur një projektligj parlamentit që do të rrisë pagën minimale mujore në 2021 nga 580 euro aktuale në 623 euro, që përfaqëson një rritje prej 7.4% nga viti në vit; ndërsa Lituania ka në plan të rrisë pagën e tyre me 5.8%, që do të thotë 35 euro shtesë në muaj, për të arritur 642 euro.

Po sipas analizë së “Público”, të gjitha shtetet e evropiane e bëjnë rritjen e pagës minimale në mënyrë periodike vjetore. Dhe për vitin 2021 të gjithë këto shtete kanë arritur marrëveshje me sindikatat dhe bizneset për nivelet e rritjes së pagës minimale.

Po qeveria jonë a pyeti ndonjë palë të interesuar?

Nuk ka dyshim që qeveria jonë e përdor rritjen e pagës minimale vetëm për efekte elektorale. Kjo është e vetmja qeveri, në këta 30 vjet, që e bën këtë marrëzi.
Ne jemi më keq edhe se Kolumbia e cila, edhe pse një vend me shumë probleme politike, ekonomike por dhe probleme të krimit të organizuar, e kanë vendosur me ligj që punënjësit e sektorit shtetërore apo të sektorit privat, të cilët marrin pagë minimale është e detyrueshme që t’iu rritet paga çdo vit, në mënyrë që qeveritë të mos kenë mundësi ta përdorin rritjen e pagës minimale për populizmin e tyre.

E kam vërejtur me vëmendje rastin e Kolumbisë sepse atje çështja e pagës minimale ka shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka vendosur që biznesi, përveç rasteve kur është e vendosur me ligj, mund të rrisë pagën minimale vetëm kur rrisin fitimin dhe kjo rritje duhet të jetë me të njëjtën përqindje që është rritur dhe fitimi i shoqërisë.

Në vendet e pazhvilluara dhe të zhytura në korrupsion, rritja e nivelit të pagës minimale në vitin 2021 ka qenë më e madhe se sa në vendet e zhvillura. Vendet me qeveri të korruptuara e shikojnë rritjen e nivelit të pagës minimale si bazë për të mbushur arkat e tyre të boshatisura nga korrupsioni, që t’iu shërbejnë për fushata elektorale si në Shqipëri, Salvador etj, por në asnjë rast nuk po kryhet si kërkesë normale e zhvillimit ekonomi, e efektit të inflacionit apo sepse paga duhet të indeksohet çdo vit në mënyrë progresive. Rasti më i mirë i këtij përdorimi është qeveria jonë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika paga minimale meri lika paga minimale

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2021, 18:47

Kjo paga minimale!

Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rr...

Editorial 14 Janar 2021, 06:15

Noti i fundit në Liqenin Trump

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjit...

Editorial 13 Janar 2021, 16:50

Populistët tanë

Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në ...

Editorial 13 Janar 2021, 11:59

Rama si prestigjiator elektoral

Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...

Editorial 12 Janar 2021, 09:16

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...

Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet