LIVE UPDATES
Editorial

Kush do ta shijojë “çorbën turke” në darkën e 25 Prillit?

11 Janar 2021, 07:37 Nga DOSJA
Kush do ta shijojë “çorbën turke” në

Sofra elektorale e 25 Prillit po afron dhe përgatitjet nga Qeveria dhe levat e saj përfshirë dhe mediat, po gumëzhin nga entuziazmi. Të gjithë janë  vënë në gadishmëri maksimale, ndërkohë që aktorët politikë po presin me lugë në dorë të rrëmbejnë thelën e tyre. Oreksi i qeverisë edhe tani që e ka të gjithë sofrën dhe sahanin të vetën, jo vetëm që nuk është shuar, por kërkon të rrëmbejë edhe thërrimet që mund të mbeten për opozitën. Të mësuar të hanë byftekë floriri të gatuara për merak nga guzhinjeri famoz Nusret, rilindasit nuk mund të kapërdinë racionin bajat nga talloni i qënies në opozitë.

Pamjet e delegacionit të çuditshëm qeveritar ku përfshiheshin ministra, bashkiakë e oligarkë, duke darkuar në restorantin famoz të shef Nusretit, bënë xhiron e gjithë rrjeteve sociale, por vetëm për Tv-të kombëtare nuk përbënin lajm. Kjo, pasi ishin tejet të  okupuara me vizitën e K/ministrit  që në lajmet e mëngjesit e paraqitën si negociator të paqes mes Ankarasë e Athinës, ndërsa në të darkës si vizitë të suksesshme pasi Ministri grek Dendias nuk i doli  koha e bisedës dhe po e kompesonte duke e ndjekur Ramën deri tek makina.

Pamjet e ministrave që darkojnë me oligarkë mes luksit, janë të pa pranueshme edhe për vendet e pasura e jo më për një vend të varfër si Shqipëria, ku zgjedhësit e tyre numërojnë kafshatat e mjerimit. Poeti  mjerimit Migjeni dikur shkruajti:

“Mëngjeseve të ftohta kur acaria ka ngri ujt e çatisë

I heshtun, i kërrusun del nga shtëpia – biri i urisë”

Ndersa sot me siguri do të shkruante:

Mëngjeseve të ftohta, kur pandemia ka mbyll rrugët e Shqipnis

Të lumtur, të dehun nga pija, në Dubai po darkojnë ministrat e qeverisë!

Antipasta zgjedhore e përgatitur në guzhinën amerikane dhe e servirur si “chef’s speciality” nga vetë Ambasadoria Kim, i shkaktoi të përziera shefit të madh rilindas. Kur kuptoi që aleanca PD & LSI ishte fituese e zgjedhjeve, në vend të antipastës amerikane ai nxitoi të përgatiste një specialitet surprizë. Për këtë specialitet nuk kërkoi ndihmën e shefit Nustret, por të ndihmës guzhinjerve “opozitar”të parlamentit gjysmak, që pasi kanë ngrënë ndonjë lugë çorbë nga favoret e pushtetit, aprovojnë  çdo  çorbë që i shtohet menysë së Kushtetutës.

Rreziku që edhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit të vazhdojmë të kemi një vazhdimësi moniste është evident, por opozita nuk do ta shikojë. Të preokupuar për ngjyrat partiake, ata kanë vendosur të garojnë në lista të ndara duke ia bërë më të lehtë Ramës mandatin e tretë. Të joshur nga sofra e pushtetit me byfteqet e Nusretit, po “blihen” edhe eksponentë opozitarë si Kadia i PD-së, apo Naço i LSI-së. Këtë joshje të opozitarëve “tradhëtarë” me eksperiencën e fituar nga “opozitarët” e parlamentit, Rama do ta aplikojë edhe pas zgjedhjeve, nëse si parti e parë nuk do ketë maksimumin e votave për të krijuar qeverinë Rama III.

Nëse opozita e sotme do të shkojë në sofrën elektorale të 25 prillit me lista të ndara për të ruajtur ngjyrat partiake, me siguri absolute nga zgjedhjet do të marrë vetëm lugën e drunjtë për të ngrënë  çorbën turke që ka përgatitur Rama, ndërsa rilindasit do vazhdojnë të hanë byfteqe të florinjta te shefi Nusret. Vetëm një opozitë e bashkuar në një listë të vetme do të mund të maksimalizonte votën opozitare duke lënë mënjanë interesin e vogël partiak, para vendosjes përfundimtare të një sistemi monist ku nuk dënohesh më për agjitacion e propagandë, por me flakje nga puna siç bënë me mjekun Ilir Allkja, duke dhënë një shembull se si e pësoni nëse nuk i bindeni pushtetit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial corba e 25 prillit ilir gjini corba e 25 prillit ilir gjini

Sondazh

Poll
Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Editorial 31 Dhjetor 2020, 10:53

Dhe doktor Iliri doli armiku më i madh i popullit!

“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet