KultureTelevizion

‘Parasite’ ‘shkruan’ historinë, filmi korean fiton 4 çmime në “Oscar 2020”! Fjalimi brilant i Joqauin Phoenix (Lista e fituesve)

  • “Kam qenë mashtrues dhe egoist”, triumfoi në Oscar, “Joker” bën jehonë me fjalimin prekës
  • Kobe Bryant nderohet në Oscars 2020
  • Antonio Banderas bën paraqitjen e rrallë në Oscars 2020
  • ‘Parasite’ shkruan historinë, filmi korean fiton “Oscar 2020". Regjisori  i filmit, Bong Joo Ho arriti të rrëmbente edhe çmimin si regjisori më i mirë.
    Featured image of article: ‘Parasite’ ‘shkruan’ historinë, filmi korean fiton 4 çmime në “Oscar 2020”! Fjalimi brilant i Joqauin Phoenix (Lista e fituesve) Momente nga ceremonia e çmimeve "Oscar"
    Përditësuar:

    SHBA-Mbrëmjen e djeshme janë shpallur të gjithë fituesit e edicionin të 92-të të Oscars 2020. Ka qenë filmi korean “Parasite” e ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar. Regjisori  i filmit, Bong Joo Ho arriti të rrëmbente edhe çmimin si regjizori më i mirë, duke lënë pas dy legjenda si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino. Ndërsa çmimin e aktorit më të mirë e mori Joqauin Phoenix, për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Renee Zellweger fitoi çmimin si aktorja më e mirë. Filmi ‘1917’ arrit të merrte 3 çmime, ndërsa Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.

    Kjo është lista e plotë me fituesit e çmimeve OSCAR:

    Filmi më i mirë – “Parasite” — Kwak Sin Ae dhe Bong Joon Ho

    Aktorja më e mirë në rol protagonist – Renee Zellweger

    Aktori më i mirë në rol protagonist – Joaquin Phoenix

    Regjizori më i mirë – Bong Joon Ho

    Kënga më e mirë origjinale – Love me Again nga “Rocketman”, Muzika nga Elton John

    Filmi më i mirë ndërkombëtar – Parasite

    Makeup dhe Hairstyling – “Bombshell” — Kazu Hiro, Anne Morgan dhe Vivian Baker

    Efektet Vizuale – “1917” — Guillaume Rocheron, Greg Butler dhe Dominic Tuohy

    Editimi më i mirë – Ford v Ferrari

    Kinematografia më e mirë –  ‘1917’

    Miksimi më i mirë i muzikës – “1917” — Mark Taylor dhe Stuart Wilson

    Kënga më e mirë – “Ford v Ferrari” — Donald Sylvester

    Aktorja më e mirë jo protagoniste – Laura Dern — “Marriage Story”

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër – “Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)” — Carol Dysinger dhe Elena Andreicheva

    Dokumentari më i mirë – American Factory” — Steven Bognar, Julia Reichert dhe Jeff Reichert

    Dizajni më i mirë i kostumeve – “Little Women” — Jacqueline Durran

    Dizajni më i mirë i produksionit – Once Upon a Time … In Hollyëood” —Production

    Design: Barbara Ling; Set Decoration: Nancy Haigh

    Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër – “The Neighbors’ Window” — Marshall Curry

    Skenari më i mirë i përshtatur – “Jojo Rabbit” — Taika Waititi

    Skenari më i mirë origjinal – “Parasite” — Bong Joon Ho, Han Jin Won

    Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër – Hair Love

    Filmi më i mirë i animuar – Toy Story 4

    Një vëmendje të veçantë pati aktori Joqauin Phoenix, i cili mbajti një fjalim brilant. Më mirë sesa aktori i filmit JOKER, nuk mund ta ripërsërisë askush fjalimin unik, ku pavarësisht çdo arritje dhe më sëfundmi kësaj fitoreje të madhe  në karrierën e tij, aktori vuri në pah përveç të drejtave të njeriut, edhe ato të kafshëve.

    Vëmendjes në Oscars nuk i shpëtoi as aktorja Natalie Portman, me mesazhin e saj të fuqishëm, thurur në pelerinën e saj, në paraqitjen në tapetin e kuq. Në mbështetje të femrave, Portman thumboi eventin Oscars për përjashtimet e padrejta. Një tjetër performancë e papritur që u prit me brohorima ishte ajo e reperit, Eminem, që dukej se kishte ardhë në skenën e Oscars 2020, për të përmbushur një mision të 18 viteve më parë, kur fitoi çmimin Oscars për këngën “Lose yourself”. Kobe Bryant u nderua veçanërisht, nga regjisori Speke Lee, që kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e fanellës së legjendës së NBA-së, dhe numrin 24. E pranishme në Oscars ishte dhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, që vëmendjen di ta rrëmbejë me veshjet transparente, dhe hiret e ekspozuara.

    Burimi: CNN

    (J.V;F.G/Dosja.al0

    • 17:46

      Historia e ‘Parasite’, filmi që "rrëmbeu" Oscar, familja që vidhte ëifi nga komshinjtë… në luftë me të pasurit për varfërinë

      Anëtarët e një familje të papunë luftojnë një familje të pasur në një dramë-komedi të jashtëzakonshme, shkruar nga Bong Joon-ho

      Familja “Parazitët”

      Me gjithë egërsinë dhe zgjuarsinë e tij, ngacmuesi satirik, Bong Joon-ho autori i ‘Parasite’ mbërriti në Angli nga Koreja, pasi kishte fituar Palme d’Or në Kanë vitin e shkuar, duke ia dalë të mbizotërojë debatin publik, më shumë se çdo film tjetër.

      Ky është vërtet një film tmerrësisht tërheqës, i shkruar në mënyrë të shkëlqyer, gjithashtu dhe i projektuar në mënyrë të shkëlqyer, me një ansambël magjik, për të kurdisur një makth të kompletuar në mënyrë elegante.

      Tregimi të ngulitet në mendje me “butësinë” luksoze të Mercedes-Benz që një prej personazheve iu jepet shansi për të ngarë. Në Kanë, pyesja veten nëse tregimi ishte pak i tepruar, por, në një vështrim të dytë, unë arrita të shoh detajet… ato që i japin ‘Parasite’ aromën e tyre.

      ‘Parasite’ është një komedi e zezë, e cila shkon përtej limiteve, një film për zilin, për statusin, aspiratën, materializmin, familjen patriarkale dhe idenë për të patur ‘shërbëtorë’. Më shumë se kaq, është një histori për tmerrin, dhe keqësimin morbid e erës së njerëzve që duhet të përdorin urbanet. Satira shtrihet në një vizion të Koresë së Jugut dhe të Veriut që jeton së bashku në intimitet paranojak, të pakënaqur dhe kulmi i saj është i precipituar nga një katastrofë gati-biblike klimaterike-emergjente. Parazitët në fjalë janë një familje e papunë që jetojnë së bashku në një bodrum të çuditshëm të kthyer në banesë, me djalin dhe vajzën adoleshente që lëvizin në mënyrë periodike rreth e rrotull, duke mbajtur smartfonët e tyre deri në tavan për të gjetur wireless pa password, nga fqinjët dhe bizneset e afërta.

      Burri i shtëpisë është Ki-taek (një shfaqje mbresëlënëse e luajtur nga veterani Song Kang-ho), një i papjekur që është martuar me një ish-yll të pistës Chung-sook (Chang Hyae-jin).

      Djali është Ki-woo (Choi Woo-sik), një djalë i ri që është pranuar në në universitet, ndërsa vajza e shtëpisë, është Ki-jung (Park So-Dam), një tip zgjuar dhe i lezetshëm me një dhunti për mashtrime përmes internetit.

      Dy fëmijët e Familjes Parazitët

      Një verë, duke pozuar si një student i kolegjit, djali fiton mundësinë për të mësuar vajzën e një familjeje shumë të pasur në një shtëpi moderne spektakolare, në pronësi të një biznesnemi milioner, (Lee Sun-kyun).  Vajza është Da-hye (Jung Ji-so), bie menjeherë në ‘këmbët’ e djalit, dhe ky i fundit nuk ia kthen. E ëma, kërkon nga djali nëse mund të rekomandojë gjithashtu një mësues arti për një nga të vegjëlit e shtëpisë. Ai dërgon aty një motrën e tij, dhe e prezanton si kushërirën e një shoku, dhe aty kupton si të fitojë besimin dhe arrogancën duke ia kaluar asaj punën.

      Shumë shpejt, këta fëmijë të mbrapshtë, arrijnë të heqin nga puna shoferin, duke e zëvendësuar atë me babain e tyre. Ata më pas heqin maxhordomin, dhe vendosin të ëmën e tyre të buzëqeshur. Një familje e tëra, që hyn në një fole të re, duke u shtrirur si të huaj me njëri-tjetrin. Në këtë moment, fëmija i vogël vë re, se ata ajo aromë… i lidhte të gjithë bashkë, dhe ata mbanin erën e njerëzve të varfër.

      Paraziti është nga ata filma që hyn në një traditë të njohur kinematografike të shërbëtorëve jo të besueshëm, që arrijnë të krijojnë njohje deri në detje të punëdhënësve të tyre, një intimitet që më pas ngjiz në mënyrë të pashmangshme armiqësi.

      Paraziti është një film që futet në një traditë të pasur kinematografike ose shërbëtorë jo të besueshëm me një njohuri intime të punëdhënësve të tyre, një intimitet që lehtësisht, dhe në mënyrë të pashmangshme, ngjiz armiqësi.

      Paraziti është gjithashtu një traditë Koreane si një fotografi e ngjashme e “The Housemaid” nga viti 1960 e rimodeluar në vitin 2010 nga Im Sang-soo, një dramë që trajton klasat që shërbejnë për të pasurit. Një shikim i dytë i filmit, të sjell në mendje tmerrin e ‘Old’s Park’.

    • 13:02

      VIP-at që u bënë meme në Oscars 2020, veshjet qesharake që s'i shpëtuan publikut

      Aktorja Kristen Wiig.

      Los Angelos- Sigurisht që vëmendja në Oscars 2020 shkon tek yjet që parakaluan dhe shkëlqyen në tapetin e kuq, por ka edhe nga ata, që kanë zgjedhur veshjet e gabuara për këto evente, duke u bërë meme në median sociale.

      Këngëtarja, Janelle Monae.

      Përdoruesit e mediave sociale kanë vendosur të argëtohen me yjet më të veshur më keq, duke krahasuar fustanin e Janelle Monae Ralph Lauren me “The Tin Man” dhe Elton John me “JOKER”.

      Këngëtari, Elton John.

      Veshjet e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq, për fat të keq, jo të gjitha ishin perfekte. Madje disa prej tyre nxitën humor, duke ndezur meme qesharake.

      Aktorja, Cynthia Erivo.

      Me të mbërritur në Oskars 2020, këngëtarja Janelle Monae, e cila zgjodhi një fustan argjendi me kapuç nga Ralph Lauren të zbukuruar me kristale Sëarovski, u krahasua shpejt me “Ëizard of Oz’s Tin Man”.

      Aktorja Sandra Ohh.

      Ndërkohë, aktorja Kristen Ëiig, nuk i bëri përshtypje disa shikuesve  me veshjen e sa, e cila u krahasua me një karavidhe…

    • 12:13

      Çfarë s'u pa në Oscars 2020, momenti kur producenti i njohur fsheh statujën poshtë karrigës... (VIDEO)

      Producenti, Taika Waititi.

      Los Angelos– Pavarësisht gjithë kujdesit para kameras, ka disa momente në Oscars 2020 që nuk i shpëtojnë syrit të publikut. Producenti nga Zelanda e Re, Taika Waititi është filmuar në një moment ‘pikant’ teksa mundohet të fshehë statujën e Oscars, poshtë karriges të një gruaje përpara.

      Mesa duket producenti është bezdisur duke e mbajtur në duar statujën, dhe ka vendosur të gjejë një vend ku ta fshehë, që të mos pengohet…

    • 11:56

      'Panik' në Oscars 2020, shiu i rrëmbyeshëm përkul tendën, ndërhyn ekuipazhi

      Brenda teatrit Dolby në LA.

      LOS ANGELOS- Ishte një qilim i kuq i lagësht dhe i ftohtë në teatrin Dolby mbrëmjen e kaluar, në momentin që elita e Hollivudit mbërriti për 92-vjetorin e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë Los Angelos-in, duke bërë që tenda mbi teatrin Dolby të përkulet. Por, yjet e Hollivudit parakaluan denjësisht në tapetin e kuq, pavarësisht motit të ashpër.

      Pas orës 1 të natës, një panik i butë ka përfshirë pjesmarrësit në eventin e rëndësishëm pasi filloi një stuhi shiu, që lagu dhe tapetin e kuq. Një tendë evendosur për mbrojtje ka pritur një pjesë të madhe të shirave, ndërsa duket e përkulur tejmase nga shiu masiv. Ekuipazhet janë përpjekur të ndalojnë rrjedhjet dhe fshijnë ujërat e shiut nga çatia.

      “Ne kemi një rrjedhje në tapetin e kuq ngjitur me skenën”,- tha një anëtar i ekuipazhit. “Unë përsëris: Ka një rrjedhje në tendë“.

      Së shpejti, burrat që mbanin shufra gjigantë kanë tundur ujin nga mbulesa e hollë plastike duke bërë përpjekjet për të shmangur incidentet ende pa mbërritur yjet e hollivudit.

    • 11:39

      Antonio Banderas përkrah vajzës simpatike dhe të dashurës së tij, bën paraqitjen e rrallë në Oscars 2020 (FOTO)

      Antonio Banderas krah vajzës Stella, dhe partneres së tij.

      Los Angelos– Në eventin më të rëndësishëm në industrinë e filmit, Oscars 2020 Antonio Banderas mori dy gra magjepsëse për të parakaluar në tapetin e kuq. E dashura e tij, Nicole Kimpel dhe vajza e tij, Stella Banderas ishin shoqërueset e aktorit me origjinë spanjolle, në këtë ceremoni të rëndësishme.

      Antonio Banderas dhe ish-bashkëshortja e tij Melanie Griffith (nëna e Stella-s), u ndanë në vitin 2014 pas 18 vitesh martesë, por mesa duket vajza e aktorit mban marrëdhënie të mira edhe me të dashurën e babait të saj.

      Antonio Banderas shprehu mirënjohjen për nominimin e tij të parë për Oscar që i erdhi për një film në gjuhën e tij të lindjes, spanjishten.

    • 11:24

      Kobe Bryant nderohet në Oscars 2020, gjesti i veçantë i regjisorit Spike Lee (FOTO)

      Regjisori Spike Lee në Oscars 2020.

      LOS ANGELOS– Mbrëmjen e djeshme, Spike Lee mbërriti në tapetin e kuq i veshur me një kostu të realizuar me porosi enkas për të ndjerin Kobe Bryant. Në dy ngjyrat simbolizuese,  të purpurt dhe të verdhë regjisori Spike Lee, kishte veshur këtë kostum për të nderuar yllin e NBA-së, Kobe Bryant.

      Lidhja xhakets së regjisorit është e zbukuruar me një ‘2’ dhe ‘4’ për t’i bërë ngjarë fanellës # 24 të Bryant që ai veshi ndërsa luante në “LA Lakers”.

      Pas ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta, e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, mjaft personazhë të njohur nëpër botë, kanë ndarë dhimbjen e humbjes së yllit të NBA-së, dhe e kanë nderuar në mënyra të veçanta.

    • 11:13

      Oscars 2020/ Elton John fiton çmimin për këngën më të mirë

      Këngëtari, Elton John.

      Los Angelos– Në eventin Oscar 2020, Elton John fitoi çmimin e këngës më të mirë origjinale për herë të dytë në karrierën e tij. “(I’m Gonna) Love Me Again” nga Rocketman fitoi çmimin e parë. Të nominuara ishin këngët nga Toy Story 4 (Randy Neëman), Frozen II (“Into the Unknoën”), Breakthrough (nga Diane Ëarren) dhe Harriet (nga Cynthia Erivo).  

      Elton John performoi këngën gjatë shfaqjes. Ai ka fituar më parë çmimin për këngën më të mirë Origjinale për singlin e tij të Lion King “Can You Feel Love Sonte”.

    • 10:52

      Hutoi gjithë publikun në Oscars 2020, arsyeja e performancës së befasishme të Eminem

      Reperi, Eminem.

      LOS ANGELOS– Lin-Manuel Miranda prezantoi një përzierje këngësh në 92-vjetorin e “Oscars 2020”, dhe u duk se ishte thjesht një përmbledhje e këngëve në filmat që pati një ndikim. Por pastaj … Eminem doli në skenë për të interpretuar “Lose yourself” dhe mori ovacione duke ngritur në këmbë publikun.

      Pati reagime të shumta në rrjete sociale për pjesmarrjen e tij në këtë event të rëndësishëm. Disa lavdëruan dhe shijuan performancën e tij, por të tjerë mbetën kritik dhe shprehën mospëlqimin, duke e quajtur pa lidhje performancën e Eminem në Oscars 2020.

      Vetë Eminem shkruajti në Twitter për të shpjeguar pjesmarrjen e tij që erdhi e befasishme për publikun dhe për të kërkuar falje që nuk ishte i pranishëm 18 vite më parë, kur kënga “Love yourself” rrëmbeu çmimin Oscars.

       “Shiko, sikur të kishe një goditje tjetër, një mundësi tjetër … Faleminderit që më dhe mundësinë Oscars. Më falni që m’u desh 18 vite për të mbërritur këtu,- shkruajti në median sociale Eminem.

      “Lose Yourself”, pjesë e filmit “8 Mile”, fitoi çmimin “Oscars 2003” për këngën më të mirë origjinale, por reperi nuk mori pjesë në ceremoninë e atij viti.

    • 10:18

      Tashmë një veshje e zakontë për të, me fustan transparent, Bleona Qereti shfaq hiret teksa parakalon në tapetin e kuq të Oscars 2020

      Këngëtarja, Bleona Qereti.

      LOS ANGELOS– Në eventin më të rëndësishëm në industrinë e filmit në botë, ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2020, e pranishme ishte dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.

      Me një veshje që tashmë është bërë e zakonshme për Bleona Qerretin, ajo ka zgjedhur të jetë përsëri në qendër të vëmendjes për transparencën në vëshjen e saj, mbuluar me gurë vezullues.

      Belona ka zgjedhur të paraqitet me një fustan të stiluar nga stilsti Yousef Al Jasmi, ndërsa grimin si gjithmonë ia ka besuar grimieres së njohur shqiptare, Lili Ismailit.

      Një fustan i shndritshëm, që i nxirrte në pah format sensuale, Bleona Qereti, ka parakaluar kështu në tapetin e kuq të Oscars.

      Ndërsa tashmë është bërë e zakontë për këngëtaren të zgjedhë këtë stil fustani, që e kemi parë edhe në evente të tjera, me të cilat ka bërë bujë dhe është përfolur gjatë nga publiku shqiptar.

                                                                                                        

    • 10:00

      Natalie Portman vesh pelerinë me mesazhin e fuqishëm në Oscars 2020, femrat që u përjashtuan nga eventi pa të drejtë

      Aktorja, Natalie Portman.

      LOS ANGELOS– Mbrëmjen e kaluar u mbajt një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Aktorja Natalie Portman, ka mbërritur në tapetin e kuq, me një pelerinë të pazakontë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm, për padrejtësitë e këtij eventi.

      Ajo ka veshur një pelerinë të zezë, ku me delikatesë ishin qendisur emrat e të gjithë drejtoreshave femra, që u përjashtuan në këtë vit, nga eventi gjigand Oscars 2020. Në 92-vjetorin e Oscars, aktoria Portman ka zgjedhur që veshja e saj të përmbajë në thelb një mesazh të fortë, në mbështetje të të gjitha femrave, që nuk u përfshinë në eventin e rëndësishëm, pavarësisht punës së tyre të palodhur.

      “Doja të njiheshin gratë që nuk u njohën për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit në mënyrën time delikate,”-  pohoi aktorja për Los Angeles Times në tapetin e kuq.

      Emrat, të qëndisur në ar, iu referuan Lulu Wang (Lamtumirë), Lorene Scafaria (Hustlers), Greta Gerëig (Gratë e Vogla), Marielle Heller (Një ditë e bukur në lagje), Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har ‘ el (Djali Honey), Mati Diop (Atlantics) dhe Céline Sciamma (Portreti i një Zonje në Zjarr). Megjithë numrin e filmave të vlerësuar kritikisht nga gratë, vetëm burra u nominuan në kategorinë më të mirë të Oskar-it për vitin 2020.  

      Burimi: TIME      

       

                                                                                                               

    • 9:55

      “Kam qenë mashtrues dhe egoist”, triumfoi në Oscar, “Joker” bën jehonë me fjalimin prekës dhe nuk harron kafshët: Ne i vjedhim fëmijën lopës…

      Joaquin Phoenix
      Në mbrëmjen e së dielës ku është mbajtur edhe ceremoni e çmimeve Oscar, aktori i njojhur i Hollivudit Joaquin Phoenix, i cili arriti të ‘rrëmbejë’ kupën e aktorit më të mirë me rolin e tij në filmin ‘JOKER’, ka mbajtur një fjalim shumë emocionues. Më mirë sesa Joaquin Phoenix nuk mund ta ripërsërisë askush këtë fjalim kaq unik, ku pavarësisht çdo arritje dhe më sëfundmi kësaj fitoreje të madhe  në karrierën e tij, aktori vë në pah përveç të drejtave të njeriut, edhe ato të kafshëve. Shpjegon sesi përfitojmë ne prej tyre pa mëshirë, ndërkohë që edhe kafsha, një lopë, një qingj, dhe çdo specie tjetër në rruzullin tokësor ka jetë, është nëj frymorë.

      Fjalimi i plotë i Phoenix:

      Ju jam shumë mirënjohës, megjithëse nuk e ndjej veten mbi kolegët e tjerë në këtë sallë të nominuar për këtë çmim, sepse ne ndajmë të njëjtën dashuri…dashurinë për filmin.  Pasioni dhe dashuria për filmin më ka dhuruar një jetë të jashtëzakonshme dhe unë nuk mund ta imagjinoj dot se ku mund të isha pa të.

      E megjithatë unë mendoj se dhurata më e madhe që më është dhënë mua, ashtu si edhe shumë të tjerëve në këtë ‘industri’ është mundësia të përdorim zërin tonë për ata që nuk munden. Unë kam menduar për disa nga çështjet shqetësuese me të cilat po përballemi të gjithë bashkërisht.

      Ndonjëherë, ndjejmë, ose duket sikur ndjejmë që mbrojmë çështje të ndryshme, por unë shoh një të përbashkët. Kur flasim për barazinë gjinore, luftën kundër racizmit, apo të drejtat themelore, të drejtat e indigjenëve, të drejtat e kafshëve ne të gjithë flasim për luftën kundër padrejtësisë.

      Ne po flasim për luftën kundër besimit se një komb, një popull, një racë, një gjini, një specia ka të drejtë që të dominojë, përdorë apo kontrollojë një tjetër pa u ndëshkuar.

      Unë mendoj se jemi shkëputur shumë nga bota natyrore. Shumë prej nesh janë fajtorë për një botëkuptim egocentrik, dhe ne besojmë se  jemi “qendra e universit”. Ne hyjmë në botën natyrore dhe e plaçkitim atë për burimet e saj. Ne ndihemi të drejtë të inseminojmë artificialisht një lopë dhe të vjedhin fëmijën e saj. Pastaj marrim qumështin që ajo prodhon, që  në fakt është krijuar për viçin e saj, por ne e përdorim për kafenë dhe drithërat që hamë në mëngjes.

      Kemi frikë nga ideja e ndryshimit personal, sepse mendojmë se duhet të sakrifikojmë diçka, të heqësh dorë nga diçka.

      Unë mendoj se jemi shkëputur shumë nga bota e vërtetë, nga bota natyrale. Shumë prej nesh janë fajtorë për këndvështrimin egocentrik të botës që na rrethon, duke besuar që ne jemi në qendër të saj, në qendër të universit. Shkatërrojmë natyrën për burimet e saj. I japim vetes të drejtë që të inseminojmë një lopë dhe më pas t’i grabisim të voglin që ajo lind, edhe pse vajtimi i saj na shurdhon në vesh. Më pas i vjedhim qumështin që duhej të ishte për të voglin e saj dhe e përdorim tek kafet e drithërat që hamë.

      Na tmerron ideja e ndryshimit personal, na tmerron ideja që të sakrifikojmë diçka, na tmerron ideja që të heqim dorë nga diçka. Por njeriu është krijues dhe unë jam i bindur se ne të gjithë bashkë mund të krijojmë dhe zhvillojmë sisteme që mund të sjellin ndryshimin për mirë për të gjithë frymorët dhe mjedisin.

      Kam qenë i pandershëm, i pangopur, egoist dhe ndonjëherë edhe mizor dhe person problematik në punë dhe unë ju jam shumë mirënjohës shumë prej jush në këtë sallë që më keni dhënë një mundësi të dytë. Kur mbështesim njëri-tjetrin, kur përkrahim njëri-tjetrin mendoj se japim më të mirën tonë. Nuk e bëjmë këtë kur ndëshkojmë njëri-tjetrin për gabimet e së shkuaarës, por kur ndihmojmë njëri-tjetrin që të rritet, kur edukojmë njëri-tjetrin, kur udhëzojmë njëri-tjetrin drejt pendesës, shpengimit.

      Vëllai im (River), kur ishte 17 vjeç, i shkruajti këto vargje: Vraponi drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të pasojë.

    • 9:46

      Oscars 2020/ Brad Pitt më në fund fiton Oscar-in e parë si aktor, fjalët prekëse për 6 fëmijët: Ju adhuroj

      Aktori, Brad Pitt.

      Aktori i famshëm hollivudian, Brad Pitt është shpallu aktori më i mirë joprotagonist në filmin e “Once Upon a Time…in Hollywood”. Është hera e parë që aktori Pitt fiton këtë çmim dhe ja dedikoi fitoren gjashtë fëmijëve të tij.

      Në fjalimin e tij në ceremoni e ndarjes së çmimeve Oscars 2020, ai tha fjalët e ndjera për fëmijët e tij.

      “Quentin je original. Je një në një milion. E dashuroj karakterin që i dhe Cliff Booth-it (personazhit të tij). Kjo është për fëmijët e mi, që i japin ngjyrë gjithçkaje që unë bëj. Ju adhuroj”,– u shpreh Brad Pitt gjatë fjalës së tij.

      Pitt e hapi fjalimin e tij me një vërejtje politike, duke vënë në dukje se ai kishte vetëm 45 sekonda për të dhënë fjalimin e tij, që është “45 sekonda më shumë sesa Senati dha John Bolton këtë javë”.

      Kjo është fitorja e dytë e Oskarit për Brad Pitt, por statuja e tij e parë posaçërisht për aktrim. Ai fitoi një Oscar në 2014 për prodhimin e dramës “12 Years a Slave”, si fotografia më e mirë e natës. Në Oscar-in e këtij viti, Pitt u nominua në kategorinë më të mirë të aktorëve kundër Al Pacino (The Irishman), Joe Pesci (The Irishman), Anthony Hopkins (The Tëo Popes), dhe Tom Hanks (Një ditë e bukur në lagje) , të gjithë ata kanë fituar statuja vepruese në të kaluarën. Pitt më parë gjithashtu ka fituar nominime për aktrim për filmat “12 Monkeys”, “The Case Curious of Benjamin Button”, dhe “Moneyball”.

    • 8:18

      Joaquin Phoenix shpallet aktori më i mirë në “Oscar 2020”, me rolin e tij në filmin ‘JOKER’

      Joaquin Phoenix

      Ylli i njohur pasi u përzgjodh si aktori më i mirë, zgjodhi të mbajë një fjalim që tregonte gjithë udhëtimin për këtë çmim. Në fjalimin e tij mjaft emocional ai foli me pasion për besimin e tij në të drejtat e kafshëve, ndërsa nuk  harroi pa përmendur edhe të vëllain e tij, River Phoenix.

      “Kur ai ishte 17 vjeç, vëllai im e shkruajti këtë lirikë. Vraponi drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të pasojë.”-tha Phoenix, dhe u emocionua ndërsa fliste.

      Ylli mundi Adam Driver (Story Martesa), Jonathan Pryce (The Two Popes), Leonardo DiCaprio (Njëherë e një kohë… në Hollywood), dhe Antonio Banderas (Dhimbje dhe Lavdi) në kategorinë e tij. Phoenix, një aktor i njohur me tre nominime të mëparshme për Oscar, filloi këtë sezon si prezantuesi kryesor i aktorit më të mirë falë eksperiencës së tij.

      Joker ishte njëkohësisht një hit kritik, duke fituar mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën dhe duke fituar çmime kryesore nëpër festivale. Phoenix, e cili ndoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve me të fejuarën e tij, të nominuarën për Oskar, Rooney Mara.

    Shto Koment