Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Njëmbëdhjetë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan në një deklaratë të përbashkët atë që duket se është një dhunim i një shtetasi grumbullues mbeturinash të riciklueshme nga ana e dy personave të policisë bashkiake të Tiranës.
Videoja e publikuar në rrjetin social Facebook paraqet dy policët që dhunojnë qytetarin i cili nuk i përgjigjet me dhunë por përpiqet vetëm t’i shpëtojë nga duart ndërkohë që kalimtarët ndalojnë për t’i qetësuar.
“…jemi njohur nëpërmjet mediave online me dhunën e policëve të bashkisë Tiranë ndaj një anëtari të minoritetit rom, i cili i gjendur në kushte të vështira ekonomike për shkak të dështimit të programeve të punësimit si dhe masave të ndërmarra ndaj Covid-19, ka zgjedhur si zgjidhje për të ushqyer familjen mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme. Por, siç shihet nga video, kjo gjë nuk është pranuar nga punonjësit e policisë bashkiake Tiranë, duke e dhunuar në shkelje të çdo ligji apo rregulli,” shkruhet në deklaratën e organizatave.
“…këto janë sjellje të paligjshme dhe kryhen në mënyrë të përsëritur nga ana e policisë së bashkisë Tiranë. Shprehemi të paligjshme, pasi në 2017, institucioni i Avokatit të Popullit nëpërmjet trajtimit të një ankese ka konstatuar se, policia bashkiake Tiranë vepron në tejkalim të kompetencave të saj përsa i përket masave dhe veprimeve të kryera ndaj ricikluesve si dhe ka rekomanduar mos përsëritjen e veprimeve tilla,” vijon më tej deklarata.
“Lidhur me situatën e ndodhur, kërkojmë nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, të kërkojë falje publike për dhunën e kryer nga ana e punonjësve të tij ndaj anëtarit të minoritetit rom si dhe të marrë masa për pezullimin, hetimin e ngjarjes dhe vendosjen e tyre para drejtësisë,” thonë ata.
Dhuna ndaj ricikluesve dhe ndaj shitësve ambulantë ka qenë e përsëritur dhe mbi baza të paqarta ligjore nga ana e Policisë Bashkiake të Tiranës.
Një zëdhënës i Bashkisë së Tiranës nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për koment mbi këtë video deri në publikimin e këtij shkrimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Artur Xhakja, 46 vjeç ka humbur gjurmët që prej vitit 2002 dhe familjarët vijojnë ta kërkojnë ende. Me lot në sy, nëna e Xhakjes, e ft...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka foluir sot për masat lehtësuese që janë ndërmarrë nga qeveria. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, m...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 25 raste të reja më COVID-19. Deklarata sot u lexua nga Mirela Cami, e cila është dhe pjesë e Komitetit të Eks...
TIRANË- Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore. Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet ...
GRAMSH– Një video e publikuar nga JOQ, tregon një sjellje mizore të një burri ndaj nëj kafshe. Videoja është dërguar në redaksi, nga një qytetar që ka filmuar n...
TIRANË– Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinat...
ZVICËR– Katër gra shqiptare nga Kosova ndodhen aktualisht në burg dhe pritet që të marrin dënimin nga Gjykata e rrethit të Bülach ZH., pasi akuzohen për rr...
TIRANË- Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria t...
TIRANË- Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e ‘leje daljes’ duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehe...