Politike

Opozita mbyll protestën, ministrja Xhaçka: Përshëndes të djathtët që u distancuan nga dhuna

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar pas mbylljes së protestës së opozitës. Xhaçka shkruan se i përshëndeste të gjithë protestuesit që u distancuan nga dhuna dhe i uroi shërim të shpejtë efektivëve të lënduar.
Featured image of article: Opozita mbyll protestën, ministrja Xhaçka: Përshëndes të djathtët që u distancuan nga dhuna Ministrja e Mbrojtjes, olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me protestën e opozitës kundër kabinetit, pjesë e të cilit është edhe ajo. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se i përshëndeste të gjithë protestuesit që u distancuan nga dhuna dhe i uroi shërim të shpejtë efektivëve të lënduar.

“Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shashka dhe flakadanë hapën protestën e opozitës ditën e sotme. Fillimisht protesta nisi tek kryeministria. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit. Një makinë dhe një kioskë e djegur. Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. 7 të plagosur, 2 gazetar dhe 5 policë. Pas protestës, policia shoqëron 20 protestues.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment