LIVE UPDATES
Ekonomi

Operatorët e pagesave duhet të sigurohen për dëmet që mund t’iu shkaktojnë klientëve

7 Janar 2022, 06:25 Nga DOSJA
Operatorët e pagesave duhet të sigurohen për dëmet që

TIRANË – Institucionet financiare të ofrimit të shërbimeve të pagesave duhet të pajisen me një siguracion për mbulimin e përgjegjësive profesionale për dëmet që mund t’iu shkaktojnë klientëve të tyre gjatë ushtrimin të aktivitetit.

Një detyrim i tillë parashikohet në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, që hyri në fuqi vitin e kaluar dhe policat e sigurimit (ose një garanci tjetër e krahasueshme) është pjesë e dokumentacionit për licencimin e subjektit si ofrues i shërbimeve të pagesave nga Banka e Shqipërisë.

Ligji përcakton si përgjegjësi që duhen siguruar kryerjen e transaksioneve të pagesave të paautorizuara, mosekzekutimin, ekzekutimin e gabuar ose me vonesë të transaksionit të pagesës, ndërsa në rastin e subjekteve që ofrojnë shërbimin e informimit të llogarisë, përgjegjësitë klasifikohen ato që që rezultojnë nga aksesi i paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar ose me qëllim mashtrimi, i informacionit të llogarisë së pagesës. Banka e Shqipërisë ka përgatitur si fundmi edhe një projekt-udhëzim “Mbi kriteret për përcaktimin e shumës monetare minimale të siguracionit të dëmshpërblimit profesional ose të garancive të tjera të krahasueshme”.

Sipas rregullores, vlera minimale e siguracionit të dëmshpërblimit profesional (ose e garancive të krahasueshme) duhet të llogaritet duke mbledhur tre komponentë përbërës: shumën që pasqyron kriterin e profilit të rrezikut, shumën që pasqyron kriterin e llojit të veprimtarisë dhe shumën që pasqyron kriterin e madhësisë së veprimtarisë.

Kriteri i profilit të rrezikut do të bazohet në vlerën e kërkesave për rimbursim të marra (ose të parashikuara) nga subjekti, në numrin e transaksioneve të pagesës të iniciuara nga një subjekt që ofron shërbimin e inicimit të pagesës ose në numrin e llogarive të pagesave të aksesuara nga një subjekt që ofron shërbimin e informimit të llogarisë.

Kriteri i dytë, ai i llojit të veprimtarisë, merr në konsideratë nëse subjekti ofron ekskluzivisht shërbimin e inicimit të pagesës, shërbimin e informimit të llogarisë, të dy shërbimet njëkohësisht, nëse subjekti ofron shërbime të tjera pagesash, të parashikuara në ligj, si edhe nëse subjekti është përfshirë në veprimtari të tjera tregtare, përveç shërbimeve të pagesave.

Kriteri i tretë, ai i madhësisë së veprimtarisë, bazohet në vlerën e transaksioneve të iniciuara, për subjektet që ofrojnë shërbimin e inicimit të pagesës dhe në numrin e klientëve që përdorin shërbimin e informimit të llogarisë, për subjektet që ofrojnë shërbimin e informimit të llogarisë.

Shuma për të cilën subjektet duhet të sigurohen mund të jetë shumë e ndryshueshme në varësi të kritereve të mësipërme, megjithatë projekt-udhëzimi përcakton disa vlera dysheme.

Për shembull, për subjektet që nuk kanë mbushur një vit të plotë kalendarik në ushtrimin e aktivitetit, përdoret vlera e agreguar e të gjitha kërkesave për rimbursim të parashikuara nga subjekti në aplikimin për licencim. Nëse subjekti nuk disponon asnjë parashikim lidhur me kërkesat për rimbursim, ose nëse vlera që rezulton nga aplikimi i vlerës totale të parashikuar të kërkesave për rimbursim është më e ulët se ekuivalenti në lekë i shumës 50 mijë euro, në formulë vendoset vlera 50 000.

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” hyri në fuqi më 1 janar 2021 dhe i linte Bankës së Shqipërisë një vit afat për miratimin e akteve të nevojshme nënligjore për zbatimin e tij. Megjithëse ky afat është përmbushur, kuadri nënligjor ende nuk është plotësuar.

Risitë kryesore të ligjit janë institucionet financiare të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të shërbimin të informimit mbi llogaritë e pagesave. Paralelisht, ligji sjell edhe konceptin e bankingut të hapur, që detyron bankat të japin akses institucioneve të mësipërme në llogaritë e klientëve; kjo gjithmonë me miratimin e klientit dhe vetëm në funksion të veprimtarive të mësipërme. Kjo do t’iu krijojë më shumë hapësira ofruesve alternativë të shërbimeve të pagesave, kryesisht atyre të modelit fintech, për të konkurruar me bankat. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore banka e shqipërisë demet kliente operatoret e pagesave banka e shqipërisë demet kliente operatoret e pagesave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet