LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni “VIJIMI” në kryeqytet, arrestohen 6 persona. 2 të tjerë në kërkim

20 Nëntor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Operacioni “VIJIMI” në kryeqytet, arrestohen 6 persona. 2

TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 6 persona si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Mes të ndaluarëve rezultojnë dhe 3 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas informacioneve të policisë, u arrestuan për M. K., 27 vjeç; (vjedhje energjie dhe trafik armësh), B. B., 39 vjeç (vjedhje energjie dhe ndërtim i paligjshëm) dhe E. M., 42 vjeç (moskallëzim krimi).

Ndërkohë 3 punonjësit e ndaluar të OSHEE-së: E. D., 43 vjeç, shef grupi Operativ OSHEE; A. Sh., 41 vjeç, Shef grupi Operativ OSHEE dhe P. D., 45 vjeç, Shef Ekipi Operativ OSHEE akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në kërkim policia shpalli E.K., 32 vjeç (vjedhje të energjisë elektrike/ prodhim e shitje të lëndëve narkotike) dhe H.K., 65 vjeç (vjedhje e energjisë elektrike).

 

NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,në vijim të hetimeve dhe në funksion te procedimit penal të regjistuar muaj më parë, për veprat penale në fushën e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezulat i veprimeve të kryera, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”;

• B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”;

• E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si dhe u ndaluan shtetasit:

– E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE;

– A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE;

– P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim policor shtetasit:

– E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”;

– H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të veprimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur muaj më parë, si dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer kontrolle në disa banesa, dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se:

Në banesën e shtetasit E.K., dhe M.K., janë gjetur disa sende të kundraligjshme si peshore që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe municion luftarak.

Njëkohësisht në banesën e shtetasit B. B., u konstatua se po kryente një ndërtim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua nje lidhje e paligjshme energjie elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin shtetasit M. K., dhe B. B.

Këta shtetas kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike me shtetasin E.K.,dhe H.K., ndërsa shtetasi E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.

Nderkohë, nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D., me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kerkim, dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet prodhim i lendeve narkotike shperdorim detyre vjedhje e energjise elektrike prodhim i lendeve narkotike shperdorim detyre vjedhje e energjise elektrike

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Nëntor 2021, 18:45

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS – Një aksident u shënua në Durrës pasditen e sotme. Drejtuesi i automjetit “Ford”, E.L. ka përplasur këmbësorin S.V.. Ngjarja ka ndodhur në lagjen N...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës