LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokaina gati në pjatë! RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

17 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
Kokaina gati në pjatë! RENEA në një lokal në

KUKËS– Operacioni i RENEA-s në Kukës ka vënë në pranga një pranga një person ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër. Besmir Sulaj është arrestuar nga policia ndërkohë që është shpallur në kërkim në kërkim Fation Elezaj.

Operacioni policor i koduar “Vila”, u zhvillua mbrëmjen e djeshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Sulaj u arrestua si një nga organizatorët, ndërsa Elezaj u shpall në kërkim pasi kishte vënë në dispozicion lokalin e marrë me qira, për ta përdorur për lojëra fati, shpërndarje e përdorim të drogave të forta. Ndërkohë dhe 7 persona të tjerë janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

Besmir Sulaj është me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve si i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërkohë Elezaj është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve si dhe i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Arrestohet në flagrancë një nga organizatorët, si dhe shpallet në kërkim shtetasi që kishte vënë në dispozicion lokalin e marrë me qira, për ta përdorur për lojëra fati, shpërndarje e përdorim të drogave të forta. Procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe 7 shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

Në funksion të procedimit penal të nisur më parë për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, nisur edhe nga informacionet e marra se personat organizatorë mund të ishin të armatosur dhe rrezikohej jeta e punonjësve të Policisë në operacion, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Vila”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. E., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve. Gjithashtu u proceduan penalisht për moskallëzim krimi, edhe 7 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën duke luajtur lojra fati në lokalin e marrë me qera nga shtetasi i shpallur në kërkim F. E., i cili e kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të drogave të forta dhe ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar B. S., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi. Operacioni vijon për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besmir sulaj fatjon elezaj renea ne kukes besmir sulaj fatjon elezaj renea ne kukes

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Tetor 2021, 11:52

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë!

TIRANË– Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marath...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë