LIVE UPDATES
Bota

Omikron: Danimarka mban rekord infektimesh prej dy javësh

29 Dhjetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Omikron: Danimarka mban rekord infektimesh prej dy javësh

DANIMARKË – Varianti Omikron i koronavirusit po dominon zhvillimet e infeksioneve në Danimarkë që prej më shumë se dy javësh. Kjo nuk është befasuese, sepse rastet janë rritur ndjeshem, sipas të dhënave të Autoritetit danez të Mbikqyrjes së Epidemive. Sipas Autoritetit të BE-së për Epidemitë (ECDC) për periudhën mes 7 dhe 21 dhjetorit numri i infektimeve ka qenë 2100 raste në 100.000 banorë. Kjo është shifra më e lartë në Europë. ECDC e përllogarit këtë incidencë në mbarë Europën në njëperiudhë 14 ditore. Autoriteti danez i Kontrollit të Epidemive Statens Serum Institut llogarit krahas kësaj një incidencë shtatë ditore, që pasqyron infekstionet ndër 100.000 banorë në shtatë ditët e kaluara. Vlera, sipas të dhënave të Serum-Institut në Kopenhagë është 1621. Kjo është vlera më e lartë në botë aktualisht. Edhe në Gjermani punohet me përllogaritjen e incidencës në shtatë ditë, gjë që e vështirëson krahasimin e të dhënave në nivel mbarë europian.

Shumë testime, shumë konstatime infeksionesh: Danimarka shënon rekorde

Edhe në vende të tjera, sipas autoritetit të BE-së, ECDC, shifrat e rasteve me infeksion janë të larta. Sllovakia dhe Çekia ndërkohë kanë mbi 1500 raste në 100.000 banorë në harkun e 14 ditëve, pasuar nga Irlanda me 1400 dhe Holanda me 1300. Edhe në Francë, Belgjikë, Qipro përkatësisht me 1000 varianti Omikron i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve. Për krahasim: Për Gjermaninë autoriteti i BE-së, ECDE njofton për 14 ditët përpara Krishtlindjeve një vlerë 790. Në parashikimet e autoritetit të BE-së thuhet, se kuota e infeksioneve në Europë në ditët dhe javët e ardhëshme mund të rritet ndjeshëm nga vendi në vend. Vala e infeksioneve nga Omikron nuk mund të ndalet, por mund të ngadalësohet, thuhet në vlerësimin e fundit më 15 dhjetor për situatën pandemike.

Më shumë infektime, më pak të sëmurë në gjendje të rëndë

Nëse shohim aktualisht Danimarkën që kryeson me numrin e infeksioneve, bëhet e qartë, se përhapja e infeksionit është më e fuqishme se një vit më parë, kur numri i infeksioneve ishte një e katërta më pak se sot. Megjithatë numri i njerëzve, që trajtohen për shkak të koronavirusit në spital, një vit më parë ishte shumë me i lartë se aktualisht. Të hënën (27.12) në Danimarkë u trajtuan në spital rreth 70 të sëmurë nga COVID-19. Sipas të dhënave të autoritetit të kontrollit të epidemive në Kopenhagë ky numër është përgjysmuar krahasuar me janarin e vitit 2021.

Kuota e vaksinimit në Danimarkë është 77 përqind. 42 përqind e të vaksinuarve ndërkohë kanë marrë dozën e tretë. Danimarka e ka përforcuar dukshëm profilaksinë, thuhet në në një analizë të Serum-Institut. “Numri i shtrimeve në spital është i menaxhueshëm dhe kjo është më e rëndësishmja”, thotë anestezisti dhe kryetari i Organizatës së Pacientëve “Lunge Foreningen”, Torben Mogensen. “Nuk ka arsye të druaj që mund të pësojë ndonjë kolaps sistemi ynë i shëndetësisë”, i tha Mogensen agjencisë së lajmeve “Ritzau”.

Mediet daneze tërheqin vëmendjen, se numri i infeksioneve të raportuara dhe statistikat në fillim të javës me 16.000 infeksione të reja në 130.000 teste ndaj koronavirusit, mund të mos japin pasqyrë reale të situatës për shkak të ditëve të pushimeve nga Krishtlindjet. Krahasimet e shifrave të infeksioneve janë të vështira, sepse në Danimarkë ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, kryhen shumë më tepër testime – e kësisoj zbulohen edhe shumë më tepër infeksione.

Për Gjermaninë Instituti Robert-Koch bën një rikalkulim të shifrave me faktorin katër deri në gjashtë. Kjo do të thotë që për çdo infeksion me koronavirus të verifikuar nga testi duhet të merret parasysh se katër deri në gjashtë teste nuk përfshihen në dokumentacion. Se sa mund të jetë kjo kuotë e mospërfshirjes në dokumentacion në vendet e tjera, kjo është e vështirë të verifikohet. Për udhëtimet në Danimarkë që nga e hëna (27.12) kërkohet përveç dokumentit të vaksinimit edhe një test negativ ndaj COVID-19. Gjermania kërkon prej danezëve, që duan të hyjnë në Gjermani, certifikatën e vaksinimit. Të pavaksinuarit duhet t’i nënshtrohen karantinës.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota danimarka infektimet me covid omicron danimarka infektimet me covid omicron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet