LIVE UPDATES
Aktualitet

`KODI OMERTA`- Pse Rama nuk lejoi heqjen e imunitetit për ta? Lidhja Tahiri-Koka-Bllako

1 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
`KODI OMERTA`- Pse Rama nuk lejoi heqjen e imunitetit për ta? Lidhja

TIRANË– Alqi Bllako është ish-deputeti i radhës që jep vetë dorëheqjen nga mandati i deputetit duke mos ia dhënë privilegjin  prokurorëve të SPAK që të përballeshin me të në Komisionin e Mandateve ku do të duhet të mbronte veten. Në një proces nga më të çuditshmit në Shqipëri, ai u arrestua pasi kishte lëshuar mandatin ndërsa SPAK nxitoi ta njoftonte se do të arrestohej edhe pse për të, GJKKO nuk kishte një vendim. Frika e përsëritjes së skandalit Llalla, ku ish-kryeprokurori i Përgjithshëm zvarriti procesin gjyqësor dhe sot është në arrati ndezi debatin se e njëjta gjë ndodhi edhe me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur dikasteri drejtohej nga Lefter Koka.

Për 72 orë, publiku ishte në dilemë se ku ndodhej Alqi Bllako, ndërsa në PS ka pllakosur heshtja. Kryeministri e humbi qetësinë 3 ditë më parë, kur gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta e pyeti me të drejtë, se a po krijon PS një tjetër grup parlamentar, kësaj here në burg.

Pa dashur të japë sqarime, Rama përsëriti indirekt fabulën e drurit të shtrembër që rrëzon stivën, ndërsa lau duart me Bllakon publikisht, njësoj siç më herët kishte bërë me bashkëpunëtorë më të ngushtë të tij.

Por ajo që çudit këdo është mënyra sesi Alqi Bllako shkoi me qetësi drejt burgut. Morali i pafajësisë do të duhet të na tregonte një luan që kërkon drejtësi dhe pastërtinë e emrit të tij, por e kundërta ndodhi…

Dhe kjo nuk ishte hera e parë. Në tetor të vitit 2017, fill pas konfirmimit të mandatit të dytë dhe krijimit të kabinetit Rama 2, nga Italia erdhi lajmi se kushërinjtë e shumëakuzuar të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishin arrestuar. Opozita kërkoi lënien e mandatit, ndërsa Prokuroria nisi procedurën për heqjen e imunitetit. Asokohe, Tahiri kërkoi mbrojtjen politike që i ofronte imuniteti dhe socialistët ia mundësuan, të paktën përkohësisht…

Tahiri e mbajti imunitetin parlamentar.

Për të mos i dhënë të drejtë opozitës që priste arrestimin dhe provimin e një prej kauzave më të forta, atë se Shqipëria ishte kanabizuar për të fituar zgjedhjet e 2017-ës, Tahiri fitoi kohë.

Në maj të 2018-ës, ai e la vetë mandatin duke njoftuar se nuk i duhej mbrojtja politike për të provuar pafajësinë e tij. Vendimi u përshëndet nga Edi Rama, që më herët mbronte me forcë edhe imunitetin që nuk i ishte he qur ish-ministrit të tij.

3 vite më vonë, në shtator të 2021, kur të gjithë prisnin që Lefter Koka të parakalonte i lumtur pas fitores së mandatit në Durrës për llogari të socialistëve, ish-ministri dha dorëheqjen. Me një njoftim se koha e tij kishte mbaruar, Koka shkoi krahëhapur në burg, ndërsa goja e tij edhe sot është e kyçur. Koka shmangu procedurën parlamentare të heqjes së imunitetit, duke i vetëkërkuar KQZ që ti kalonte mandatin dikujt tjetër, si për ti shpëtuar kalvarit parlamentar.

Sot, i njëjti skenar përsëritet me Bllakon. Ish-deputeti socialist la mandatin duke shmangur procedurën parlamentar dhe shkon në burg.

Por pse? Kush qëndron pas urrejtjes për heqjen e imunitetit? Neni 73 i Kushtetutës, parashikon që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin  jep autorizimin për arrestimin e një deputeti. Nëse Kuvendi, si organi më i lartë në një republikë parlamentare, vulos heqjen e imunitetit për një deputet, përballja me drejtësisë nis me imazhin e fajtorit.

3 raste, të ndryshme, por me të njëjtin fund. Vetëdorëzimi i Tahirit, Kokës e Bllakos heq çdo përgjegjësi politike nga Partia, duke nisur një rrugë të re. Por pse do të ndodhte kjo, në rast se dikush nuk do të ofronte diçka? Këtë enigmë do e zgjidhte një mbledhje e grupit parlamentar gjatë orarit të “ajrosjes”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako edi rama heqja e imunitetit lefter koka saimir tahiri alqi bllako edi rama heqja e imunitetit lefter koka saimir tahiri

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 29 mars

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS