Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga itinerari që ka kryer aktori Olsi Bylyku pas ardhjes së tij nga Italia. Aktori i “Klanifornia” që ditën e sotme u ndalua nga Policia e Shtetit, sepse sipas Gazetës Tema po lëvizte në rrugë me automjetin e tij pa u pajisur me lejen e posaçme, ka vijuar jetën e tij normalisht pas kthimit nga Italia.
Ditët e fundit, Dosja.al ka mësuar se Bylyku ka qenë në ambientet e Tv Klan dhe ka marrë pjesë në provat e spektaklit “Klanifornia”. Rrjedhimisht, aktori ka qenë në kontakt metë gjithë aktorët e tjerë dhe ka prekur shumë objekte në vendin ku bëhen provat. Edhe pse ende nuk dihet nëse aktori Olsi Bylyku, është apo jo i infektur me Covid-19, fakti që ka pasur një rreth të gjerë kontaktesh e bën atë më të rrezikshëm.
Gazeta Tema publikoi lajmin se policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit. Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia dhe pas kontrolleve rrezultoi se ai ka ardhur nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta.
Aktualisht Bylyku ndodhet në banesën e tij ku edhe është shoqëruar nga efektivët, ndërsa vetëm një ditë më parë publikoi një video ku u kërkonte të gjithë shqiptarëve që të qëndronin në shtëpi në mënyrë që të kujdeseshin për veten dhe familjarët e tyre dhe t’i mbronin ata nga koronavirusi.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Bilanci i të prekurve nga koronavirusi tanimë ka arritur në 33, ndërkohë që pas Elbasanit, të prekur ka edhe në Fier. Por cilat janë deri më tani, ‘vatr...
TIRANË- Tirana, Durrësi dhe qytete të tjera nga sot janë vendosur në karantinë dhe qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Por shumë prej qyt...
ITALI- Luan Sulejmani është një emigrant shqiptar që jeton në ‘zemrën’ e koronavirusit, në Lombardi të Italisë. Emigranti rrëfen për “Shekulli”-n përjetimet e n...
TIRANË– “Regency International Casino”, kompania që operon tek ‘Tajvani’ ka reguar tre ditë pasi Dosja.al publikoi ekskluzivisht pamjet nga ambientet e tyr...
Tiranë-Një një person në Tiranë ka udhëtuar me makinë personale drejt spitalit të Infektivit, pasi dyshon se është me koronavirus. Fax News raporton se personi ...
TIRANË- Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Pol...
TIRANË– Policia Kufitare ka sqaruar qytetarët se të gjitha pikat e lidhëse në vend me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë janë funksionale...
“Që kur ka rënë tërmeti nuk kam larë as duart as sytë”. Teksa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë banorët e prekur nga tërmeti që jetojnë në ca...
TIRANË– Mjekët janë në frontin e parë të luftës dhe po përballen me pacientet të cilët rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Sot Urdhri i Mjekëve të Shqip...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga Fieri të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 66-vjeçari ka marrë p...