LIVE UPDATES
Aktualitet

Jeton në Lombardi, flet babai shqiptar i foshnjës së infektuar me koronavirus: I kam binjakë, djali doli pozitiv, vajza jo.

13 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
Jeton në Lombardi, flet babai shqiptar i foshnjës së infektuar me

ITALI- Luan Sulejmani është një emigrant shqiptar që jeton në ‘zemrën’ e koronavirusit, në Lombardi të Italisë. Emigranti rrëfen për “Shekulli”-n përjetimet e një prindëri, i cili foshnja 4 muajsh i është prekur nga Covid 19. Në fjalën e tij ai tregon se si e mësoi që fëmija i tij është mbartës i virusit dhe se si po arrijnë ta përballojnë këtë situatë të pazakontë, me të cilën po ndeshet njerëzimi. Ai thotë se djali i është infektuar, ndërkohë vajza e cila është binjake me të, nuk ka rezultuar e infektuar. Në këtë rrëfim, të vështirë dhe aspak të lehtë për situatën në të cilën ndodhemi, Luani tregon se si u shfaq fillimish virusi në trupin e fëmijës. “Djali kishte temperaturë gjatë natës. I dhamë tre herë Paracetamol. Temperatura i ngrihej dhe i ulej. Nga dreka e dërgova në urgjencë. Infermierët që erdhën për ta marrë, nuk dyshonin se mund të ishte i infektuar nga koronaviursi. Më pas më thanë që nuk mund të jetë kjo, pasi nuk i kishte shenjat e virusit”, tregon ai.

Dyshimet

Emigranti, thotë se si fillim mjekët kishin dyshuar për një infeksion në urinë. “Më thanë që nuk mund të ketë virus, pasi nuk ka shenja të tij. Dyshonin për infeksion në urinë”, rrëfen ai. Më tej shpjegon se gjendja e tij nuk po stabilizohej, duke i detyruar mjekët që t’i bënin tamponin. Dhe ndodhi ajo që i trembshin më shumë prindërit. Luani thotë se djali doli pozitiv me Covid 19. “Nuk më besohej atë ditë, kishte vetëm temperaturë. I bënë tamponin dhe doli pozitiv. Ne kishim lexuar dhe dëgjuar që fëmijët nuk i prek, por ja që e kishim ditur gabim deri në atë moment”, thotë ai për “Shekulli”-n.

Gjendja shëndetësore

Luani thotë se jeton në zonën më të prekur të Italisë, në Codogno, Lombardi dhe se është e pamundur që dikush të jetë i pa infektuar. “Unë besoj se ne jemi të gjithë të prekur nga virusi “. Ndërkohë bën me dije se shëndetit i djalit të tij është përmirësuar tani dhe se që prej ditës së djeshme e kanë nxjerrë nga dhoma e izolimit dhe e mbajnë në shtëpi. “5 ditë e mbajtëm në spital të izoluar me antibiotikë. Tani e kam në shtëpi. Falë Zotit ai është mirë me pak simptoma që kanë kaluar, ne të gjithë këtej mund të jemi të infektuar sepse jetojmë në zonën më të infektuar të Italisë dhe pikërisht në pallatin më të infektuar pa asnjë lloj simptome”, deklaron ai.

Apeli

Në fjalën e tij ai thotë se në momente të tilla të ‘shembet’ bota, duke bërë apel që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mos e neglizhojmë këtë virus për asnjë arsye. “Bëni kujdes, mos e nënvlerësoni aspak situatën sepse prindërit, gjyshërit tanë janë në rrezik total. Është një sprovë e madhe që unë uroj ta kalojmë, por nëse nuk tregohet kujdesi i duhur, ju garantoj që nuk do jetë e lehtë. Po e provoj në familjen time këtë situatë stresuese, ndaj dhe ju bëj thirrje të ndërgjegjësoheni. Shqiptarë tregohuni të ndërgjegjshëm, për veten për familjarët dhe për shoqërinë. Ua them nga zemra këto fjalë “, shprehet ai.

Situata

Referuar mediave italiane, deri më tani numri i fëmijëve të prekur nga Covid 19 ka shkuar në 43. Raportohet se të gjithë fëmijët janë poshtë moshës 10-vjeçare. Ka dhe fëmijë më të rritur e adoleshentë të infektuar nga virusi e janë 85 raste të moshës 10-19 vjeç. Të miturit e adoleshentët që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus përbëjnë sot 1% të numrit të përgjithshëm të të infektuarve në Itali. Në total deri më tani numri i të prekurve në Itali sipas OBSH-së është15,113. Numri i personave që kanë nderuar jetë është 1,016, ndërsa atyre që janë shëruar është 1,045.

Marrë nga Shekulli 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne itali luan sulejmani itali koronavirusi ne itali luan sulejmani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale