LIVE UPDATES
Insights

Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët

23 Mars 2019, 17:35 Nga DOSJA
Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët

Në krizat politike nuk janë të panjohura ato poropzime që bëhen jo për të dhënë zgjidhje, por për të kaluar lumin propogandistik të ditës. Një të tillë ka prodhuar Edi Rama, në mitingun që pasoi kongresin e PS-së. Në mënyrë të përmbledhur kryeministri propozoi ndryshimin e kodit zgjedhor në mënyre konsensuale me mandatdjegurit, ashpërsimin e ligjeve për blerjen e votës dhe testimin e votimit elektronik, si garanci që opozita të futet në zgjedhje lokale.

Pastaj, ka shtuar ai, nëse Luli dhe Monika fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë në 30 qershor, unë do tu ofroj si dhuratë zgjedhjet e parakohshne.

Në fakt, kjo ofertë nuk është aspak më shumë se një tallje për atë palë që po kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Arrnime të tilla Basha i provoi në marrëveshjen e 18 majit dhe ai e kuptoi i fundit, atë që të gjithë shqiptarët e dinin që më parë, se kompromisi për një betejë të ndershme nuk vendoset nga kolltuqet që zë në qeveri, por nga neutralizimi i pushtetit okult të Dakos dhe Avdylajve nga prerja e parave që hedhin oligarkët, nga balacimi i mediave të mëdha që i shërbejnë pushtetit.

Por, pavarësisht nga kjo, le të imagjinonim për një çast, se i gënjyer sërisht apo i blerë nga Rama, Basha e pranonte këtë ofertë. Le ta shfrenonim fantazinë dhe të besonim se ndryshimet ligjore kryeheshin, se opozita futej në zgjedhje lokale të ndershme dhe fitonte edhe një bashki më tepër.

Le ta shpinim logjikën në ekstrem dhe të përfytyronin se Rama do të bëhej ëngjëll, do ta mbante premtimin për zgjedhje të parakohshme dhe në fund, pas humbjes në to, do ta dorëzonte pushtetin.

Pra le të ëndërrojmë të pa ëndërrueshmen dhe pas saj të ngrejmë pyetjen: po shumica e shqiptarëve çfarë do të fitonin?

Ne këtë film e kemi parë, këtë histori e kemi lexuar pafundësisht.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se banditët dhe oligarkët do të rendnin tek paradhoma e Lulit, se TV Klani do të merrte kthesën e radhës e do të rikthehej si pushkë e PD-së, se Viktoria Invest, Fusha apo Salillari do të vazhdonin të gëlltisnin punët publike.    

Pra thjeshtë dhe si gjithmonë edhe nëse në rastin më të mirë do të kishim rotacion, as nuk do duhej të shpresonim për ndryshim.

Prandaj kjo na kthen sërisht tek akti radikal i opozitës për djegjen e mandateve dhe daljen nga sistemi. Po të ishte thjeshtë një lëvizje që do të ndryshonte karrigen e Bashës me të Ramës, ajo nuk do të kishte pikë kuptimi.

Propozimet e saj për largimin e kryerilindasit dhe qeverinë tranzitore, do të ishin shterp nëse ato katandiseshin në një ndryshim pushteti.

Ato kanë vlerë, jo nëse rrëzojnë Ramën, por nëse shërbejnë për të varosur modelin e tij, jo nëse prodhojnë një qeveri kalimtare, por një kabinet afatgjatë teknicienësh që duhet të ketë një hartë rruge të prcaktuar mirë.

Kjo qeveri e cila duhet krijuar me konsensus, duhet të ketë sa më pak ndikim dhe frymë politike. Ajo duhet ti ngjajë, pak a shumë, qeverive italiane që pasuan krizën financiare dhe shembjen e Berluskonit (edhe ai kishte fituar me vota).

Ajo duhet të ketë qëllimin primar shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet nga reforma e përdhosur në drejtësi. Nëse kjo kauzë e përshëndetur nga shumica e shqiptarëve degjeneroi rrugës nga korruptimi që asaj i bëri një pushteti arbitrar që po vendos ngado njerëzit e tij, ajo shumë shpejt do të rrezultojë një dështim i pakthyeshëm. Prandaj, për sa kohë të gjitha institucionet e saj të fillojnë të vihen në punë, në krye të ekzekutivit duhet të jenë teknicienë nutralë, sepse një pushtet personal, qoftë socialist qoftë demokrat, e varros atë. Për hir të kësaj fabule që u pikturua me ngjyrat e një revolucioni ia vlen sakrifikimi i çdo emri të përveçëm.      

Kjo qeveri teknike, por jo shumë e përkohshme, duhet të hartojë një paketë antioligarkë, jo vetëm duke bërë të mundur prerjen e lidhjeve korruptive dhe miqësore që e gjithë klasa politike ka me më të pasurit e këtij vendi, por edhe duke studiuar e më pas neutralizuar të gjitha hapsirat ligjore përmes të cilave ata kanë përfituar deri më tani.

Kësaj qeverie teknike duhej ti jepej koha e nevojshme për të skicuar arkitekturën e një republike të re, ku asnjë kryeministër të mos jetë kaq i ploftuqishëm sa sot, ku liderët e parive të mos kenë monoloplin e listave të mbyllura, ku të mos pengohet me kleçka ligjore hyrja në kuvend e forcave të reja, ku parlamenti të fitojë më tepër pushtet ndaj shefit të ekzekutivit.  

Vetëm pas këtij tërmeti që nuk kryhet në mënyrë blic, akti i djegjes së mandateve dhe i daljes nga sistemi do të kishte kuptim.

Vetëm në këtë mënyrë, të gjithë ata që e kanë mbështetur atë, mund ta ngrinin ballëlartë pyetjen: A nuk ia vlen sakrifikimi i një emri të vetëm, qoftë ky edhe Edi Rama, përpara gjithë këtyre?

Opozita nuk ka rrugë tjetër për ti dhënë kredibilitet pretendimeve të saj ektreme.

Dhe në një farë mënyre, këtë ia konfirmoi edhe vetë kryeministri me ofertën që i bëri nga kongresi. Ai nuk doli dot nga roli i dallaveraxhiut meskin, që s’ka ç’ofron më tepër sesa një pazar brenda pallatit.

Ai s’ka model të ndryshëm përpos atij të disa lëshimeve të vogla, nga të cilat, në rastin më të mirë fiton vetë dhe në rastin më të keq fiton Luli.

Sepse pas 21 vjetësh pa ndërprerje në pushtet, Edi Rama ka harruar të ofrojë zgjidhje që e lënë atë jashtë tepsisë. Kjo është thembra e tij e Akilit dhe prandaj ai duhet luftuar me modelin e një sistemi që e bën të pamundur rilindjen e mostrave të tilla.

Marrë nga Lapsi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione andi bushati edi rama kongresi i 23 marsit kongresi i ps andi bushati edi rama kongresi i 23 marsit kongresi i ps

Sondazh

Poll
Insights 22 Mars 2019, 11:02

Mjafton ti bëni Like bojës

Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...

Insights 20 Mars 2019, 20:39

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...

Insights 19 Mars 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Insights 19 Mars 2019, 16:02

Zotësia për të vlerësuar pazotësinë

Më ka qëlluar të pyes veten: si e kuptojnë ata që nuk kanë vesh muzikor, se nuk kanë vesh muzikor?Me përkufizim, veshi muzikor është aftësia për të perceptuar s...

Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...

Insights 18 Mars 2019, 15:23

NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet