LIVE UPDATES
Insights

“Minorancat” që na qeverisin: Legjitimiteti i shumicës 1991-2017

19 Mars 2019, 13:46 Nga DOSJA

Sistemi përfaqësues është u bazuar në sistemin e shumicës: shumica fiton, shumica qeveris. Pakica luan rolin e opozitës. Shumica mund të zgjerohet me aleatë të rinj, opozita mund të pakësohet, dhe anasjelltas. Sa legjitim është sistemi ynë përfaqësues dhe a ka rregulla strikte sa përfaqësues duhet të jetë? Kushtetuta e RSH nuk ka rregulla: neni 2 përcakton vetëm se “sovraniteti i përket popullit dhe se populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Nëse në 3 milion qytetarë marrin pjesë në votim 10%, 20%, 40%, 50% apo 60% e 70% kjo do të thotë se qytetarët nuk ndjehen të përfaqësuar dhe as të kënaqur me ofertat e partive në konkurrim, por ligjërisht, secila përqindje është legjitime. Edhe nëse nga 3 milion zgjedhës të marrin pjesë në votim 300 zgjedhës, përsëri është legjitime. Shqipëria nuk ka prag zgjedhor të pjesëmarrjes qytetare dhe as votë të detyrueshme apo të kushtëzuar. Për pasojë, ata që marrin pjesë në votime, ata vendosin. Edhe kur janë pakicë, edhe kur bëhen pakicë e pakicës.

Le tu referohemi shifrave: tabela e realizuar nga Instituti i Studimeve Politike tregon përqindjen zyrtare të partisë apo koalicionit fitues në raport me numrin e votuesve (listës së zgjedhësve) dhe të qytetarëve (banorëve në RSH). Më 1991 fituesi përfaqësonte 56% të votave dhe 34% të qytetarëve, një devijim prej 22%. Më 1992, kur shqiptarët votuan masivisht për ndryshimin e sistemit politik fituesi kishte përkrahjen e 72% të votuesve, por de facto, të vetëm 36% të qytetarëve. Më 1996 kur votat e numëruan pa praninë e opozitës fituesi kishte 53% të votave dhe vetëm 30% të mbështetjes qytetare. Raportet u përmbysën më 1997, dhe kulmuan me rënien e përqindjes së mbështetjes së palës fituese në raport me numrin e qytetarëve nga 33% në 19% në zgjedhjet 2001 dhe 2005. Vetë rotacioni 2005 i dha partisë/koalicionit fitues 49% të votave dhe 30% në raport me numrin e qytetarëve. Më 2009 mbështetja qytetare për subjektet fituese u rrit me 3%, kurse në rotacionin 2013 pro palës fituese votuan 58% e zgjedhësve, përkatësisht 30% e qytetarëve, aq sa më 2001 dhe 2005. Më 2017 të gjithë po komentojmë zgjedhjet, por në thelb kanë rënë dy treguesit, me 10% vota për subjektin/koalicionin fitues dhe me 8% vota bazuar në numrin e qytetarëve/banorëve.

Lidhur me subjektin/koalicionin fitues zgjedhjet 2017 prodhuan shifrën e dytë më të ulët prej vitit 1991, pas 47% të vitit 2009, në dy rastet, votime për mandatin e dytë të mazhorancës qeverisëse. Edhe përfaqësimi i përqindjes qytetare është 22%, po aq sa më 2009, shifra e tretë më e ulët prej vitit 1991, por gjithsesi 3% më e lartë sesa më 2001 dhe 2005.

Nëse rezulton se Shqipëria do të qeveriset në katër vitet e ardhshme nga një parti/koalicion që ka mbështetjen në vota të vetëm 22% të qytetarëve shqiptarë nuk do të thotë se pjesa tjetër prej 78% është kundër. Të dhënat krahasimore në vite tregojnë se vetëm më 1992, në ndryshimin e madh politik të sistemit, shifra përfaqësuese e qytetarëve ishte më e larta, 36%. Por edhe në atë rast nuk do të thotë se 64% ishin kundër. Në pjesën e mbetur, si më 1992 dhe sot, gjenden më shumë se 1.4 milionë shtetas që nuk banojnë rregullisht në RSH, disa mijëra shtetas që nuk votojnë asnjëherë, disa mijëra të tjerë që janë në lëvizje të vazhdueshme në migrimin e brendshëm dhe emigrimin e jashtëm, si dhe një pjesë prej 5-10% e zgjedhësve që nuk voton me ndërgjegje, si protestë ndaj politikës dhe zhgënjimeve ndaj saj.

Cila është vlera e krahasimeve të tilla? Vetëm politike. Aktorët politikë fitues të djeshëm apo të sotëm, duhet të kuptojnë dy gjëra: e para, ata nuk përfaqësojnë shumicën shqiptare, por shumicën e votuesve aktivë; e dyta, qeverisja është përgjegjësi kushtetuese dhe nuk fokusohet vetëm tek votuesit mbështetës, por tek të gjithë, përfshirë ata që votojnë kundër, refuzojnë votën, kanë pamundësi votimi etj. Asnjë mazhorancë nuk ka pasur monopolin e përfaqësimit, ndaj edhe siç kanë ardhur me vrap drejt pushtetit me po atë shpejtësi janë rrëzuar prej tij.

Fituesit duhet të kuptojnë se arroganca dhe mospërfillja nuk kanë vend në një shoqëri kaq pak të përfaqësuar dhe kaq shumë mosbesuese; se shumica e reformave meritojnë vlerësim konsensual në mënyrë që koncepti i shtetit dhe i interesave afatgjata publike të ndahen qartazi nga interesat e ngushta dhe afatshkurtra partiake. Dhe së fundi, secili udhëheqës, i majtë apo i djathtë, blu apo rozë, i kuq apo mavi, duhet ta lexojë tabelën për të kuptuar se nuk janë të përjetshëm, nuk janë zot të vendit, nuk kanë monopolin e përfaqësimit dhe as të vërtetës, nuk mund të sillen si sundimtarë absolut apo populistë që identifikojnë veten me shtetin, atdheun, kombin dhe të ardhmen. Ata ishin, janë e do jenë, një emër më shumë në historinë jo fort të lavdishme të këtij vendi. Thjesht, është në dorën e tyre nëse balanca e këtij vlerësimi minimal do anojë nga vlerësimi negativ apo pozitiv.

Marrë nga ISP

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione afrim krasniqi legjitimiteti 1991-2017 minorancat që nga qeverisin afrim krasniqi legjitimiteti 1991-2017 minorancat që nga qeverisin


Sondazh

Poll
Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...

Insights 18 Mars 2019, 15:23

NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qe...

Insights 18 Mars 2019, 06:18

Jeta si vdekje dhe vdekja si fitim

E mbaj mend shumë mirë 15 marsin e vitit 2008. Isha vetëm 10 vjeç atëherë, por më kujtohet. Në Himarë, qe ditë me diell dhe me të hapur televizorin shfaq...

Insights 17 Mars 2019, 21:15

E gjora Ditë e Verës!

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e sh...

Insights 16 Mars 2019, 19:06

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për t...

Insights 16 Mars 2019, 10:24

Ekscentriku, populisti dhe qytetari

Në prill të vitit 1998, tri javë më pak se njëzet e një vite më parë, njeriu me gishtërinjtë të ngjyer me njolla boje penelash(dhe jo të pistë, sikurse me ciniz...

Insights 15 Mars 2019, 16:21

Gërdec, shënimet e një ministri

Ridvan Bode, ministër i Financave kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e kon...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet