Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Nxori gurët dekorativ nga Mali i Tomorrit, arrestohet 33-vjeçari në Poliçan
3 Mars 2021, 13:13Nga DOSJA
TIRANË– Një 33-vjeçar nga Poliçani është proceduar penalisht pasi akuzohet për dëmtimin e habitateve dhe zonave të mbrojtura. Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt” me një automjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ që dyshohet se u nxorën në Malin e Tomorrit.
NJOFTIMI:
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”.Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt”, me një mjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka dhënë një sqarim ditën e sotme në lidhje me deklaratën e thënë pak kohë më parë në li...
GREQI– Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka tmerruar banorët në disa zona në Greqi. Në disa video të siguruar nga Dosja.al shihet se si lëvizin orendi...
TIRANE- Enver Jakimi, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena ka përfshirë Gjergj Cukalin si porositës...
TIRANË– Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë ditën e sotme, lëkundjet janë ndjerë dhe në vendin tonë. Mësohet se tërmeti 5.9 ballë që ka goditur Lari...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, ku ka komunikuar akuzën që rëndon mbi efektivin Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-...