LIVE UPDATES
Bota

‘Nuk po mundem të marr frymë’, shqiptarja rrëfen tmerrin që përjetoi nga dhuna e burrit të saj

26 Gusht 2021, 12:36 Nga DOSJA
‘Nuk po mundem të marr frymë’, shqiptarja rrëfen

KOSOVË– Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë.

Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti.

Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht.

Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork.

“Diçka që nuk e kam ditur kurrë për të, ka qenë që është i dhunshëm”, tregon Mërgimja. Tri ditë pasi u vendos në banesë, nisi zënka e parë mes çiftit.

“Më kujtohet kemi qenë në dhomë të gjumit, ai ka qenë duke folur diçka dhe unë vetëm e kam kthyer kokën dhe i kam thënë se nuk dua ta dëgjoj”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Menjëherë pas kësaj, ajo thotë se burri e kapi nga krahu dhe kokën e saj e mbajti të mbështetur në shtrat duke ia zënë frymën për rreth 30 sekonda.

“O Zot, çfarë po ndodh”, ishte gjithçka që Mërgimja mund të mendonte pasi thotë se ende nuk po e perceptonte se burri i saj, mund ta lëndojë në atë mënyrë.

Vetëm një javë më vonë, Mërgimja nisi punën dhe atë ditë, bashkëshorti e sulmoi dhe ia zuri frymën sërish, pas zemërimit se ajo kishte përdorur deodorant në kuzhinë.

“Aq ka qenë shokuese dhe këtë e kam marr si dështim personal. Unë e lashë punën, familjen dhe shoqërinë (në Kosovë). Truri im nuk e perceptonte se unë jam viktimë e dhunës”, thotë ajo.

Sulmet vazhduan, sipas saj, për arsye nga më të ndryshmet.

“Kur ai vendoste të më rrihte, unë e dija. Çfarëdo që unë do të thosha nuk kishte rëndësi”, tregon Mërgimja.

Ndër sulmet e shpeshta, sipas Mërgimes, përfshinin kafshime të duarve deri në gjakosje, shuplaka e grushte e deri në torturë që mos ta linte Mërgimen të flinte.

Ajo detyrohej edhe të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, ndryshe do ta rrihte.

“Abuzuesit dhe viktimat nuk dallohen vetëm në dukje”

Duke u ndierë fajtore dhe shumë e frikësuar për t’i treguar familjes së saj, Mërgimja duroi torturë fizike për një kohë të gjatë.

Ndihmë nuk gjeti as nga familja e bashkëshortit, të cilët i thanë se “duhet ta rrudhësh gojën” dhe se “gratë e kërkojnë [dhunën]”. Ajo tregon se ndihej e pashpresë edhe për faktin se gjendej e vetme, në një vend të huaj.

Pata dalë njëherë nga shtëpia duke vrapuar deri te Stacioni i Policisë, por më ka zënë dhe më ka kthyer”, tregon ajo.

E dija që nuk do të më besonte askush sepse është njeri sharmant”, tregon Mërgimja.

Diçka që ajo thotë se duhet ta dijë çdokush, është se dhuna në çift ndodh te njerëzit e profileve të ndryshme.

Ajo thotë se edhe aftësitë manipuluese të abuzuesve dhe ndjenja e fajit të viktimës, bën që viktimat të heshtin.

Abuzuesit janë në të njëjtën kohë manipulantët më të mirë në shoqëri. Të manipulojnë aq shumë, sa që të bëjnë të dyshosh realitetin tënd”, thotë ajo.

Kulmi i kësaj situate arriti në vitin 2018. Ajo arriti ta incizojë atë, duke siguruar prova për sulmet që ia kishte bërë.

Policia e arrestoi bashkëshortin e saj. Ai kaloi një natë në burg, u dënua me punë të detyrueshme – shërbim në komunitet dhe u dërgua në një program rehabilitues lidhur me abuzuesit.

Mirëpo qetësia e Mërgimes i erdhi me urdhërin mbrojtës, që i siguronte asaj që bashkëshorti nuk do ta kontaktonte apo t’i afrohej, përndryshe do të dënohej me pesë vjet burgim.

Ajo tanimë vazhdon jetën atje dhe programet në SHBA i kanë ndihmuar të sigurojë lejeqëndrimin si dhe të marrë ndihmë psikologjike.

Në Kosovë duhet të ndryshojë mendimi se gratë vlejnë më pak se burrat

Megjithëse Mërgimja përjetoi dhunë në një shtet shumë më të zhvilluar se Kosova, ajo beson fuqishëm se kjo dhunë ka një burim në mendësinë patriarkale.

Problemi më i madh në Kosovë është që [disa] burra shqiptarë rriten në atë mënyrë që përnjëmend mendojnë që kanë të drejtë të dhënë nga Zoti që ta rrahin një grua dhe ta ‘bëjnë njeri’”, thotë ajo.

Protesta e revolta kundër dhunës ndaj grave në Kosovë, u nisën sërish ditëve të fundit pas rastit të vrasjes së vajzës 18-vjeçare, nga Ferizaj të dielën më 22 gusht. Të dyshuar për këtë vrasje janë partneri i saj dhe një burrë tjetër.

Edhe Mërgimja i ka përcjellur reagimet lidhur me këtë rast, duke thënë se kultura e fajësimit të viktimës dhe arsyetimit të abuzuesve po vazhdon të jetë prezente.

“Dhunuesi është dhunues dhe marrja është e tij dhe kjo kurrë s’ka për të ndryshuar”, deklaron ajo.

Përveç që shteti, sipas Mërgimes, duhet t’i ketë mekanizmat e duhur për parandalim dhe dënim të dhunës ndaj grave, ajo thotë se shoqëria si dhe zëri i ngritur i viktimave të kësaj situate, mund t’i ndihmojë viktimat e tjera.

Nëse historia ime i ndihmon vetëm një gruaje tjetër, ta nxjerrë veten prej kësaj situate, unë jam më e lumtura në botë”, thotë ajo.

Deri në qershor të vitit 2021, sipas Policisë së Kosovës, u shënuan dy raste të vrasjes së grave, ndërsa në vitin 2020 ishin vrarë shtatë gra.

Sipas të dhënave vetëm deri në qershor të vitit 2021, u shënuan 1.132 raste të dhunës në familje, 1.063 viktima nga këto raste ishin gra./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dhuna ndaj grave mërgime kajtazi dhuna ndaj grave mërgime kajtazi

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2021, 10:17

KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.Sipas Gjykatës, Krivaqa ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës