LIVE UPDATES
Bota

Afati i fundit i evakuimit nga Afganistani po mbaron, çfarë pritet të ndodhë pas 31 gushtit

26 Gusht 2021, 10:26 Nga DOSJA
Afati i fundit i evakuimit nga Afganistani po mbaron, çfarë pritet

AFGANISTAN– Pak ditë para fundit të evakuimeve ushtarake nga aeroporti i Kabulit, gjendja duket se po ashpërsohet. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kanë paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. “Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit”, bëri të ditur edhe ambasada amerikane natën e së enjtes, pa e konkretizuar rrezikun e sigurisë.

Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë “menjëherë” këtë territor, paralajmëroi ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kërkoi qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

Të enjten Londra e përforcoi apelin e saj. Gjendja e kërcënimit është “shumë serioze”, tha sekretari britanik i Shtetit për forcat e armatosura, James Heappey, të mëngjesin e së enjtes, në Times Radio.

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Fluturimet e fundit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer u shpreh për rritjen e presionit të kohës, sipas pikëpamjes gjermane. Hapësira kohore për evakuime, e cila nuk u konkretizua, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ministrja gjermane për televizionin ZDF, “sepse kërcënimi i sigurisë për shkak të rrezikut të atentateve terroriste po bëhet gjithnjë e më i madh për ata që do duhet të evakuohen, por edhe për ushtaret e ushtarët.”

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” që të enjten pritet fluturimi i fundit i evakuimit nga Bundeswehri. Të enjtën në mëngjes u nis nga Tashkenti në drejtim të Kabulit një avion i ushtrisë gjermane. Deri më tani janë evakuuar gati 5200 vetë nga Afganistani, sipas Bundeswehrit.

Mundësi civile evakuimi

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Edhe Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve lufta ne afganistan evakuimi i afganëve lufta ne afganistan

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2021, 10:17

KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.Sipas Gjykatës, Krivaqa ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet