Rajoni

Nuk ndalen tërmetet në Greqi, lëkundje e fuqishme 3.9 ballë në Selanik

Lëkundjet e kanë patur epiqendrën 56 km në verilindje të Selanikut dhe vetëm 3 km në veri të Terpni.
Featured image of article: Nuk ndalen tërmetet në Greqi, lëkundje e fuqishme 3.9 ballë në Selanik Tërmeti në Greqi

GREQI– Një tërmet i fuqishëm është ndjerë sot në Greqi. Sipas mediave në Greqi dhe Institutit të Sizmiologjisë në Greqi, lëkundjet kanë qenë 3.9 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjet e kanë patur epiqendrën 56 km në verilindje të Selanikut dhe vetëm 3 km në veri të Terpni.

Nuk dihet ende nëse ka dëme materiale, pasi lëkundjet ditët e fundit kanë qenë të shumta.

Greqia ditët e fundit është përfshirë nga disa tërmete të njëpasnjëshme, të cilat kanë sjell panik tek banorët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment