LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk mjafton vetëm burgu! Sekuestrohen 60 mln euro pasuri të të dënuarve nga GJKKO, mes tyre edhe familja e ish-deputetit Ndo

4 Shkurt 2021, 19:20 Nga DOSJA
Nuk mjafton vetëm burgu! Sekuestrohen 60 mln euro pasuri të të

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 60 milionë euro pasuri në emër të 11 personave që u dënuan një ditë më parë për tjetërsim pronash, përfshirë vëllain e motrën e ish-deputetit Arben Ndoka, Mimoza dhe Gjevi.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO-së, thuhet se është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milion euro.

Të gjitha pronat e sekuestruara janë të shtrira në zonën e plazhit në Shëngjin, Kune e të gjithë zonat rreth Lezhës.

Njoftimi i plotë nga SPAK

Me datën 03.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehurve Gjevi Ndoka etj., Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme.  Për dy nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milion euro. Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përvetësimin e pasurive të paluajtshme, të shtrira në pesë zona bregdetare të rrethit Lezhë: Ishulli Shëngjin, Kune-Vain, Ishulli Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal  kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha pasurishë të paluajtshme, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore, por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, kënetë, kanal, pyje, kullotë.

Rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal gjatë veprimtarisë së kundraligjshme të tyre kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë me forma të ndryshme,duke paraqitur të dhëna të rreme në përmbajtje të dokumenteve të pronësisë, kryerja e veprimeve juridike fiktive si “dhurim, shkëmbim, shitje”, ndryshimi i zërave kadastral në kundërshtim me ligjin, ku edhe pse pasuria në të vërtetë është pronë shtet, pyll, kënetë, ranishtë, kanal, pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë hartuar dokumentacionin sikur këto janë toka arë, bujqësore, duke i trajtuar më pas si objekt i Ligjit Nr. 7501 “Për Tokën”, me qëllim që këto prona të shkonin në përfitim të anëtarëve të grupit kriminal. Pas përfitimit të këtyre pronave, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë disa funksionarë shtetëror, të cilët janë deklaruar fajtor nga Gjykata. 309377.9 m2 Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 12, datë 03.02.2021: 1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i tokës”  të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 pika “a” e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale  “ Grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 2-Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve”  të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Mimoza Ndoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Mimoza Ndoka me 1 vit e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Mimoza Ndoka dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.  3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 pika “a” e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura për kryerjen e veprës penale  “ Grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Emanuel Gjura me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Emanuel Gjura me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.  4- Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Lazri, për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Zef Lazri me 8 (tetë) muaj burgim, llogaritja e të të cilit fillon nga dita e arrestimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

5-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledi Ndokaj, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 3 muaj  burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Bledi Ndokaj me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim, llogaritja e të cilit fillon nga dita e arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 6-Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 186/3, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Luigj Paloka me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Luigj Paloka me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Luigj Paloka dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet.7- Deklarimin fajtor të të pandehurit Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit  Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve”  të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Paulin Simoni me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Paulin Simoni me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. 8- Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit  Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve”  të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Vlash Gazulli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Vlash Gazulli me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Vlash Gazulli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.  9-Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Genc Zeneli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Genc Zeneli me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Genc Zeneli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 

10-Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Kol Lleshi me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Kol Lleshi me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Kol Lleshi dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.  11- Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i  vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Marjeta Perskura me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Marjeta Peskura me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Marjeta Perskura dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive:

1.Pasuria Nr.1015/2, Vol. 5, Fq. 122, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 5751 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë, 

2.Pasuria Nr.1018/2, Vol. 6, Fq. 85, Zona Kadastrale 2568, lloji Ranishte, me  sipërfaqe 11582 m2 , me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

3.Pasuria Nr.1018/5, Vol. 6, Fq. 95, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 7285 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

4.Pasuria Nr.1018/7, Vol. 6, Fq. 100, Zona Kadastrale 2568 me sipërfaqe 600 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

5.Pasuria Nr.1018/8, Vol. 6, Fq. 101, Zona Kadastrale 2568, me  sipërfaqe 1049 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

6.Pasuria Nr.1018/9, Vol. 6, Fq. 102, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 2000 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.  

7.Pasuria Nr.1018/10, Vol. 6, Fq. 103, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 1964 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.  

8.Pasuria Nr.5/107+1-54, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 100.6 m2.

9.Pasuria Nr.5/107+2-13, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 77.3 m2 .

10.Pasuria Nr.166/6 Vol. 20, fq.121, ZK. 1986, me sipërfaqe 11160 m2. 

11.Pasuria Nr.168/2 Vol. 20, fq.114, ZK. 1986, me sipërfaqe 15405 m2. 

12.Pasuria Nr.168/8, vol.21, fq.10, ZK.1986, me sipërfaqe 1000 m2.

13.Pasuria Nr.168/9, vol.21, fq.11, ZK.1986, me sipërfaqe 2000 m2. 

14.Pasuria Nr.168/10, vol.21, fq.13, ZK.1986, me sipërfaqe 12405 m2.

15.Pasuria Nr. 166/7 Vol. 20, fq.122, ZK. 1986, me sipërfaqe 4780 m2.

16.Pasuria Nr. 98/6 Vol. 20, fq.104, ZK.1986, me sipërfaqe 6400 m2.

17.Pasuria Nr. 99/7 Vol. 20, fq.88, ZK.1986, me sipërfaqe 10552 m2.

18.Pasuria Nr.1009/6, Vol.6, Fq.105, ZK.2568, me sipërfaqe 2000 m2,  me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

19.Pasuria Nr.1009/16, Vol.6, Fq.206, ZK.2568, me  sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

20.Pasuria Nr.1009/17, Vol.6, Fq.207, ZK.2568, me  sipërfaqe 1179 m2,  me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

21.Pasuria Nr.1009/14, Vol.6, Fq.200, ZK.2568, me sipërfaqe 1221 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

22.Pasuria Nr.1009/15, Vol.6, Fq.201, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

23.Pasuria Nr.1009/18, Vol.6, Fq.215, ZK.2568, me  sipërfaqe 610 m2,  me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

24.Pasuria Nr.1009/19, Vol.6, Fq.216, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

25.Pasuria Nr.1009/20, Vol.6, Fq.217, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

26.Pasuria Nr.1014/3 Vol.6, fq.198 ZK. 2568, me sipërfaqe 4103 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

27.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me  sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

28.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

29.Pasuria Nr.1014/5 Vol.6, fq.212 ZK. 2568, me  sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

30.Pasuria Nr.1014/6, Vol.6, fq.213, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.

31.Pasuria Nr.1014/7, Vol.6, fq.214, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

32.Pasuria Nr.1017/15 Vol.6, fq.218, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

33.Pasuria Nr.1017/16, Vol.6, fq.219, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

34.Pasuria Nr.1017/11, Vol.6, fq.202, ZK. 2568, me sipërfaqe 1105 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

35.Pasuria Nr.1017/12 Vol.6, fq.203, ZK.2568, me  sipërfaqe 552 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë. 

36.Pasuria Nr.98/19 Vol. 22, Fq. 90, Zona Kadastrale 1986, me  sipërfaqe 22356 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.

37.Pasuria Nr.99/11 Vol. 21, Fq. 146, Zona Kadastrale 1986, me sipërfaqe 2688 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.

38.Pasuria Nr.2/78, Vol.33, Fq.195, ZK.1987, me sipërfaqe 4000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin,  Lezhë.

39.Pasuria Nr.100/7 me sipërfaqe 4400 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

40.Pasuria Nr.100/8, me sipërfaqe 3800 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

41.Pasuria Nr. 56/A, Vol.6, Fq. 213, ZK.1987, me sipërfaqe 1350m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

42.Pasuria Nr. 58/A, me sipërfaqe 1750 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

43.Pasuria Nr.150/1, ZK.8632, me sipërfaqe 2860 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

44.Pasuria Nr.47/A, ZK.1987, me sipërfaqe 200 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

45.Pasuria Nr.79/188, Vol. 23, Fq.163, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 2580m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.

46.Pasuria Nr.79/189, Vol. 23, Fq.164, Zona Kadastrale 1987, me  sipërfaqe 500m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

47.Pasuria Nr.232/A, Vol. 22, Fq.12, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë. 

48.Pasuria Nr.14/83 ,Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë. 

49.Pasuria Nr.14/A, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 3965m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë. 

50.Pasuria Nr.86/A Vol.22, Fq. 13, ZK.1987,me sipërfaqe 10144m2, me vendndodhje “Ishull-Shëngjin“ Lezhë. 

51.Pasuria Nr.2/75-A Vol.8, Fq. 160, ZK.8632, me sipërfaqe 2513m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë. 

52.Pasuria Nr.2/75-B Vol.8, Fq. 166, ZK.8632, me sipërfaqe 1000m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë. 

53.Pasuria Nr.5/7 Vol.22, Fq. 205, ZK.1986, me sipërfaqe 4000m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë. 

54.Pasuria Nr. 5/8 Vol.22, Fq. 206, ZK.1986, me sipërfaqe 29439 m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë. 

55.Pasuria Nr.40/55 Vol.11, Fq.91, ZK.1987, me sipërfaqe 1054 m2, e ndodhur në Kune, Ishull Shëngjin, Lezhë.

56.Pasuria Nr. 2/170, Vol 26, fq.52, ZK.8632, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në vendin e quajtur Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.

57.Pasuria Nr. 2/76, Vol 8, fq.167, ZK.8632, me sipërfaqe 4000 m2, e ndodhur tek Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.

58.Pasuria Nr. 272/1, Vol 33, fq.231, ZK.1987, me sipërfaqe.18135 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin.

59.Pasuria Nr. 2/6, Vol 21, fq.223, ZK.1986, me sipërfaqe 14140 m2, me vendndodhje Ishull Lezhë.

60.Pasuria Nr. 2/96, Vol 34, fq.241, ZK.1987, me sipërfaqe 5327 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin. 

61.Pasuria Nr. 2/97, Vol 34, fq.242, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

62.Pasuria Nr. 2/98, Vol 34, fq.243, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin. 

63.Pasuria nr.2/99, Vol 34, fq.244, ZK.1987, me sipërfaqe 3200 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

64.Pasuria Nr. 2/100, Vol 34, fq.245, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin. 

65.Pasuria Nr. 2/101, Vol 34, fq.246, ZK.1987, me sipërfaqe 3404 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin. 

66.Pasuria Nr. 2/102, Vol 34, fq.247, ZK.1987, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

67.Pasuria Nr. 197/2, Vol 33, fq.122, ZK.1987, me sipërfaqe 6400 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.

68.Pasuria Nr. 197/4, Vol 33, fq.121, ZK.1987, me sipërfaqe 6683 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.

69.Pasuria Nr. 277/6, Vol 33, fq.197, ZK.1987, me sipërfaqe 7428 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

70.Pasuria Nr. 277/7, Vol 33, fq.198, ZK.1987, me sipërfaqe 5000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

71.Pasuria Nr. 277/8, Vol 33, fq.199, ZK.1987, me sipërfaqe 9122 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

72.Pasuria Nr. 79/137, Vol 15, fq.184, ZK.1987, me sipërfaqe 1450 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin. 

73.Pasuria Nr. 2/74, Vol 33, fq.57, ZK.1987, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.

74.Pasuria Nr. 2/82, vol.33, fq.242 Z.K 1987, me sipërfaqe 2768 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin. 

75.Pasuria Nr. 2/83, vol.33, fq.243 Z.K 1987, me sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoka sekuestrohet pasuria e familjes ndoka arben ndoka sekuestrohet pasuria e familjes ndoka

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shkurt 2021, 18:20

TIRANË– Në Shqipëri, situata e pandemisë COVID 19 po bëhet gjithnjë e më shqetësuese me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, nivele të larta të...

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 17:16

SHKODËR– Fshati Obot në Shkodër, që prej një muaji është nën ujë për shkak të përmbytjeteve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut që përfshin di...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet