LIVE UPDATES
Bota

‘Nuk jemi gati’, ministri Sveçla thotë se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në Interpol

12 Shtator 2021, 13:51 Nga DOSJA
‘Nuk jemi gati’, ministri Sveçla thotë se Kosova nuk do

KOSOVË– Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bën të ditur se Kosova nuk do të aplikojë në Interpol gjatë këtij viti. Derisa thotë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që vitin e ardhshëm Kosova të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të sigurisë. Ndërkohë që e vlerëson të qetë situatën e sigurisë në vend, pa incidente serioze në veri.

Ministri Sveçla në një intervistë për KosovaPress paralajmëron se do të jenë edhe më të përpiktë në zbatimin e masave anti-COVID, përderisa thotë se këto të fundit po respektohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai flet edhe për shtimin e numrit të vrasjeve në vend, për çka thotë se Policia e Kosovës është në vazhdimësi e angazhuar që të parandalojë çfarëdo lloj dhune. Teksa shton se janë në fazën e draftimit të ligjit për armët në mënyrë që të mos ketë armë pa leje në duart e shtetasve të Kosovës.

Duke folur për vendimin Interpol-in këtë vit, Sveçla thotë se janë duke bërë përgatitjet e duhura që vitin e ardhshëm Kosova përfundimisht të jetë pjesë e organizatës, gjë që sipas tij, do të bëjë që lufta kundër krimit të jetë më efikase dhe më e lehtë.

Unë, qysh më herët, kam marrë vendim që në sesionin e këtij viti ne nuk do të aplikojmë për anëtarësim në INTERPOL, duke parë mungesën e përgatitjeve serioze nga institucionet e Kosovës. Tashmë kemi krijuar grupin punues, i cili do të përgatisë të gjithë dokumentacionin, por edhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që anëtarësimi i Kosovës në vitin e ardhshëm të jetë i sigurt. Do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë për lobim, do të kontaktojmë së pari me aleatët tanë, ku nuk do të bisedojmë për votën e tyre, por për mbështetjen e tyre në këtë proces. Normalisht, pastaj do të kalojmë shtet për shtet së bashku me MPJ-në, që dobitë që jo vetëm Kosova, por edhe rajoni dhe gjithë bota demokratike do të ketë prej anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, thotë ai.

Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë, veçmas ndaj grave, sipas tij, hynë në kuadër të situatës së rënduar, të pavolitshme, ku një numër i madh i shtetasve të Kosovës kanë qasje apo edhe bartin armë të paligjshme në duart e tyre, që siç thotë ai, duhet që sa më parë të ndërpritet.

Policia e Kosovës është në vazhdimësi e angazhuar që të parandalojë çfarëdo lloj dhune. Prioritet për ne është dhuna në familje dhe për këtë ka procedura të veçanta, si të raportimit po ashtu edhe të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për sa i takon vrasjeve në përgjithësi… Tashmë kemi edhe iniciativat e para për të ndryshuar ligjin për armët dhe për të ndryshuar po ashtu edhe kodin penal me të cilin masat ndëshkimore ndaj atyre të cilët mbajnë armë pa leje të jenë më të larta dhe të mos përfundojnë vetëm në dënime mandatore, por sikurse të gjitha shtetet në Evropë dhe të gjitha shtetet në rajon, ato masa të jenë më të ashpra në mënyrë që të dekurajojmë mbajtjen e armës nga qytetarët e Republikës të Kosovës”, thotë ai.

Ai tregon për KosovaPress se deri ku kanë shkuar hetimet për rastin e vrasjes së dyfsihtë në Pejë, e që tronditi opinionin në vend.

Policia e Kosovës, që në momentin e parë është mobilizuar në maksimum të zbulojë rrethanat e kësaj ngjarje tragjike. Tashmë kemi informacione të bazuara mbi atë se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Është çështje e hetimeve që në plotni të zbulohen të gjitha rrethanat dhe pastaj të veprohet bazuar në këto të gjetura. Edhe kjo vrasje hynë në kuadër të situatës së rënduar, të pavolitshme, ku një numër i madh i shtetasve të Kosovës kanë qasje apo edhe bartin armë të paligjshme në duart e tyre dhe kjo duhet të ndërpritet”, thotë ministri.

I pyetur për polemikat e fundit me Prokurorinë, Sveçla thotë se nuk është momenti që jashtë dokumentacionit zyrtar, të ketë një lloj shtyrje se “kush e ka mirë”. Ndërkohë që fton këtë të fundit të dokumentojë atë që ka deklaruar.

Ka jashtëzakonisht shumë ankesa të pjesëtarëve të Policisë të Kosovës, të cilat në kapacitetet e tyre kryejnë detyrat e tyre dhe pastaj aty ngelin, aty ka ngecje në vazhdim. Në atë rast, unë kam qenë i gatshëm që t’ia prezantojë prokurorisë të gjitha faktet, të cilat unë i kam bërë publike, Prokuroria ato veçse i ka. Kështu që nuk është as momenti as mënyra që ne jashtë dokumentacionit zyrtar, të kemi një lloj shtyrje se ‘kush e ka mirë’. Nëse ata mendojnë që unë kam dhënë deklaratë të papërgjegjshme, atëherë le të dokumentojnë këtë. Përndryshe, unë e kam dokumentuar të kundërtën”, thotë ai.

Ai flet edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit, për çka thotë se nuk ka incidente serioze. I pyetur rreth angazhimit të MPB-së në shuarjen e strukturave paralele serbe atje, i pari i këtij dikasteri thotë se këto të fundit duhet të luftohen me të gjithë mekanizmat e shtetit.

Incidente serioze në veri nuk ka. Shkelje ligjore të llojeve të ndryshme ka në një masë më të madhe sesa pjesa tjetër e territorit të Republikës tonë. Nuk është vetëm çështje e Policisë të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj aty, është çështje e shumë mekanizmave të cilët janë të mobilizuara që hap pas hapi, ditë për ditë të zgjedhin probleme të grumbulluara me dekada. Vështirësi e veçantë për neve janë marrëveshjet gjysmake apo praktikat e këqija të lejuara deri tani, të cilat kanë sjellë në një normalitet në situata të cilat janë buzë ligjit apo që janë të kundërligjshme. Këto duhet t’i luftojmë me të gjitha mekanizmat e shtetit në vazhdimësi dhe normalisht që duke zgjedhur një problem pas tjetrit do të ndryshojmë situatën edhe atje”, thotë ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla flet edhe për refugjatët afganë të strehuar në Kosovë. Thotë se janë duke punuar që ditëve në vijim disa nga ta të udhëtojnë në destinacionin e tyre.

I gjithë procesi është duke vazhduar pa asnjë ngecje, pa asnjë dështim, pa as më të voglin dështim dhe do të vazhdojmë kështu derisa në plotni të përmbyllim angazhimet, të cilat i kemi marrë përsipër. Momentalisht kemi pak më pak se 1 mijë shtetas afganë, të cilët janë strehuar në ish-kampin e Bechtel-Enkas në afërsi të Ferizajt dhe në kampin Bondsteel. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e NATO-së dhe ShBA-së ne jemi duke u përkujdesur si për sigurinë e tyre, edhe për mirëqenien e tyre. Në bazë të këtyre marrëveshjeve të gjitha shpenzimet mbulohen nga vetë NATO dhe ShBA deri në momentin kur këto dy institucione nuk gjejnë zgjidhje afatgjate për ta. Tashmë jemi duke punuar që ditëve në vijim, një pjesë e tyre të udhëtojnë në destinacionin e tyre dhe unë mendoj se nuk kemi nevojë për plane afatgjata. Kemi plane afatshkurtra dhe afatmesme”, thotë ai.

Sa i përket mungesës së materialeve për pajisjen me dokument personal (letërnjoftim), Sveçla thotë se është çështje javësh kur ky problem do të gjejë zgjidhje përfundimtare. Ndërkohë që shton se kategori të caktuara mund të marrin letërnjoftimin menjëherë.

Ai thekson se në këtë mes hyjnë edhe 18-vjeçarët të cilët planifikohet që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale në vend.

“Kategori të caktuara të shtetasve tanë mund të marrin letërnjoftimin menjëherë. Për shembull, ata që marrin letërnjoftimin për herë të parë, 18-vjeçarët të cilët planifikohet që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ata të cilët për një arsye apo një tjetër iu nevojitet letërnjoftimi i ri me datë të re. Unë besoj që është çështje ditësh apo javësh që kjo situatë do të stabilizohet dhe ne do të kemi furnizim të pandërprerë me materiale qoftë për letërnjoftim, qoftë për dokumente tjera”, tregon ai.

Minsitri Sveçla tregon për KosovaPress se janë në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes më Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve. Derisa shton se ka edhe prej vendeve tjera premtime për një gjë të tillë.

Sa i përket planeve të Ministrisë që e udhëheq, Sveçla thotë se planifikojnë një reformë të thellë në sektorin e sigurisë dhe në administratën publike. Ndërkohë që bën të ditur se draft-ligji për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të policisë dhe ai për sigurimet shëndetësore për policinë tashmë ndodhen në duart e Ministrisë së Financave, pasi siç thotë ai, MPB ka kryer obligimet e saj./KosovaPress/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne interpol xhelal sveçla kosova ne interpol xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë