LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohen 4 punonjës të OSHEE në Lezhë, favorizuan pronarin e hotelit (SKEMA)

9 Maj 2019, 06:44 Nga DOSJA
Arrestohen 4 punonjës të OSHEE në Lezhë, favorizuan pronarin

Lezhë- Në Lezhë janë arrestuar 4 punonjës të OSHEE-së pasi nuk faturonin energjinë elektrike të një hoteli në Shëngjin, i cili është në pronësi të shtetasit M. N., 64 vjeç.

Nga policia janë arrestuar, A. Sh 34 vjeç, B. Sh, 42 vjeç, J. D, 27 vjeç , B. Sh, 42 vjeç, të gjithë punonjës  të OSHEE-së.  Po kështu në “arrest shtëpie” është lënë pronari i hotelit, M.N 64-vjeç, si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.  4 punonjësit e OSHEE-së janë arrestuar  pasi është ekzekutuar vendimi i gjykatës së Lezhë, i dhënë një ditë më parë.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës lejojin  vjedhjen e energjisë elektrike në hotelin, në pronësi të shtetasit M. N, duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Task – Group”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Ndalohen 5 shtetas të implikuar me masa sigurie “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi”

Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.

Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko – financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe dyshimeve të arsyeshme, se një subjekt privat, hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në muajin gusht 2018.

Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin “Task – Group”. Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim”, për shtetasit:

– A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet lezhë arrestimi i 4 punonjësve të oshee-së hoteli shëngjin vjedhja e energjisë arrestimet lezhë arrestimi i 4 punonjësve të oshee-së hoteli shëngjin vjedhja e energjisë

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë