Politike

Nuk është rezidencë verore! Hijet e marinarëve ‘tradhëtojnë’ kryeministrin, Rama e takoi Erdoganin në jaht, shikoni dhe instrumentet detare

FOTO
Siç mund ta shikoni edhe vetë, pas Ramës dhe Erdoganit janë hijet e disa personave, që për nga qëndrimi dhe mënyra e veshjes, duket qartë se vendi ku dy ‘miqtë’ siç ata e konsiderojnë njëri-tjetrin, janë rehatuar nuk është aspak një rezidencë.
Featured image of article: Nuk është rezidencë verore! Hijet e marinarëve ‘tradhëtojnë’ kryeministrin, Rama e takoi Erdoganin në jaht, shikoni dhe instrumentet detare Edi Rama, Rexhep Taip Erdogan dhe vendi i takimit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk u takuan në asnjë rezidencë verore, ashtu sic deklaroi vetë kreu i Qeverisë shqiptare. “Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris,”– shkruante Rama ndër të tjera krah fotos, por hija e marinarëve ‘e tradhëtoi’.

Siç mund ta shikoni edhe vetë, pas Ramës dhe Erdoganit janë hijet e disa personave, që për nga qëndrimi dhe mënyra e veshjes, duket qartë se vendi ku dy ‘miqtë’, siç ata e konsiderojnë njëri-tjetrin, janë rehatuar nuk është aspak një rezidencë.

Me shumë mundësi ata janë marinarë dhe Rama me Erdoganin ndodhen në ndonjë jaht të Presidentit turk, apo anije. Një tjetër detaj nga fotoja, që na bën të dalim në të njëjtin përfundim, janë ato simbolet në formë rrethore që janë mbi kokën e kryeministrit dhe Presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ato janë instrumente jahti që masin lagështirën dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit “Google” e vërtetoni këtë gjë.

Gjithsesi, pse duhet ta fshihte kryeministri shqiptar faktin që me mikun e tij të çmuar Erdogan u takua në jaht apo varkë? Këtë nuk dimë ta themi…

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Nuk është rezidencë verore! Hijet e marinarëve ‘tradhëtojnë’ kryeministrin, Rama e takoi Erdoganin në jaht, shikoni dhe instrumentet detare

  1. Mjafton qe u takuan diku. Vendi nuk ka rendesi. Kur dikush te tregon henen, mos u merr me gishtin, thote nje fjale e vjeter popullore.
    Mos e ulni kaq poshte nivelin e Dosja.al

Shto Koment