Dorëheqja lidhet me thirrjen në SPAK? Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit, dy ditë më parë u mor n&e...
Politike
Ikën Besa Shahini, kryeministri Edi Rama vendos Evis Kushin në krye të Ministrisë së Arsimit
14 Shtator 2020, 16:18Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme, Rama u paraqiten përpara Shahinit, me zëvendësuesen e saj, Evis Kushin. Kjo e fundit, me vendim të kreut të qeverisë do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Arsimit.
Gjatë takimit, Rama shprehu keqardhje për për largimin e Shahinit.
“Keqardhje për largimin tuaj. Më vjen mirë që ishe bashkëpunëtorja ime. Tashmë unë kam marrë vendimin që zëvendësuesja të jetë deputetja Evis Kushi,”- tha Rama ndër të tjera.
Besa Shahini u shpreh se edhe për të ka qenë një kënaqësi që ka punuar bashkë me Ramën, por që ka ndjerë racizëm për dialektin në Shqipëri.
“E pabesueshme. Kam ndjerë shumë racizëm për dialektin në Shqipëri. Nga Opozita. Jam krenare për arritjet që kemi bërë në kaq pak kohë. Gjithsesi unë do vazhdoj me angazhimin tim në politikë. Po me të majtën, por me një të majtë tjetër, me demagogjike,”- tha ajo, teksa i uroi mirëseardhjen zëvendësues së saj.
”E majta jonë është…,”– iu përgjigj Rama duke qeshur.
Fjalën më pas e mori Evis Kushi.
“Është një privilegj për mua. Ju falenderoj shuëm për mundësinë që më dhatë. Pas shtatë viteve angazhim në politikë, tashmë do të jem në krye të ministrisë, në lidhje me fushën ku jam angazhuar për kaq shumë kohë,”– tha Kushi ndër të tjera.
Shahini deklaroi pak ditë më parë se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. Shahini theksoi se se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar se do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Nga Shkodra, disa...
TIRANË– Zaho Rama, djali i kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk është rreshtuar me të gjithë nxënësit e tjerë shqiptarë në ditën e parë të shkollës. Ai ka ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka udhëzuar daljet e të gjithë drejtuesve të Partisë Socialiste nëpër qaqre për fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të z...
GREQI– Grekët kanë nisur të shqetësohen kur na ndan vetëm një ditë nga vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë.Mesa duket shqetësimi i grekëve...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkoi që ngritja e Gjykatës Kushtetuese të prëfundojë sa më parë. Përmes një statusi në rrjete...
TURQI– Kryeministri Edi Rama nuk ka udhëtuar vetëm drejt Turqisë. Me anë të një fotoje që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama shihet teksa po...
TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rexhep Taip Erdogan, gjatë vizitës që pati në Turqi. Këtë vizitë, kryeministri Rama e ka pa...
TIRANE– Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.Në një shkresë drejtuar përfaqesues...
ITALI– Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ditën e sotme është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që duhet të nd...
TIRANE– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot motrës së ish-ministres së PD-së, Mirela Karabina, në lidhje me deklaratat e saj të një dite më pa...