Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez.
Por zyrtarët thonë se ata ende po shqyrtojnë nëse shpërthimi, i cili filloi në Kinë, u shkaktua nga kontakti njerëzor me kafshët apo nëse u përhap si rezultat i ndonjë aksidenti shkencor.
Komuniteti amerikan i inteligjencës “pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor që virusi COVID-19 nuk është prodhuar nga njeriu dhe as është diçka e modifikuar gjenetikisht,” tha të enjten zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në një deklaratë publike, diçka e rrallë kjo kur është fjala për një çështje që vazhdon të hetohet.
“Siç bëjmë në të gjitha krizat, ekspertët e komunitetit të inteligjencës veprojnë duke rritur ndjeshëm burimet dhe duke nxjerrë të dhëna me rëndësi kritike mbi çështje jetike për sigurinë kombëtare të SHBA,” thuhet në deklaratë.
“Komuniteti i inteligjencës do të vazhdojë të shqyrtojë me rreptësi informacionin dhe të dhënat në zhvillim për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara apo nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator të Wuhanit,” thuhet aty.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një hetim më të plotë mbi origjinën e COVID-19. Presidenti Donald Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Të mërkurën, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai kishte parë disa prej gjetjeve në hetimin e bërë nga komuniteti i inteligjencës.
“Hetimi është duke ardhur dhe mua po më sjellin pjesë të tij. Ne nuk jemi aspak të kënaqur… Jemi deri tani kontribuesi më i madh i OBSH-së, i shëndetit botëror dhe ata nuk na treguan të vërtetën,” tha ai.
“Tani për tani, ata me plot gojën një zëdhënës i Kinës. Kështu e shoh unë,” shtoi zoti Trump.
Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vuri në dyshim transparencën e Kinës, dhe la të kuptohet se Pekini mund të jetë duke vazhduar ta vërë botën në rrezik.
“Ne nuk e dimë saktësisht se nga lindi ky virus. Ka shumë laboratorë që po vazhdojnë të kryejnë punë,” tha ai. “Ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në nivelet e duhura të sigurisë për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri.”
Thëniet se virusi COVID-19 është krijuar në një laborator kinez, ose ka shpëtuar nga një laborator, vazhdojnë prej javësh. Po ashtu edhe teoritë e tjera, shumë prej të cilave janë diskredituar si thashetheme ose si pjesë e fushatave dezinformuese.
Por deklarata e së enjtes nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tregon me sa duket se zyrtarët amerikanë të inteligjencës kanë arritur ta kuptojnë më mirë origjinën e pandemisë.
Dy javë më parë, një zyrtar amerikan i inteligjencës i tha Zërit të Amerikës se agjencitë ishin “duke ndjekur në mënyrë aktive dhe të fuqishme çdo informacion”, por komuniteti i inteligjencës “nuk kishte arritur në një mendim të vetëm për ndonjë teori të caktuar.”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ShBA-Presidenti Donald Trump shpërtheu javën e kaluar ndaj këshilltarëve të tij kryesorë politikë, të cilët i paraqitën të dhëna shqetësuese nga anketime të zhv...
RUSI- Pas infektimit me koronavirusi të kryeministrit të Rusisë Mikhail Mishustin, presidenti Vladimir Putin ka deleguar në detyrë Andrey Removich Belousov. Ky ...
SHBA- Ditën e sotme në një konferencë për shtyp sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA ka kontribuar rreth 6.5 miliardë për të ndihmuar ...
FLORIDA- Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në Florida. Djali, nëna dhe babai i një familjeje kanë vdekur brenda 16 ditëve pasi ishin infektuar me koronavirus....
KOSOVË- Ministria e Infrastrukturës në Kosovës bëri me dije sot në drekë se lejoi uljen e avionit privat e Behgjet Pacollit në aeroportin e Prishtinës. Pas...
GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel ditën e sotme ka bërë një takim online me epidemologët e Gjermanisë ku dhe është shprehur shumë e pakënaqur me paralajmrimet...
GREQI– 15 raste të reja janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit në Greqi dhe numri total i të invektuarve ka shkuar në 2,591. Autoritetet shëndetësore kanë njoft...
BRITANI- Një infermiere e shtëpisë së kujdesit ka vdekur nga koronavirusi dhe vajza e saj 12 vjeçare është detyruar që punën e nënës ta menagjoj vetë.Mar...
IRLANDË: Mjekët në të gjithë botën po punojnë për të kuptuar ndikimin që ka koronavirusi në trupin tonë. Por duket se profesionistët e kujdesit shëndetësor...
RUSI– Kryeministri rus Mikhail Mishustin është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirusi, duke vendosur që të vetëkarantinohet. Lajmin e ka konfirmuar ve...