Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Presidenca u është përgjigjur zyrtarisht mediave greke të cilat zbuluan sot se ambasada greke në Tiranë ka dorëzuar një ‘notë proteste’ ndaj Kreut të Shtetit Ilir Meta, i cili mori pjesë në një ekspozitë për Çamërinë. Zyrtarisht, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron se Meta ka qenë i ftuar Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar ekspozitën e organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Blushi shton se Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.
Gjithsesi, sipas Presidencës, Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Rruga që duhet ndjekur sipas Presidencës është ajo zyrtare përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa theksohet se Meta ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Sqarimi i plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara. Çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e Tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Sot mediat greke e kanë konsideruar provokuese ekspozitën e mbajtur tre ditë më parë në Presidencë në Shqipëri, pjesë e të cilës u bë edhe vetë Kreu i Shtetit, Ilir Meta. “Protothema” dhe “Himara.gr” shkruajnë se fotot e varura në hekurat anësorë të Presidencës nuk janë të vërteta dhe pse flasin për gjenocidin e çamëve. Sipas mediave greke, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një protestë të fortë dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit Ilir Meta , lidhur me ekspozitën në fjalë.
(f.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FIER- Xhaxhai i Klodjan Çalamanit, autorit të krimit makabër në Fier, ka kërkuar që kërkon që nipi i tij të dënohet me vdekje, njësoj siç kërkon ...
“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një ceremoni ditën e sotme, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ku janë dekoru...
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme si vjedh...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përgatitur për një tjetër lloj foltoreje, ndërkohë që vetëm një muaj e ndan nga mbajtja e Kuvendit Kombët...
Luçiano Boçi: DY FJALË…Demokratët e Elbasanit dhe kur kanë firmosur dhe kur jo, kanë shprehur vullnetin dhe bindjen e tyre, larg çdo p...
GREQI– Mediat greke e kanë konsideruar provokuese ekspozitën e mbajtur tre ditë më parë në Presidencë në Shqipëri, pjesë e të cilës u bë aedhe vetë Kreu i...
TIRANË– Dhjetëra qytetarë kanë dalë të marshojnë në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit të Tiranës, tre ditë pasi vrasja makabre e Mateo Vasiut...
VLORË– Një person me inicialet A.D., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vetëm 11 vje&cc...
BRITANI- Zëvendëskryeministri Dominic Raab nuk ka mohuar se Shqipëria është një pritëse e mundshme për emigrantët që udhëtojnë në Britani ilegalisht. Ai konfirm...