LIVE UPDATES
Editorial

Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

10 Mars 2020, 20:38 Nga DOSJA
Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq sot përballë shqiptarëve dhe kabinetit të vet, me një maskë të skaduar, nëntë vjet më parë.

– Kjo është një maskë amerikane, e prodhuar në Kinë, – tha Edi Rama, – dhe po të mos ishin të sakta ato nuk do ta kalonin dot Amerikën dhe oqeanin.
Janë maska që përdoren gjerësisht, pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por që nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë, disa herë më mirë facoletën, apo garzat që vendosen përpara fytyrës

Kjo ligjëratë e lodhshme, cinike dhe e paturpshme, e Kryetarit të Qeverisë, erdhi fill pasi opozita, e kapi me pras në dorë, me 1.2 milionë maska të skaduara, nëntë vite më parë, të cilat në mënyrë kriminale, janë shpërndarë, për përdorim nga personelet mjekësore. I gjithë shpjegimi i Edi Ramës, si në çdo dalje tjetër, ishte qesharak. Por, më qesharak ishte shpjegimi, se këto maska ishin amerikane?!

Po çfarë rëndësie ka fakti nëse maskat janë prodhim amerikan, aziatik, apo skandinav?! Si ka mundësi, që kryeministri ynë kërkon të mbrohet dhe të fshihet deri në vulgaritet me Amerikën dhe amerikanët?! Fakti që këto 1.2 milionë maska, kanë nëntë vjet që kanë skaduar, nuk ka amerikan dhe bir nëne që t’i marrë në mbrojtje. Ndoshta është koha që Edi Rama, jo vetëm duhet të na i kursejë këto lloj daljesh televizive, por edhe të fshihet. Çdo dalje e tij në media, çdo fjalë që nxjerr nga goja, ai dhe qeveria e vet, tregojnë vetëm faktin e tmerrshëm, se sa të papërgatitur jemi përballë së keqes, që po pushton pjesën dërrmuese të botës.

Ka dy muaj, që autoritetet më të larta shëndetësore të Shqipërisë, kanë folur për një spital, vendndodhjen e të cilit e mbanin sekret, thjesht për faktin që ky spital nuk ekzistonte. 24 orët e fundit, kur koronavirusi sapo ka shpërthyer, u caktuan fonde që shtëpia e pushimit në Durrës, të kthehet në karantinë. Por, kur do të ndodhë kjo? Të presësh deri në minutën e fundit, që Italia të mbyllë kufijtë e vet dhe pas kësaj të urdhërosh edhe ti mbylljen e kufijve të Shqipërisë me këtë vend, është jo vetëm e vonuar, por edhe kriminale.

Mijëra shqiptarë, të infektuar ose jo, braktisën zonat e kuqe, nga veriu i Italisë dhe u derdhën në Shqipëri, nga toka dhe nga ajri. Ç’kuptim ka të mbyllësh kufijtë, pasi virusi u importua? Edi Rama, përpara qeverisë së vet, i shpalli sot luftë koronavirusit, me një maskë të skaduar nëntë vjet më parë, të vendosur në fytyrë. Mos u mërzitni me gjeneralin tonë! Sot, ai deklaroi që jemi në luftë. Po me çfarë ushtrie do të luftojë kryeministri ynë dhe ne të gjithë bashkë me të?!

Lufta e sotme ndryshon shumë nga ajo e pak kohëve më parë, lufta me tërmetin. Në atë luftë, fatkeqësia ndodhi vetëm tek ne. Aty, Edi Rama zgjati dorën dhe bota, siç ndodh rëndom, jo vetëm për ata që lypin, por për shkak të fatkeqësisë, u solidarizua dhe vendosi të na ndihmojë.
Sot, është ndryshe. Sepse sot ne jemi vetëm dhe lufta me virusin, lufta me të keqen, ose ka hyrë, ose është në pragun e të gjithëve. Dhe Edi Rama, nuk mund të zgjasë më dorën. Por, sot kryeministri ynë, erdhi një moment dhe u bë i sinqertë. Ja që ndodh edhe që Edi Rama të bëhet një herë i sinqertë. Sepse ai i ka sjellë punët e këtij vendi, kaq keq, duke harxhuar çdo qindarkë  me koncesione kaq të çuditshme dhe të pavlerë, sa sot nuk ka çfarë të bëjë. Edhe po të dojë, nuk mundet, sepse Edi Rama dhe Shqipëria, janë një grimcë përpara Kinës, që ndërton spitale brenda 10 ditësh.

Edi Rama, në shtatë vite, në vend të qindra milionë dollarëve, të harxhuara për koncesione në shëndetësi, mund dhe duhet të kishte ndërtuar spitale të standarteve më të larta dhe sot ai mund të luftonte dhe ta vriste koronavirusin. Por, siç pritej, po ndodh krejt ndryshe. Sot, shteti fasadë bashkë me Edi Ramën, janë në pikë të hallit. Ndoshta, çdo gjë që të thuash sot, nuk ka asnjë vlerë. Për herë të parë, mu dhimbs vërtet Edi Rama… Ndaj njerëz, lëreni atë në hallin e vet, me fytyrën e mbuluar me maskën e skaduar nëntë vite më parë. Edhe po të dojë vërtet, sot ai, s’mundet. Zoti na ndihmoftë!

Marrë nga TPZ 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ylli rakipi ylli rakipi

Sondazh

Poll
Editorial 6 Mars 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 Shkurt 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

Editorial 28 Shkurt 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet