LIVE UPDATES
Editorial

Një kurs thjeshtësimesh logjike

29 Shkurt 2020, 14:36 Nga DOSJA
Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i emëruari për të dërguar të veçantë do të merret, natyrisht, edhe me Serbinë. Dhe pastaj doli se në atë harxh, i dërguari i veçantë do të merret edhe me Bosnjë-Hercegovinën.

Radhitja e shteteve me të cilat do të merret i dërguari i veçantë duhet ta ketë një logjikë të veten. Në versionin A, për shembull, mund të ishte se duhet një i dërguar i veçantë për Kosovën, ngase ky shtet nuk është i njohur nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Por ky është problem më i vogël krahasuar me atë më të madhin, e ai është se pavarësinë e Kosovës nuk e njeh Serbia, duke pretenduar njëkohësisht se ky vend është pjesë e atij shteti. Pra, Kosova nuk është problem kaq i madh po të mos ishte aty Serbia që nuk e njeh dhe ka aspirata territoriale ndaj saj. Po Bosnjë-Hercegovina pse hyn në këtë rrëfim? Sepse nuk e ka njohur Kosovën? Mbase jo, ngase konsekuenca inverse e kësaj logjike do të thoshte që po qe se Bosnjë-Hercegovina do ta njihte pavarësinë e Kosovës, këtë do ta bënte pastaj edhe Serbia, e në fund edhe pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën. Dhe, kështu të gjithë do të ishin të lumtur.

Në fakt, a e njeh BH-ja pavarësinë e Kosovës, nuk flet gjë për pavarësinë e Kosovës; Kosova mund të jetojë pa ndonjë pasojë relevante për funksionalitetin dhe sovranitetin e shtetit pa njohjen e BH-së. Problemi është tjetërfare dhe tregon perversionin e historisë së tridhjetë vjetëve të zhbërjes së ish-Jugosllavisë: BH-ja nuk mund të jetojë si shtet funksional dhe sovran nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në një shtet si BH-ja ku nuk ekziston vendimmarrja demokratike e një sistemi kushtetues (fillimisht, sepse mungon sistemi kushtetues), por imponimi vendimmarrës nga një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nuk është vendim, por mungesë kapaciteti për të marrë vendim. Për këtë dhe për shumë gjëra edhe më thelbësore për vendin.

2. Ka logjikë më të thjeshtë pse do të ekzistojë një i dërguar për trekëndëshin kosovar-serb-boshnjak, e kjo logjikë ka emrin e konflikteve të papërfunduara me produkt në formën e shteteve të papërfunduara së ndërtuari. Kosova dhe Serbia nuk e kanë përfunduar konfliktin; ai është ndërprerë me një ndërhyrje ushtarake dhe me një proces politik administrimi ndërkombëtar që kulmoi me pavarësinë e kontestuar të Kosovës. Por ky konflikt do të vazhdojë derisa Kosova dhe Serbia të mos nënshkruajnë marrëveshje paqeje e bashkëpunimi (sido të quhet ajo). Bosnja-Hercegovina është shtet anëtar i OKB-së, por është në funksionet e veta të brendshme një shtet i kontestuar nga sistemi me të cilin funksionon, një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve në bazën ajrore në Dayton, Ohio, më 1995. Shteti ende nuk ka sistem të vetin legjitim kushtetues.

Një i dërguar i veçantë i BE-së do të duhej që në fund të punës së tij të raportonte suksesin e arritur, pra që Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur një marrëveshje paqeje e bashkëpunimi, me çka bëhen shtete funksionale që dinë se ku i kanë kufijtë (parakusht themelor për integrim evropian). Dhe që si fryt i angazhimit është arritur që Bosnjë-Hercegovina ka votuar në tërësi për një sistem kushtetues, i cili e bën shtetin funksional duke ruajtur dhe zhvilluar identitetin e kombeve konstitutive të shtetit; pra një balancë mes funksioneve qendrore të një shteti qytetar dhe nevojave të veçanta identitare të bashkësive kombëtare.

Kur i dërguari i veçantë ta ketë dorëzuar prapa mandatin e suksesshëm, pra Bosnjë-Hercegovina si shtet funksional do ta njohë Kosovën e pavarur, sepse ky është interes i vetë BH-së, siç është interes i Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të vendosin marrëdhënie bashkëpunimi të ndërsjellë me respekt të plotë për sovranitetin e të dy vendeve.

3. I dërguari i veçantë, qoftë edhe ai me përvojën më të vogël në regjion, do të kuptojë dy thjeshtësime logjike të radhës. I pari është se kanë kaluar 25 vjet nga Marrëveshja e Daytonit dhe 21 vjet nga fundi i luftës në Kosovë, pra se ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i zgjidhur. I dyti, rrjedhimisht, është se në këtë çerekshekulli nuk paska ekzistuar një përpjekje serioze për t’iu dhënë fund konflikteve, ngase po të ishte bërë një përpjekje e këtillë do të ishte arritur.

Dhe, tani, i dërguari i veçantë mund të rikapitullojë thjeshtësimet e deritanishme: ai ka për mision, për dallim prej misioneve të deritanishme të dështuara, ta gjejë formulën se si Serbia ta konsiderojë veten shtet evropian në interes të të cilit janë pavarësia e Kosovës dhe funksionaliteti i Bosnjë- Hercegovinës. Por kjo nuk është detyrë e një të dërguari të veçantë, është punë e Serbisë dhe e popullit të saj, apo jo? Atëherë do riformuluar misionin dhe riformulimi është më afër gjeopolitikës: si të arrihet një balancë forcash në këtë trekëndësh në mënyrë që të zgjidhen konfliktet e papërfunduara?

Në kësi riformulimi të misionit, i dërguari i veçantë ka gjasa të mëdha të hyjë në baltën gjeopolitike të tridhjetë vjetëve të fundit: si të balancohen interesat e Serbisë, fuqisë më të madhe në regjion? Si të jetë Serbia e kënaqur mjaftueshëm në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë që të mund të gjendet një zgjidhje që këto dy shtete të bëhen sovrane e funksionale?

Ky mision atëbotë nuk do të ishte i ri, do të ishte hyrje për në përsëritje të të gjitha misioneve të dështuara deri më tani. Misione të dështuara që në konceptim.

4. Për të dërguarin e ardhshëm të veçantë dhe shefat e tij ndoshta do t’ia vlente një mësim modest historie, nga diçka që di personalisht, sepse kam marrë pjesë në të.

Në fillim të zhbërjes së ish-Jugosllavisë u ravijëzuan dy koncepte të ndryshme të raportit shtet-komb. Serbia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe e Milosheviqit konsideroi se serbët e republikave të ish- Jugosllavisë do të duhej të ishin pjesë të Serbisë së Madhe. Pastaj, në një rishikim të quajtur Memorandum 2, konsideruan se serbët në shtetet që nuk janë pjesë të Serbisë duhet të shërbejnë si faktorë që paralizojnë funksionimin e atyre shteteve, derisa ato të zhbëhen dhe të krijohet mundësia për opsionin 1, Serbinë e Madhe. Ky projekt ka një çerek shekulli që zbatohet në Bosnjë-Hercegovinë, pastaj në Kosovë dhe së fundi në Mal të Zi.

Përballë këtij koncepti, në Kosovë ndërtuam idenë se shqiptarët e ish-Jugosllavisë do të ishin pjesë integrale e shteteve që do të dilnin nga zhbërja e këtij shteti. Kosova do të ishte Republikë, Maqedonia do t’i njihte shqiptarët si shtetformues, Mali i Zi dhe Serbia do t’i njihnin të drejtat minoritare të shqiptarëve.

Gjatë tre dhjetëvjetëshave, politika serbocentrike është zhytur në luftëra deri në gjenocid dhe destabilizim të mëtejmë të shteteve e popujve. Ndërkohë, politika shqiptare policentrike ka ndërtuar dhe konsoliduar shtete brenda mundësive të veta.

I dërguari i veçantë, kur ta marrë detyrën, ndoshta mund ta shohë veten në trekëndëshin kosovar-serb-boshnjak si në pikëndeshjen e dy koncepteve të deritanishme politike, atij serbo-centrik dhe atij plural shqiptar. Dhe, çështja do të kërkojë thjeshtësim të mëtejmë: nuk ka balancë mes këtyre dy politikave, ka vetëm pyetje të thjeshtë se a duhet të jenë këto tri shtete funksionale, demokratike dhe funksionale apo jo?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga surroi veton surroi analiza nga surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 28 Shkurt 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Editorial 27 Shkurt 2020, 10:58

Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edh...

Editorial 18 Shkurt 2020, 16:00

Donacionet, kreditë dhe borxhi

TIRANË- Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin...

Editorial 16 Shkurt 2020, 17:28

SHBA-BE miq apo armiq?

GJERMANI- Përbrenda kishte kohë që ziente. Por tani krisjet në marrëdhëniet transatlantike kanë dalë në pah më...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë