Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mungesën e takimeve ndërkombëtare, në izolimin dhe stanjacionin që po i ndryshk tepsinë dhe po i bllokon timonin, kryeminisitri gjeti ngushëllim tek homologu maqedonas.
Zoran Zaev, me letra të shkëlqyera jashtë vendit, sidomos pas marrëveshjes me Greqinë dhe futjes në zbatim të marrëveshjes së Ohrit, ishte një mundësi e shkëlqyer që Rama të vriste vetminë. Sigurisht që nuk mund ta refuzonte ftesën e Edi Ramës, që e ndihmoi me faktorin shqiptar në momente të vështira. Ishte vetë Kryeministri që e dekonspiroi se takimet mes të dyve janë bërë me ftesa të njëanshme, nga pala shqiptare.
Rama duhet të ndihej keq për këtë, përderisa u detyrua t ‘ja kërkonte publikisht ftesën.
“Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën. Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni”.
Ishte pothuajse urdhër nga Kryeministri shqiptar, që sillej si ata bashkëpunëtorë që duan të të hyjnë me zor në shtëpi e ta shndërrojnë marrëdhënien në vëllazëri. Jo se është i dhënë pas Zaevit, problem është që i duhet. I duhet të shoqërohet me një djalë të mirë nga Ballkani, tani që, as ai e as Vuçiç nuk shiten dot më si të tillë në Perëndim.
Zaev mund t’ja kursente ftesën, por nuk e bëri, jo vetëm në shenjë mirënjohjeje, por edhe në kushtet e paralajmërimit që i bëri Rama kur i lypi drekën. “Jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës. Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet”. Me këtë rast i kujtoi homologut që qeveris shtetin multietnik, se fati i tij politik varet nga koalicioni me shqiptarët dhe dihet që Kryeministri i Shqipërisë ndikon tek ata.
Në këto kushte, Zaevi e pranoi autoftesën e Ramës në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pranoi të bëhet pjesë e spektaklit skematik, që herë është nacionalist (në Kosovë) dhe herë internacionalist (në Maqedoni). Si ta dojë halli.
Kështu përfundoi vizita, me 3 premtime zyrtare dhe një drekë të papremtuar. Zaev premtoi ftesën për mbledhje qeverie të përbashkët, premtoi heqjen e kontrollit të dyfishtë për njerëzit dhe heqjen e kontrollit të dyfishtë për mjetet.
Asnjë protokoll marrëveshjesh nuk ishte gati. Një show, sa për të thënë edhe dy fjalë kundër opozitës.
Politika e jashtme sterile kur vjen fjala për vendin, por për vete nuk del kurrë huq.
Pavarësisht se nuk e sqaroi se kush e paguan drekën, Rama e siguroi një foto me djalin e mirë të Perëndimit, për ta shpërndarë nëpër kancelari, me shpresën se do ta falin edhe një herë.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Zëdhënësja e Qeverisë dhe ish-ministrja e Arsimit, dolën kundër veprimeve të policisë tek Petro Nini. Të tre eksponentët...
TIRANË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që i hoqi burgimin përjetë Dritan Dajtit. Top Channel mësoi ekskluzivisht se, në afatet ...
Në 16 shkurt, me gaz lotsjellës dhe më ujë, policia arriti të mbyllte pa viktima mitingun e opozitës. Tentativat për të hyrë në Kryeministri, thyerja e xhamave ...
TIRANË- Aty ku zhvillimi bëhet me hapat e breshkës, historia përsëritet. Sot, gjithë Shqipëria pa sesi 4 familje që jetojnë në një banesë në afërsi të gjim...
Shkoi 10 numri i deputetëve të rinj. Ata që të mërkurën do të kalojnë mes kordonit të policisë për t’u mbrotjur nga protestuesit opozitarë, do të ulen në vendet...
Sundar Pichai u emërua si CEO i Google në 2015. Ai tashmë mbikëqyr një kompani me mijëra të punësuar, me miliarda të ardhura dhe produkte që përdoren nga milia...
TIRANË- Moderatori Alban Dudushi është surprizuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Moderatorja Arbana Osmani kishte menduar që në...
TIRANË- E ftuara e mbrëmjes së djeshme në “Xing me Ermalin” ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.Në një emision që shkaktoi shumë të qeshu...
Fier-Pas konfirmimit që bëri për kryebashkiakun aktual, Armando Subashi, kryeministri Edi Rama e përdori takimin e Fierit për të lëshuar edhe mesazhe politike.R...
Në Fier është duke u zhvilluar sërish një protestë ditën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i cili ndodhet në një aktivitet në këtë qyte...