LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Një tufë çupëlina’/Xhaferaj ‘ndez’ debate! Gjuha seksiste s’falet, demokrati:Kërkoj ndjesë

17 Shkurt 2022, 16:50 Nga DOSJA
‘Një tufë çupëlina’/Xhaferaj

TIRANË– Fjala “çupëlinë” ka hapur debate në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku të gjitha zonjat deputete e ministre janë ngritur kundër demokratit Ferdinand Xhaferaj. Sot, në Kuvend, teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla po krahasonte ish-kryeministrin Sali Berisha me Edi Ramën, Xhaferaj u indinjua dhe kërkoi fjalën për replikë.

“Se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupërinash pa asnjë kontribut politik dhe i la aty,”-tha Xhaferri, e pikërisht kjo fjali shkaktoi indinjatë tek ministret socialiste dhe jo vetëm. Kësaj here, fjalës së tyre iu bashkuan edhe zonja të opozitës, si përshembull Mesila Doda, duke i kërkuar deputetit të Durrës që të kërkonte falje për gjuhën seksiste të përdorur. Rezistenca e Xhaferajt bëri akoma më keq situatën, e po ashtu tentativa e tij për të justifikuar termin, duke futur në debat edhe Andia Ullirin. Duke u munduar që të nënkuptonte se me termin e përdorur nuk kishte asnjë paragjykim për ministret e qeverisë Rama. Megjithatë nuk “ia bleu askush” duke u dorëzuar në fund. Kërkoi ndjesë! Ministret e qeverisë por edhe të gjithë deputetët duhet që të gjykohen për punën e tyre, e jo për gjininë e tyre. Si ka mundësi që askush nuk thotë për ministrat se janë “çunakë”? Me parimet e Xhaferajt nuk është term negative…le ta përdorim edhe për meshkujt!

DEBATI I PLOTË:

Xhaferaj: Pavarësisht replikave me pjesën e sipërme të fundit të barkut, se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupëlinash pa asnjë kontribut politik dhe ty (Taulant Ballës i drejtohet) të la po aty

Lindita Nikolla: Të lutem shumë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë, kërkoni ndjesë…Hiqet fjala! Kërkoni ndjesë!

(Flet Xhaferaj:)

Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni me atë gjuhë.

Mirela Kumbaro nga vendi: Kërko ndjesë

Lindita Nikolla: Shumë e rëndë zoti Xhaferraj, kërko ndjesë

Sali Berisha: A mund të vendosni qetësi me këto ministre të eksituara, do vendosni paq?

Lindita Nikolla: Ju lutem mos filloni edhe ju… Unë nuk e kam problem të kërkoj falje, po flasin për autoritetin qeverisës, të jesh ministër. Në këtë kontekst unë përdora fjalën cupulinë, duke përdorur dhe vajzën time, por nuk e mendoj se është në gjendje të tjerë ministre. Nuk kam pse kërkoj falje kur flas për autoritetin, dinjitetin Nëse ai nuk kërkon falje të paktën ta detyrojnë që të kërkojë falje. Tani s’do merrem dhe me ju. Referojini kodit të sjellës së deputetit

Belinda Balluku: Si babai i një vajze nuk e di si e gjeni guximin që çdo herë të përdhosni dhe të fyeni gratë. Nuk e ndaj shumë mendimin gratë dhe burrat. Megjithatë nëse e vetmja gjë që keni për t’i thënë qeverisë është se ka shumë gra dhe çupëlina, kjo tregon se ne jemi në rregull dhe e bëkemi punën në rregull, e prandaj ju merreni vetëm me këtë argument. Por unë po ju drejtohem grave të grupit tuaj….Nuk ju vjen tu thoni që të ndryshojnë mëmnyrë të folur, të fillojnë të merren me ndonjë gjë tjetër dhe jo me faktin që ne jemi çupëlina. Ka plot argumente të tjera. Mendoj që është mirë që t’i mblidhni pak këto burrat! Nuk është ky argumenti për të na goditur.

Lindita Nikolla: Do merrni fjalë për të kërkuar ndjesë?

Xhaferaj: Në kulturën time nuk e kam që të mos kërkoj ndjesë. Por këtu flasim për profesionalizëm. Gjysma e zonjave e kanë filluar me profesionin e ministres. Për këtë them fjalën çupëlinë, dhe aty fus edhe vajzën time, që është vërtetë e shkolluar ekselente, por kurrë nuk e mendoj që është e aftë të bëjë ministren.

Balla: Kuvendi ka dokument që do t’i referohemi sa herë bëjmë gabime të tilla. Meqë nise ta belbëzosh ndjesën, çoje deri në fund. 

Belinda Balluku: Ju keni Andian aty dhe madje ajo është më e vogël se shumë prej vajzave tona. Nuk e di si ndihet ajo tashmë në momentin që ju i thoni çupëlinë. Nuk e di si e thoni këtë gjë. Sipas jush dinjiteti vjen me moshën? Se për mua është çështje karakteri dhe jo moshe. U bë e disata herë, ka ardhur me momenti që të flisni me grupin tuaj se s’po dimë se çfarë etiketimesh po marrim më. 

Mesila Doda: Sulmojini për punën që bëjnë po jo për gjininë, se zoti na ka sjellë në këtë sallë që të shikojmë punën e njëri tjetrit. Unë dënoj punën e kolegut tim, nuk besoj se ka qënë ai qëllimi im, unë ftoj ministret që të dënojnë Ramën se ai ka nxjerr fotot tona dhe na ka etiketuar. E dënoj fjalën e kolegut tim, por nuk ka qenë qëllimi im. Edhe kolegët duhet të reagojnë sa herë kryeministri na përgjigjet në të njëjtën gjuhë. 

Xhaferaj: Më ka bërë deputetin unik të opozitës, pavarësisht se cfarë mendoj jam drejtuar me i nderuar dhe e nderuar, poziconi i ministrit është fundi i karrierës së një ministri, duhet të bëjë bashkë moshën. Fakti që ministrja mori flamurin i ka rrënjën 1 javë më parë për Portin, si gjithmonë me fakte. Zonja (Balluku) nuk ka shpëtim dhe unë vetëm me fakte do të ekspozoj aferën më të madhe në vend. 

Balluku: Jo të prezumoni se mosha i bën të pandenjë të bëni detyrën, kalon të gjitha limitet e etikës. ju po përmendni fakte të tjera. Sot duhet ti përgjigjeni kërkesës së kolegeve dhe të kërkoni faljen. Mosha nuk do me thënë që anëtarët e kabinetin janë të padenjë për të kryer detyrën. 

Manastirliu: U bë e ditur se dëgjojmë se grave, vajzave, i etiketohen lloj lloj epitetesh, se në fakt ju që na shihni këtu, ju dukemi se nuk kemi ndjesi nuk fyhemi e nuk ofenohemi. Ndihemi të fyera, duhet të kemi respekt më shumë për njëri-tjetrin. Kur fyen duhet të kërkosh falje. Duhen fuqizuar gratë por ofendohen dhe cënohen gratë. Presim falje nga Xhaferri për atë epitet që i bëri zonjave në sallë.

Xhixho: Ne vijmë këtu që të japim një model, e dënoj sjelljen e tij. Gjuhë seksiste.

Nikolla-Xhaferajt: Reflekto pak, merr pak kohë.

Pampuri: Ju kërkoni një sjellje që ju vetë nuk arrini ta zbatoni, ne jemi ndjerë keq. Zhvendoseni në një çështje tjetër, kemi inceneratorët. Xhaferaj është një zotëri, ai përmendi edhe vajzën e tij, duhet ta vlerësojmë, vlerësoni atë që shefi juaj bën ndaj jush.

Nikolla: Besoj keni reflektuar.

Kumbaro: Unë kuptoj se sa e thellë është ky halli i seksizmit që të bënë të mos e thuash atë ndjesë. Edhe metaforë që thatë për ne zonjat nuk ishte qëllimi por kishit qëllim seksist. Kjo sallë në të gjitha qeveritë ka pasur mosha të ndryshme ka pasur ministra e si të tillë nuk kujtoj ti kenë quajtur të tillë.

Blerina Gjylameti: Të mblidhemi të gjitha zonjat e të ndërpresim seancën nëse Xhaferaj nuk kërkon ndjesë.

Ferdinant Xhaferaj: Unë dua t’ju them dhe diçka unë feminizmin e jap dhe leksion në universitet. Megjithatë kërkoj ndjesë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike andia ulliri belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 17 shkurt 2022 andia ulliri belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet