LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Një panoramë komplekse!”/ Grekët, izraelitët dhe shqiptarët në mes…studimi i të riut për racizmin dhe minorit

23 Gusht 2020, 11:48 Nga DOSJA
“Një panoramë komplekse!”/ Grekët, izraelitët

“Nuk është bardhezi! Është një panoramë komplekse”. Këto janë fjalët që izraeliti Yair Gorni përsërit më shpesh gjatë intervistës me gazetën “Si”, kur pyetet se cilat janë gjetjet e deritanishme nga studimi për temën e diplomës Master.

I diplomuar në Bachelor për Shkenca Politike, Gorni e pranon se fillimisht kishte pak njohuri për shqiptarët dhe aq më pak për situatën e tyre në Greqi. Ai thotë se shqiptarët përfunduan rastësisht si pjesë e studimit të tij.

“Diplomën e parë e punova me një tezë për ligjin e shtetit të Izraelit, i miratuar 2-3 vite më parë, që e përcaktoi Izraelin si shtet të hebrenjëve. Ligji vendosi disa parashikime problematike, si përcaktimi se vetëvendosja politike u takon vetëm hebrenjëve. Ky përcaktim ka pak rëndësi në jetën e përditshme, në çështjet praktike, por në thelb do të thotë se vetëm hebrenjtë i takojnë shtetit. Në mendimin tim kjo bie ndesh me deklaratën tonë të Pavarësisë, që thotë se Izraeli është shteti i hebrenjve, por thotë gjithashtu që ne mirëpresim arabët dhe i ftojmë ata në ndërtimin e shtetit tonë duke gëzuar të drejta të barabarta. Ligji i ri thjesht nuk e përmendte këtë”, tregon Yair.

Por, si përfundoi tek shqiptarët në Greqi?

“Unë doja një krahasim mes Izraelit dhe një vendi që ka rrethana të ngjashme. Me rrethana të ngjashme nënkuptoj një shtet të ndërtuar mbi bazën e një komuniteti etnik, një shtet që ka një diasporë të fortë, një shteti që ka lidhje të forta me fenë dhe që është sistem demokratik. Kjo më solli te Greqia. Kur po analizoja Greqinë u përpoqa të kuptoj cilat minoritet jetojnë atje dhe mësova se 5 për qind e popullsisë në Greqinë moderne janë me origjinë shqiptare”, sqaron ai.

Rrëfen më tej se ky ishte momenti kur nisi punën për zbulimin sesi trajtoheshin shqiptarët atje dhe si e përcaktojnë vetë shtetasit grekë më origjinë shqiptare Greqinë. Deri më tani thotë se ka gjetur një “absurd” të madh.

“Duket sikur Greqia dhe Izraeli janë krejtësisht të kundërta dhe secila ka një problem në njërën dorë dhe zgjidhjen në dorën tjetër, sepse Izraeli njeh minoritet, por nuk i njeh si pjesë e kombit izraelit sipas ligjit të ri. Greqia nga ana tjetër, nuk njeh minoritet, jo vetëm shqiptarët, por edhe grupet e tjera, por kur ata bëhen qytetarë grekë, i njohin si pjesë e kombit grek”, shpjegon Gorni.

Nuk ka shumë kohë që merret me këtë temë, por koha ka qenë e mjaftueshme sa për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për një panoramë bardhezi.

“Është një panoramë shumë kompekse. Shqiptarët janë të integruar, por sërish përballen me racizmin në disa nivele. Situata nuk është bardhezi. Ka gjëra të lumtura dhe ka gjëra të trishtuara në të njëjtën kohë. Mendoj se në një panoramë të përgjithshme, ka shqiptarë të integruar në Greqi. Kam intervistuar kryesisht të rinj, sepse ata flasin anglisht, sepse fatkeqësisht unë nuk flas gjuhë tjetër përveç anglishtes. Shumë prej tyre ndjehen me identitet të dyfishtë. Ndjehen grekë dhe shqiptarë në të njëjtën kohë dhe shumë prej tyre festojnë festat ortodokse greke së bashku me miqtë e tyre grekë. Shumë prej tyre janë pagëzuar, por disa që nuk janë paagëzuar gjithashtu festonin festat fetare ortodokse greke me fqinjët e tyre”, tregon ai.

Deri më tani shpjegon se ka kuptuar që burimi kryesor i racizmit mbetet brezi i vjetër, përfshirë këtu edhe mësues në sistemin arsimor grek. Përshtypja e parë që ka krijuar për shqiptarët është toleranca, sidomos ajo që ka të bëjë me besimin fetar.

“Kam përshtypjen që shqiptarët janë shumë tolerantë ndaj feve të tjera. Shqiptarët kanë traditat, kodet e tyre, që qëndrojnë mbi fenë. Duke qenë se për shqiptarët feja nuk ka aq rëndësi, mendova se shqiptarët me grekët mund të shkojnë mirë, sepse grekët janë shumë fetarë dhe m’u krijua përshtypja se shqiptarët nuk e kanë problem që të festojnë festat e tyre”, shton ai.

Izraeliti thotë se ka gjetur doza racizmi ndaj shqiptarëve në nivele të caktuara të shoqërisë greke, megjithëse vetë grekët kanë prodhuar ndër vite emigrantë. Por, vëren gjithashtu edhe një integrim të shqiptarëve, integrim që nuk mund të mbërrijë vetëm me vullnetin e njërës palë. Për këtë arsye, beson se Izraeli ka se çfarë të mësojë nga ky rast.

“Megjithëse Greqia vetë ka një diasporë etnike, sërish ka pak racizëm, por ka edhe integrim dhe mendoj se këtu Izraeli duhet të mësojë si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët. Mendoj se ka ende njerëz reaksionarë në Greqi. Siç thashë, është një panoramë komplekse”, thotë më tej.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture yair gorni yair gorni


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës