Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
IZRAEL– 192 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 192 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.
Lufta e përshkallëzuar nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa ndaj Gazës, Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 palestinezë mëngjesin e ditës së sotme, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Netanyahu tha se grevat do të vazhdonin për për aq kohë sa ishte e nevojshme dhe se gjithçka që ishte e mundur po bëhej për të kufizuar numrin e viktimave të cilat po rriten dita ditës.
“Pala që mban fajin për këtë luftë nuk jemi ne, jemi ata që na sulmojnë,” tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.
Një reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Gjatë një komunikimi për mediat, ai bëri thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve. “Çdo sulm pa kriter kundër strukturave të mediave civile shkelin ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmangen me çdo kusht”, tha Guterres. Reagimi i tij vjen pasi ndërtesa 13 katëshe ku ishte vendosur rrjeti “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza u shkatërrua si pasojë e një sulmi me raketë nga Izraeli.
Mbrëmjen e sotme pritet edhe takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar lidhur me sulmin që po përjetojnë banorët në Gazë, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje për përshkallëzimin e luftës.
Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…
1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.
2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.
3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.
4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.
5.Janë 174 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.

Por si e sheh bota këtë përplasje?
Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.
Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve.
Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.
(kle.mu;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryem...
IZRAEL- E gjithë bota është me sytë nga Izraeli, atje ku grupi militant palestinez Hamas po lufton kundër ushtrisë së madhe izraelite. Ndërkohë që në konflikt s...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë në SHBA është duke hetuar tashmë “Binance”, platformën më të madhe të emëtimit të kriptomonedhave. Bloomberg shkruan...
JERUZALEM- Njëzetë e shtatë ditë përpara hedhjes së raketës së parë në Gaza këtë javë, një patrullë e policisë izraelite shkoi në xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, ...
BOTË– Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestisë që brenda një jave ka lënë 158 të vrarë dhe mijëra të plagosur, ka ngjallur protesta anë e mbanë bo...
KOSOVË– Një burrë i moshuar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga djali i tij dhe e shoqaj. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Malis...
IZRAEL- Ushtria izraelite pretendon se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas gjatë valës së sulmeve ajrore në rripin e Ga...
IZRAEL– Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e pestë, duke shkaktuar 158 viktima, shumica e tyre palestinezë që jetojnë në Gaza. Ndërkoh...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europin për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do t...
GREQI– Një boksier veteran, 58 vjeç është ekzekutuar me tre plumba gjatë natës së kaluar në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30...