LIVE UPDATES
Bota

“Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, ekspozitë në Nju Jork me foto nga Kosova

11 Maj 2022, 17:45 Nga DOSJA
“Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, ekspozitë

SHBA-Në qytetin e Nju Jorkut, u hap të martën ekspozita me titull “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte. Një pjesë të madhe të fotografive të ekspozuara, gazetarja amerikane i realizoi në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, fituesja e çmimit Pulitzer flet mbi vështirësitë dhe misionin e projektit të saj. Të pranishme në hapjen e ekspozitës ishin edhe të mbijetuarat e luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi-Goodman dhe Besarta Jashari. Siç njofton kolegu Burim Goxhuli nga Nju Jorku, ato folën mbi domosdoshmërinë e vënies para drejtësisë të autorëve të krimeve ndaj tyre.

Për 38 vite, fotoreporterja amerikane, fituese e çmimit Pulitzer, Marissa Roth, realizoi në mbarë botën fotografi me gra që u mbijetuan krimeve të luftës, përmes së cilave solli historitë rrënqethëse të këtyre grave.

Një pjesë e fotografive të saj u shfaqën në ndërtesën e Rusveltit në Nju Jork, në kuadër të një ekspozite të realizuar nga Muzeu i Tolerancës i qendrës “Simon Wiesenthal” dhe nga organizata “Rally for her justice”.

Shumë prej fotografive në ekspozitën e titulluar “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta” janë realizuar në Kosovë.

“Kam parë gjëra që do të doja të mos i shihja kurrë, por nuk mund t’i fshij nga kujtesa. Mundohem që të përfshihem me zemër dhe pastaj të tregoj e ritregoj këto histori. Ato më pikëllojnë por ndjej se përmes këtyre historive mund t’i tregoj botës atë që ka ndodhur. Kjo është mënyra ime për të treguar se sa të forta dhe të guximshme janë këto gra. Them se jam aktiviste e paqes dhe se kjo është mënyra ime e të thënit se mjaft është mjaft”, thotë zonja Roth për Zërin e Amerikës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 22 qershor.

Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe një panel diskutimi ku mori pjesë aktivistja dhe e mbijetuara e përdhunimit gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo tha se lufta në Ukrainë është tregues i qartë se historia mund të përsëritet, nëse nuk mirren masat e nevojshme për të parandaluar këto krime.

“Kam luftuar për drejtësi nga viti 1999 dhe kurrë nuk gjeta drejtësi për rastin tim. Por nuk do të ndalem së luftuari derisa ta arrij qëllimin. Është koha që Serbinë ta mbajmë përgjegjëse për të gjitha krimet e kryera. Por vendet demokratike po lejojnë Serbinë ta luajë rolin e viktimës, në vend të agresorit të luftës”, tha zonja Krasniqi-Goodman.

Në kërkim të drejtësisë është edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme në sulmin e 5-6 dhe 7 marsit në Prekaz, ku humbën jetën 22 anëtarë të familjes së saj.

“Jam shumë e emocionuar dhe po më rikthehen përjetimet e atyre tre ditëve, më 5-6 dhe 7 mars. Mirëpo njëkohësisht jam shumë krenare që pas gjithë këtyre viteve dikush diskuton për Kosovën dhe besoj se shumë shpejt ata që kanë kryer këto krime në vendin tonë do të dënohen dhe do të mbahen përgjegjës”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe ish-ligjvënësi amerikan Eliot Engel.

Ai tha se është e frikshme që përgjegjësit për këto krime ende nuk janë vënë para drejtësisë, ndërsa sot Evropa po përjeton sërish atë që ndodhi në Kosovë vite më parë.

“Është një situatë makthi. Bota po e sheh dhe po e shpreh zemërimin, por vitet kalojnë dhe asgjë nuk ndodhë. Njerëzit që kanë vrarë dhe u kanë shkaktuar gjëra të tmerrshme grave në luftërat e Ballkanit ende nuk janë gjykjuar. Është shumë zemëruese. Prandaj mendoj se duhet të bëjmë një analogji mes asaj që po ndodhë në Ukrainë dhe ngjarjeve në Kosovë”, tha zoti Engel për Zërin e Amerikës.

Drejtorja e “Muzeut të Tolerancës”, Liebe Geft, tha se ndëshkimi i këtyre krimeve do të ishte më i lehtë nëse qeveritë kanë vullnet politik dhe guxim.

“Sanksionet, masat ekonomike, embargo e armëve, ndalesa të udhëtimeve. Të gjitha këto së bashku mund të shfrytëzohen si mjete për të ndryshuar llogaritë e palëve në një konflikt, që veprojnë duke menduar se jo vetëm që nuk ndëshkohen por se mund edhe të përfitojnë”, thotë ajo.

Sipas vlerësimeve, gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 10 mijë shqiptarë, dhe ende po kërkohet për trupat e rreth 1 600 prej tyre.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut rreth 20 mijë gra e vajza janë përdhunuar dhe mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre./VOA/

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni lufta e kosovës marissa roth lufta e kosovës marissa roth

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet