LIVE UPDATES
Bota

Dy zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës nën akuzë, mes tyre dhe nipi i Adem Jasharit

11 Maj 2022, 16:53 Nga DOSJA
Dy zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës nën akuzë,

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj nipit të komandantit Adem Jashari, Bahri Nuredini. Ai së bashku me dajën e tij Bekim Jasharin kishin qenë nën hetim për keqpërdorimin e mbi 8 milionë euro.

Vlerën që kapte shifrën 8 milionë kishte të bënte me tenderin për pajisjet e navigacionit ajrorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku asokohe, drejtor i Bordit të Aeroportit ishte Bekim Jashari.

Raporti i hetuesit të BE-së që e kishte publikuar Gazeta Insajderi në vitin 2017 tregonte për keqpërdorimet financiare në projekte milionëshe në Aeroport.

Atë kohë Bahri Nuredini mbante pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar Prishtinës, përkatësisht pjesën që menaxhohet nga shteti, e që kishte përgjegjësinë e kontrollit të trafikut ajror. Kurse daja i tij, Bekim Jashari, mbante pozitën e Kryetarit të Bordit Drejtorëve.

Siç kishte raportuar Gazeta Insajderi kohë më parë Hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale (EUOCI) kishin bërë një raport të veçantë për Aeroportin e Prishtinës, ku thuhet se thyerja e protokolleve të sigurisë me prishje radarësh e mungesë gjeneratorësh janë vetëm një anë e problemeve, derisa ngrenë dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe.

Në këtë raport hetuesit dyshonin se Bekim Jashari dhe nipi i tij, Drejtor në Kullën e Aeroportit, Bahri Nuredini e kanë ngritur një firmë ndërtimore dhe se paratë për këtë biznes profitabil mund t’i kenë marrë nga ndonjë projekt në Aeroport.

Në shtatori të vitit 2016 Sekretari Amerikan i Shtetit do të vizitonte Kosovën. Dy orë para arritjes së tij në Aeroportin e Prishtinës u ndal rryma. Gjeneratori nuk u ndez dhe me vetëm dy rezerva “UPS” stafi i aeroportit nën ethe po e priste këtë zyrtar të lartë të shtetit amerikan.

Në këtë raport EULEX ngre shqetësime për dështime serioze në sistemin e sigurisë së Aeroportit “Adem Jashari” dhe për krime financiare në projekte milionëshe, në të cilat pretendon të jetë i përfshirë ish-drejtori i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (AShNA), Bahri Nuredin.

“Ky (incidenti me Sekretarin Amerikan të Shtetit) nuk ishte një incident i izoluar”, pretendohet në këtë raport dhe thuhet se arsyeja është se në Kullën e Aeroportit mungon edhe një gjenerator i dytë rezervë që duhej të sigurohej, diçka që kurrë nuk u bë, dhe një marrëveshje për shfrytëzimin e gjeneratorëve të kompanisë turke LIMAK që menaxhon me Aeroportin ishte arritur, por Bahri Nuredini u kishte thënë zëvendësve të tij se duhet të mos bëjnë zhurmë për këtë çështje derisa ai të kthehej  nga pushimet.

Një gjenerator i dytë nuk u sigurua, dhe në mars 2017 edhe një avari tjetër me rrymë u shkaktua në Aeroport.

Në këtë raport konfidencial të EUOCI, ngriten shqetësime për tri çështje: prishjet e rrezikshme me pasoja serioze të sigurisë, si prishja radarëve dhe pjesëve rezervë te komunikimit, rreziku serioz që vjen me mungesën e gjeneratorit rezervë në Aeroport dhe, mbi të gjitha, dyshimet serioze e të bazuara për krime financiare nga menaxhmenti i AShNA .

Në shqetësimin e parë të EUOCI është përmendur prishja e radarit që ndodhet në kodrat e Golshit. Prishja e parë kishte ndodhur në fund të viti 2016, më 28 dhjetor, dhe hetuesit e EUOCI tregojnë që madje nuk ishte bërë asnjë lëvizje konkrete në ndërrimin e pjesës së dëmtuar të radarit deri më 2 janar 2017. Afro 5 ditë radari qëndroi i prishur.

Raporti tregon se më 1 janar u tentua që të ndërrohej pjesa e prishur e radarit, por askush nga stafi teknik nuk ishte aty, se ishte ditë pushimi.

Por, gjatë kësaj kohe, edhe pse në terren nuk u tentua asgjë, menaxhmenti kishte tentuar që ta dërgonte dikë në Shqipëri për ta blerë pjesën e prishur të radarit, pjesë që mund të kushtonte 20 mijë euro, dhe në fund nuk u soll, sepse nuk ishte pjesa e duhur. Megjithatë, më 3 janar problemi u zgjidh duke e riparuar atë pjesë të dëmtuar në një punëtori në Ferizaj, dhe kushtoi vetëm 100 euro, apo 19 mijë e 900 euro më lirë sesa pjesa të blihej në Shqipëri, tërheq vërejtjen raporti.

Çështja e tretë e ngritur nga hetuesit evropianë në këtë raport që e deponuan në EULEX është edhe dyshimi për përfshirje në krime financiare të drejtorit të AShNA-së, Bahri Nuredini.

Burimet e konsultuara u kanë thënë hetuesve të EUOCI-it se që në fillim ka parregullsi dhe mospërputhje në mes të numrave kur llogariten fluturimet dhe trafiku në Aeroport në mes të Kullës dhe raporteve që vijnë tek ta nga kompania turke LIMAK.

“Ka një dyshim për ‘manipulim financiar’ në lidhje me të ardhurat të kalkuluara nga LIMAK për Agjencinë për Shërbime të Navigacionit Ajror”, thuhet në raport.

Hetuesit evropianë ngrenë shqetësime për tenderin “Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve të navigimit ajror” i viti 2011 i cili peshonte 8.1 milionë euro. Projekti i ishte dhënë, sipas raporti, një kompanie me emrin “TCN” dhe ai ishte gati i finalizuar, por për shkak të një borxhi prej afro 600 mijë eurove, që AShNA-i i kishte kësaj kompanie, ajo e paditi këtë institucion, me çka praktikisht kontrata u prish dhe projekti nuk u realizua.

Edhe pse pjesa më e madhe e parave iu dhanë “TCN-së”, sipas raportit, shumica e pajisjeve kurrë nuk u sollën në Aeroport nga kjo kompani private. “Aktualisht, Kulla e Kontrollit përdor pajisje, furnizim i KFOR-it i vitit 2004”, thuhet në këtë raport.

Raporti shkon tutje duke folur edhe për një tender për ndërrimin e pjesëve rezervë për radarët e nevojshëm për Aeroportin e Prishtinës, njëri i vendosur në Golesh dhe njëri në Shqipëri. Vlera e tenderit të parë për këto pajisje ishte përllogaritur të ishte jo më e madhe se 20 mijë euro. Por, burimet u kanë thënë hetuesve evropianë se tenderi u ndërrua në mënyrë të dyshimtë dhe ai iu dha kompanisë “Bo-TeK”, por kontrata tash ishte për të blerë vetëm një pjesë të rotorit të radarit dhe kushtoi 47 mijë euro.

Hetuesit evropianë shprehin shqetësim po ashtu edhe për një kontratë të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror që e ka me një kompani private me emrin “H&B Consultants”, e cila merr nga 10 mijë euro në muaj nga AShNA-ja për shërbime të sigurisë.

“Asnjë shërbim nuk është ofruar nga kjo firmë, por paratë janë përdorur nga drejtori Bahri Nuredini që të punësojë një mikun e tij, konkretisht Isa Hajrizin, si shofer, dhe disa nga paratë i merr për vete”, thuhet në raportin në fjalë.

EUOCI gjithashtu ngre dyshime se Bahri Nurdini dhe Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt e që dikur shërbeu si kryetar i bordit i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kanë ngritur një firmë ndërtimore me emrin “Premium Group”, me të cilën ndërtojnë ndërtesa në Prishtinë, dhe se paratë për këtë biznes profitabil mund t’i kenë marrë nga ndonjë projekt në Aeroport.

Krejt në fund të raportit hetuesit evropianë tregojnë se për këto shkelje të protokolleve të sigurisë, që mund të rrezikojnë jetën e qindra njerëzve që udhëtojnë me aeroplanë përmes Aeroportit të Prishtinës, dhe për keqpërdorime financiare edhe në projekte milionëshe nga menaxhmenti i AShNA-së, është në dijeni Qeveria e Kosovës. Madje edhe ajo e kaluara dhe vetë ish-kryeministri Mustafa ishte vënë në dijeni me këto informacione. Hetuesit thonë se në dijeni për këto informacione janë edhe Agjencia Kundër Korrupsionit si dhe Policia e Kosovës, por thonë që denoncuesit e këtyre informacioneve kurrë nuk kanë marrë përgjigje nga këto institucione.

Hetuesit e EUOCI-it thonë se këto dyshime duhet të hetohen me patjetër, por zyrtarëve aktualë të EULEX-it u tregojnë në këtë raport se, për shkak të lidhjeve të fuqishme politike të personave që dyshohet se qëndrojnë prapa keqpërdorimeve në fjalë, ndikimet në hetime për t’i penguar ato do të jenë të pashmangshme.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), është themeluar në janar të vitit 2016. Ky institucion ka funksionuar nën statusin e kompanisë publike me emërtimin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, e që me këtë status ka funksionuar që nga viti 2011, përkatësisht që nga koncesionimi i shërbimeve terminale të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që u koncesionua nga një kompani turko-franceze, konsorciumi “Limak” dhe “Aeroports de Lyon”.

Me këtë rast qenë ndarë Kontrolli i Trafikut Ajror, që mbeti nën përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe nën përgjegjësinë e të cilit institucion ka ndodhur ky incident, dhe Shërbimet Terminale nga ana tjetër, nën menaxhimin privat të konsorciumit “Limak” dhe “Aeroports de Lyon”./Insajderi/

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni aeroporti adem jashari bahri nuredini nen akuze dy zyrtare ne prishtine aeroporti adem jashari bahri nuredini nen akuze dy zyrtare ne prishtine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet