LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori norvegjez optimist për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi brenda vitit

3 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
Ambasadori norvegjez optimist për marrëveshjen finale

NORVEGJI– Ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, mendon se situata në Kosovë dhe rajon është e qetë, pavarësisht shqetësimeve në rritje, pas agresionit rus në Ukrainë.

Ambasadori Grondahl, në intervistë për KosovaPress ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Duke u ndalur fillimisht te situata e sigurisë, ambasadori norvegjez u shpreh se përveç shqetësimeve që lidhen me sulmin ndaj policëve në Zubin Potok, në përgjithësi situata në vend ka qenë e sigurt.

“Mendoj se deri më tani, nuk kam parë ndonjë shqetësim të menjëhershëm si një efekt i drejtpërdrejtë i konfliktit në Ukrainë. Dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm, siç e dini, ne shumë mbështetemi në informacionet që marrim nga organizatat e sigurisë në Kosovë, si FSK-ja dhe KFOR-i, EULEX-i dhe OSBE-ja, e kështu me radhë. Pra, ne ndjekim këshillat dhe informacionet që marrim nga autoritetet në Kosovë dhe nga institucionet. Natyrisht, jemi thellë të shqetësuar për të shtënat që ndodhën së fundmi në Zubin Potok. Ne e kemi dënuar këtë, e kemi mbështetur qeverinë e Kosovës, jemi shqetësuar për këto incidente dhe mendojmë se janë një kërcënim real për stabilitetin. Me sa di unë, nuk ka qenë e mundur për të gjetur saktësisht se kush janë autorët. Pra, mendoj se duhet të presim që të përfundojnë hetimet, por çdo incident i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Pra, po, sa i përket atij incident specifik, mendoj se kemi shqetësime të thella, por në nivel të përgjithshëm, mendoj se rajoni brenda dhe rreth Kosovës ka qenë mjaft i qëndrueshëm edhe pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë” -deklaroi Grondahl.

Serbia është vendi i vetëm në Europë që nuk është radhitur në një linjë me Perëndimin për të sanksionuar Rusinë pas zhvillimeve në Ukrainë, madje u akuzua se u shndërrua në portë hyrëse për Europë për rusët.

Në lidhje me këtë, ambasadori Grondahl thotë se janë duke ndjekur me vëmendje se çfarë po bën Serbia.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia votoi së bashku me ne dhe pjesën më të madhe të botës për dënimin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe gjithashtu për dëbimin e Rusisë nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB, ne jemi të lumtur që ata e kanë ndjekur të njëjtën linjë si çdo vend i BE-së dhe NATO-s, dhe kontinentit evropian, gjithashtu edhe Kosova. Por në lidhje me sanksionet, ne padyshim që po vëzhgojmë me kujdes se çfarë po bën çdo vend në këtë drejtim. Por deri më tani, ne po vëzhgojmë, çfarë po bëjnë ata dhe padyshim do të jetë interesante të shohim se çfarë hapi tjetër mund të ndërmarrin kur zhvillimet do të ecin më tej”, vijoi Grondahl.

Diplomati norvegjez foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Së fundmi, palët nuk ranë dakord për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, ndërsa një takim i radhës është Duke u ndalur fillimisht te situata e sigurisë, ambasadori norvegjez u shpreh se përveç shqetësimeve që lidhen me sulmin ndaj policëve në Zubin Potok, në përgjithësi situata në vend ka qenë e sigurt.

“Unë shpresoj shumë dhe ne kemi nevojë për një zgjidhje për këtë situatë. Besoj se praktikisht, regjimi i tiketave ngjitëse po funksionon shumë mirë, por ne absolutisht mbështesim një marrëveshje përfundimtare për targat, por edhe për të gjitha çështjet e tjera që mbeten të zbatohen nga marrëveshjet e Brukselit. Ne do të donim të shihnim liri të lëvizjes, liri të udhëtimit, që dokumentacionet të pranohen nga të gjithë, targat e makinave gjithashtu, për sa kohë që ata përmbushin kriteret e praktikave më të mira evropiane për targat e makinave. Pra, shpresoj që së shpejti të ketë një zgjidhje për këtë problem, në mënyrë që sa më shpejt të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve dhe udhëtimeve. Kjo është në fakt shpresa jonë”,– tha Grondahl.

Ambasadori norvegjez tha se i respekton qëndrimet e Kosovës në tryezën e bisedimeve dhe shton se është mirë të jesh i kujdesshëm. Ai përsëriti se vendi i tij mbështet dialogun Kosovë-Serbi qe do të prodhonte një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Grondahl shtoi se i kupton vështirësitë dhe se ende ka shumë çështje për t’u diskutuar mes të dy vendeve, mirëpo të dy palët duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura.

“Ne i respektojmë qëndrimet e Kosovës dhe e kuptojmë se kjo nuk është një marrëveshje e lehtë për t’u bërë. Ka shumë konsiderata të përfshira. Mendoj se është shumë mirë të jesh i kujdesshëm dhe të shqyrtosh mirë zbatimin. Nuk mendoj se përshpejtimi do të jetë i dobishëm, sepse mund të ketë probleme, bëhen anashkalime, kështu që është e rëndësishme të punoni me shumë kujdes dhe seriozitet për këtë. Natyrisht, ne mbështesim qeverinë e Kosovës për procesin dialogut, për një proces pozitiv të dialogut për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe BE-në. Kjo është ajo që ne u themi edhe autoriteteve në Beograd, gjithashtu që edhe ata të bëjnë përpjekje për të arritur dhe gjetur një gjuhë të përbashkët me Kosovën në këto çështje. Pra, e kuptoj që kërkon kohë, por absolutisht kam shpresë, dhe jam optimist që në një moment, shpresoj jo shumë larg, do të ketë një marrëveshje, por nuk mendoj se do të jetë një rrugë e lehtë, mendoj se do të jetë me vështirësi. Mendoj se ka shumë çështje për t’u diskutuar, dhe ka shumë faktorë ndërlikues që kanë pasoja për të dyja vendet, dhe e kuptoj që të dyja palët do të donin të shihnin se çfarë pasojash mund të ndodhin nga arritja e marrëveshjes. Por po, ne mbështesim procesin, mbështesim dialogun e udhëhequr nga Lajçak në Bruksel dhe absolutisht shpresojmë se palët do të arrijnë një marrëveshje. Pra, kjo është absolutisht mbështetja jonë”, tha ai.

I pyetur nëse është optimist se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet brenda këtij viti, ambasadori u përgjigj me “po”.

“Shpresoj që po, do të doja të thosha po për këtë (arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi brenda këtij viti), absolutisht. Unë do të doja të them po për këtë. Kemi edhe nja nëntë- dhjetë muaj që kanë mbetur nga ky vit. Pra, kam shumë shpresë. Po”, tha ai.

Norvegjia në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën përmes projekteve të ndryshme, sidomos në sistemin e drejtësisë si dhe me këshilltarë për dialogun dhe integrime evropiane.

Ambasadori Grondahl thotë se tashmë duan të fokusohen më shumë edhe në turizëm për të sjellë më shumë norvegjezë në Kosovë.

“Ne kemi një bashkëpunim të kufizuar tregtar me Kosovën, kemi pasur një bashkëpunim në fushën e prodhimit industrial, por kemi disa para me të cilat i mbështesim reformat në Kosovë, pra më së shumti atë që kemi vlerësuar, në vendosjen e sektorit të drejtësisë në Kosovë. Ne kemi bërë investime të konsiderueshme në sistemin elektronik të menaxhimit të lëndëve për gjykatat, Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, që ka pasur një sukses absolutisht të madh. Ne gjithashtu kemi investuar në rritjen ekonomike në Kosovë përmes iniciativave të startup-eve, e kështu me radhë, ne gjithashtu mbështesim dialogun dhe institucionet, siç e dini, unë gjithashtu po punoj shumë konkretisht për të parë nëse mund të bëjmë më shumë në fushën e turizmit, sepse mendoj se norvegjezët do të ndiheshin në Kosovë si në shtëpinë e tyre, me male, fshatra të bukur, njerëz shumë mikpritës, ushqim shumë të mirë, dhe shumë ngjarje të mira kulturore që ndodhin gjatë gjithë vitit. Ne kemi fluturime direkte nga Oslo për në Prishtinë disa herë në javë. Pra, tani pas pandemisë, mendoj se është koha që ne të lidhim Norvegjinë dhe Kosovën shumë më fort se sa kemi mundur në të kaluarën”, tha ai.

i pyetur se a kanë njohuri norvegjezët për Kosovën si vend, ambasadori u përgjigj “edhe po, edhe jo”. Duke kujtuar periudhën e luftës për të cilët norvegjezët kishin mbështetur shqiptarët e Kosovës, Grondahl thotë se do të dëshironte që të shihte më shumë njerëz nga vendi i tij që të vizitonin Kosovën.

“Kosova absolutisht ishte në mendjen e të gjithëve në fund të viteve ’90 për shkak të konfliktit, për fat të keq, por kështu është. Pra, mendoj se shumë njerëz ndjenë dhimbje për njerëzit në Kosovë, në atë kohë. Norvegjia ishte një nga vendet e para që e njohu Kosovën dhe ne e kemi mbështetur Kosovën në konsolidimin e saj si shtet i ri evropian. Pra, në këtë kuptim, mendoj se për Kosovën ka fjalë të mira në Norvegji. Por si destinacion turistik, mendoj se duhet të bëjmë shumë më tepër. Kemi afërsisht 17,000 norvegjezë me prejardhje nga Kosova. Ata po bëjnë një punë të shkëlqyeshme duke folur shumë për Kosovën në Norvegji, por unë do të doja të shihja më shumë njerëz që vijnë këtu, ngase nuk është shumë larg, njerëzit do të ndiheshin të sigurt dhe mirë në Kosovë. Edhe mua gjithashtu më pëlqejnë malet, dhe këto vende për të cilat folëm. Pra, mendoj se kjo është absolutisht e mundshme që të bëhet më shumë”, përfundoi ambasadori Grondahl.

(j.c)/dosja.al 

 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni jens erik grondahl marreveshja serbi kosove jens erik grondahl marreveshja serbi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet