LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Një ditë më tha: Shoku Enver mos rri…’, Plenumi ’82, ku kryqëzohej Kadri Hazbiu

15 Janar 2022, 06:53 Nga DOSJA
‘Një ditë më tha: Shoku Enver mos rri…’,

Nga Dashnor Kaloçi

TIRANË – Pjesa e njëzetë / Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite me radhë dhe shohin për herë të parë dritën e botimit, ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale sekrete e dokumente që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu në kohën që ishte ministër i Brendshëm”, autokritika me shkrim e Kadri Hazbiut, “Vendimi i Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi përjashtimin nga Komiteti Qendror e nga Partia si dhe shkarkimi nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit”, si dhe proces-verbali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14  tetor të vitit 1982 në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtaria e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për “veprimtaria armiqësore” e tij për periudhën gati 30 vjeçare kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Dosja e plotë e me të gjitha dokumentet që botohet për herë të parë nga Memorie.al, ku përveç materialit “Tepër sekret”, të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe proces-verbali i Plenumit, ku Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, Muho Asllani, Llambi Gegprifti, Vangjel Çerava, dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, si; Nexhmije Hoxha, Gafur Çuçi, Xhelil Gjoni, Pilo Peristeri, Sofo Lazri, Piro Kondi, Petro Dode, Behar Shtylla, Shefqet Peçi, Qemal Bregasi, Dritëro Agolli, Mine Guri, Themie Thomai, Mehmet Elezi, Lumturi Rexha, Tefta Cami, Vito Kapo, Harrilla Papajorgji, Anastas Kondo, Miti Nito, Sulejman Baholli, Halil Leli, Jashar Menzelxhiu, Enver Halili, Ali Vukatana, Tahir Minxhozi, Naunka Bozo, Luan Muhameti, Rexhep Kolli, Ndreçi Plasari, Sofie Çuadari, Nezir Gorica, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunëtorin me të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, por edhe kanë debatuar ashpër me të gjatë gjithë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtarinë e tij që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëniet e raportet me këshilltarët rusë, Konferencën e Tiranës në 1956-ën, e deri tek “bashkëpunimi i tij me grupet armiqësore” të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe “poli-agjenti” Mehmet Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtimin nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit, Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj.

Proçes-verbali ‘Tepër sekret’ i mbledhjes së Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 13 dhe 14 tetor të vitit 1982

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QENDROR                                                                               Tepër sekret

-Sektori i Përgjithshëm-

PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 13 DHE 14 TETOR 1982

Seanca e dytë

SHOKU HALIL LELI: Disa probleme shqetësuese janë ngritur për Ishullin e Sazanit, veçanërisht për regjimentin e artilerisë dhe që kishin të bënin me mosplotësimin e detyrave luftarake. Këto probleme ia kemi ngritur Shtabit të Përgjithshëm dhe shoku Veli i di konkretisht, po kështu dhe shoku Nazar, mirëpo nuk kanë marrë asnjë masë, problemi nuk është zgjidhur. Të na e shpjegojnë këta shokë pse e kanë nënvleftësuar këtë detyrë? Kur e dinë se disa pajisje mungojnë pse thonë: ngarkojeni regjimentin me detyrë.

E dyta, pse do të pyeste njerëz të tjerë shoku Veli për të bërë krushqi me Arif Haskon, nuk e dinte ai që Arif Haskoja është shpëtuar në presë të briskut nga kasta puçiste? Pa të na i shpjegojë dhe këtë?

SHOKU ENVER HOXHA: Ka pyetur që të ishte brenda.

SHOKU HALIL LELI: Domosdo. Dhe e treta, nuk e di a mund të jetë dhe si llaf jo i saktë, po kam dëgjuar nga komunistë që edhe gruaja e shokut Veli, është nga familje bejlerësh. Po të mos jetë kështu të më fali plenumi, se mundet që kjo çështje nuk qëndron, po të na i shpjegojë shoku Veli.

SHOKU ENVER HOXHA: Hë, shoku Veli Llakaj, përgjigju pyetjeve.

VELI LLAKAJ: Si urdhëron, shoku Enver. Arma e zjarrit në formë bastuni është prodhuar në Uzinën e Artilerisë. Unë e kam marrë vesh rastësisht nga biseda të ndryshme që ka bërë Kadri Hazbiu në grup oficerësh, që ishte përgatitur për armikun Mehmet Shehu një armë në formë bastuni. Pas shumë kohësh, aty nga muaji maj-qershor, kur shkova në Uzinën e Artilerisë e pyeta atë personin që e ka prodhuar këtë bastun, i thashë: kam dëgjuar se keni prodhuar një armë bastun. Po, – tha ai. Mund të ma jepni ta shikoj? Po, – më tha. E pashë bastunin, e provova dhe i thashë: Të hyn më në punë? Jo, – më tha ai. Po ma jep mua këtë bastun? Ai ma dha. Bastunin e kam marrë pa asnjë qëllim të keq.

(Shokët shprehin mosbesim në këtë lloj përgjigje).

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po përse e more?

SHOKU PROKOP MURRA: Bile ti dhe porosi që të bëhej një tjetër më e perfeksionuar.

VELI LLAKAJ: Jo, jo, ja do t’i përgjigjem pyetjes së shokut Ali.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ja, që tani na del se Mehmet Shehut i duhej arma që të më vriste mua. Ja varianti që të më vriste me pushkë.

VELI LLAKAJ: Unë, duke dëgjuar fjalimin tuaj, shoku Enver, “Tablo sinoptike për veprimtarinë agjenturore të Mehmet Shehut”, kur morra vesh veprimet e tij të poshtra, menjëherë më ra në mend kjo armë dhe e denoncova armën bastun. Pikërisht prandaj e denoncova këtë “bastun”, se mund të ishte bërë me qëllime krejtësisht të poshtra.

SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, ky “bastun” është bërë për Mehmet Shehun apo për ty?

VELI LLAKAJ: Unë e di që është bërë për Mehmet Shehun.

SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë pse e more ti?

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Po pse Veliu e mbajti kaq muaj në makinë?

SHOKU ENVER HOXHA: Pse e mbajte ti kaq shumë?

VELI LLAKAJ: Unë e kam mbajtur këtë “bastun” pa asnjë qëllim, jo për ndonjë gjë, gabim shumë i rëndë është që e mbajta. E kuptoj që nuk është absolutisht e mundur ta justifikoj me asgjë, është gabim shumë i madh, shumë i rëndë.

(Të gjithë shokët shprehin pakënaqësi për këto përgjigje).

SHOKU MEHMET ELEZI: Ne të pyesim pse e ke mbajtur kaq kohë?

VELI LLAKAJ: Për asnjë qëllim, se këtu të futen dhe qëllime, po unë nuk e kam mbajtur për asnjë qëllim, se nuk kam pasur ndonjë qëllim.

SHOKU HARILLA PAPAJORGJI: Po pse pak armë kishit ju, po ju duhej dhe një në formë bastuni?

(Të gjithë shokët shprehin pakënaqësi për përgjigjet).

VELI LLAKAJ: Po pikërisht se unë kam armë, prandaj them që nuk kisha ndonjë qëllim.

SHOKU HARILLA PAPAJORGJI: Po pse e morët dhe bastunin duke pasur dhe armë të tjera?

VELI LLAKAJ: Një pistoletë kam marrë që më takon sipas rregullores.

SHOKU BEHAR SHTYLLA: Arma bastun ishte porositur për Mehmet Shehun, si e more ti?

SHOQJA SOFIE ÇUEDARI: Kaq miqësi të madhe kishe ti me Mehmet Shehun?

(Shokët shprehin mos aprovim për përgjigjet e Veli Llakajt).

VELI LLAKAJ: Kështu është në fakt.

SHOKU ENVER HOXHA: Mehmet Shehu kishte porositur t’i prodhonin një armë të re dhe e dinte ai pse e kishte porositur. Dhe ti të vesh t’ia marrësh armën Mehmet Shehut?!! Ta marrësh ti?!! A ta merr mendja që e lejonte Mehmet Shehu një gjë të tillë?!!

VELI LLAKAJ: Ky është një faj i rëndë, shoku Enver, dhe mua nuk më falet për asnjë gjë, absolutisht. Unë e kam gjykuar se mund të ishte porositur me qëllim nga Mehmet Shehu mbasi dëgjova fjalimin tuaj për veprimet e poshtra të Mehmet Shehut, atëherë më ra ndërmend, e denoncova dhe e dorëzova, (pakënaqësi nga shokët).

SHOKU ENVER HALILI: Fol hapur se nuk të zëmë besë. Nuk të besojmë ne që pa ditur gjë t’ia marrësh ti dhe Mehmet Shehu mos të të thoshte gjë!!

(Të gjithë shokët janë po të këtij mendimi).

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Kush guxonte t’ia merrte Mehmet Shehut pa ditur gjë ai dhe pa porosinë e tij?!

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Po nuk është vetëm kjo armë që është prodhuar për Mehmet Shehun. Këta, vitin e kaluar, në përvjetorin e ditëlindjes së tij, që të tre a të katër zëvendësministrat, i shpunë Mehmet Shehut si dhuratë një armë me precizon të lartë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu?

SHOKU GAFURR ÇUÇI: I’a kanë çuar zëvendësministrat, bile me bujë të madhe, me porosi të Kadri Hazbiut, kanë thënë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Arma ishte edhe me dylbi.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu?

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Katër armë speciale me precizion të lartë janë bërë për Mehmet Shehun.

SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, vë pyetjen unë: pse Komandantit të Përgjithshëm nuk i bënë një? (të qeshura).

VELI LLAKAJ: Për katër apo dhe gjashtë armë unë nuk di asgjë për këtë punë. Për një armë që i ka vajtur dhuratë e di, këtë e ka prodhuar Uzina e Poliçanit ose e artilerisë, nuk më kujtohet se cila nga këto.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Po dhuratën i’a keni çuar juve, zëvendësministrat e Ministrisë së Mbrojtjes?

VELI LLAKAJ: Po, po, ne e kemi çuar.

SHOKU RAMIZ ALIA: O Veli, sa armë kishte Mehmet Shehu?

VELI LLAKAJ: Urdhëro?

SHOKU RAMIZ ALIA: Sa armë kishte Mehmet Shehu?

VELI LLAKAJ: Nuk e di, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, këtë e di ti, se ti më ke dërguar informacion mua për këtë çështje.

VELI LLAKAJ: Kohët e fundit kur i kërkova informacion drejtorit të Armatimit, ai më tha se Mehmet Shehu kishte 30 armë. Tani kur i kërkova informacionin e mora vesh që kishte 30 armë.

(Të gjithë shokët shprehin habi dhe zemërim).

Po ato 30 armë, ai i ka marrë gjatë viteve, shoku Ramiz, sikur i’a dhamë ne.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Pse vetëm arma që çuat ju është prodhuar?

VELI LLAKAJ: Janë prodhuar disa, 5-6 armë me precizion të lartë.

SHOKU ENVER HOXHA: Kush u’a dha porosinë për t’i prodhuar?

SHOKU RAMIZ ALIA: Ishin të Mehmet Shehut.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Ka vajtur në Uzinën e Armëve në Gramsh Mehmet Shehu?

VELI LLAKAJ: Nuk i kam prodhuar unë.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Ka vajtur ky, ka porositur drejtorin të përgatitë një armë me precizion të lartë. Ai ia ka përgatitur dhe i’a ka dorëzuar. E ka provuar armiku Mehmet Shehu në gjueti. Pastaj e ka marrë ky përsëri dhe ka porositur katër armë me precizion të lartë, posaçërisht për armikun Mehmet Shehu, një nga këto i’a kanë çuar këta dhuratë me rastin e ditëlindjes.

VELI LLAKAJ: Për dhuratën që i çuam e di, të tjera nuk di.

SHOKU ENVER HOXHA: Shoku Gafurr, kush bënte pjesë në grupin që i shpunë dhuratën Mehmet Shehut?

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Ishte Veliu, Nazari dhe zëvendësministrat.

VELI LLAKAJ: Të gjithë zëvendësministrat e Ministrisë së Mbrojtjes ishim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe Kadriu, më duket.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Jo, Kadriu vajti më vete, po i kishte thënë Veliut: shpjerini armën.

SHOKU RAMIZ ALIA: Sa e ka dhënë porosi.

SHOKU GAFURR ÇUÇI: Dhe kanë shkuar zëvendësministrat.

VELI LLAKAJ: Ne, shoku Enver, kemi qenë të pesë zëvendësministrat, unë, shoku Nazar, shoku Llambi, Maliqi.

SHOKU ENVER HOXHA: E di pse pyes, shokë? Një ditë, atëherë kur do të bëhej mbledhja e Byrosë Politike për të diskutuar çështjen e Mehmet Shehut, pasi këto armë për të cilat po flasim, ia kishin shpënë Mehmetit, më thotë Kadri Hazbiu: more shoku Enver, pse rri atje ti, në tavolinën e punës? (Fjala ishte për në studion time, në shtëpi). Po ku të rri, – i thashë unë, në qilar?! Jo, ndërro vend, – tha ai. Po pse ta ndërroj vendin? – i thashë. Kush e di, – tha Kadriu, dikush me ndonjë pushkë me precizion qëllon këtej nga anët dhe ngjet ndonjë gjë. Jo ore, – i thashë unë, si do të më vrasin me pushkë?! Shtëpia ime është 300-400 metra larg nga anët. More kështu si të them unë, – tha ai. Mirë, mirë, – i thashë. I them Nexhmijes që kështu më tha Kadriu, bile i thashë dhe Ramizit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po.

SHOKU ENVER HOXHA: Ja, pra, na qenkëshin këto pushkë me precizion të lartë që i dorëzoheshin Mehmetit!!!

SHOKU PALI MISKA: Dhe që i dinte Kadriu dhe Veliu.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, që i dinte dhe shoku Veli, bile jo një armë, po katër apo pesë.

VELI LLAKAJ: Nuk e mohoj që një armë i ka vajtur, këtë e di se ia kemi shpënë ne të 5 zëvendësministrat.

SHOKU HALIL LELI: Po pse nuk i çonit dhuratë një vepër të shokut Enver, ose një tufë me lule, po i çonit armë me precizion të lartë?

SHOKU ENVER HOXHA: Ishte e hidhur (të qeshura).

Tani për punën e armëve diskutimi mori fund, le të na përgjigjet Veliu për të tjerat, (të gjithë shokët shprehen dakord).

E keni të qartë? Vazhdo atëherë, përgjigju për të tjerat Veli.

(Shoku Enver, merr e shikon njërën nga armët me precizion të lartë). (Memorie.al)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dossier nga dashnor kaloci dashnor kaloci dossier nga dashnor kaloci

Sondazh

Poll

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave