LIVE UPDATES
Aktualitet

Nishani s’qëndroi as 48 orë, Skëndaj: E pritën si VIP te Sanatoriumi, ç’bëhet te të tjerët

22 Prill 2022, 19:08 Nga DOSJA
Nishani s’qëndroi as 48 orë, Skëndaj: E pritën si VIP

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka marrë shkas nga rasti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili pavarësisht se u trajtuar si i ftuar ‘VIP’ në spitalin “Shefqet Ndroqi” në më pak se 48 orë shkoi të trajtohej në Gjermani për t’i drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Skëndaj shkruan se kur Nishani nuk qëndroi tek Sanatariumi që reklamohet nga vetë Rama si spitali publik më i mirë për patologjitë pulmonare, nuk mund të flitet për situatën në spitalet e tjera apo në rrethe. Gazetari shton se Rama duhet të kujdeset më shumë për ‘bletët punëtore’ që po i ikin, referuar mjekëve, se sa godinave e fasadave të spitaleve që ndërton.

Statusi i plotë:

Ish Presidenti Nishani ka qendruar me pak se 48 ore  ne spitalet shqiptare, konkretisht ne Sanatorium, si pacient post covid, nga ku eshte larguar ne oren 9.30 te mengjesit te dites se premte  drejt Gjermanise per nje trajtim me te specializuar. Askush nuk di te thote sesi ish kreu i shtetit u vetekurua ne shtepi dhe cili mjek e ndoqi deri diten qe u rendua me 60% te mushkrise se prekur dhe u dergua ne spitalin e mushkrive. Qeveria dhe ministria e linjes zgjodhen heshtjen duke mos dhene asnje info per nje personalitet qe ka drejtuar shtetin per 5 vite. Se mos hera e pare, nejse….. Ish presidenti Nishani ka marre trajtimin me te mire te mundshem per aq sa ofron Sanatoriumi per nje person VIP. Nga kati i 4 ku eshte pavioni post covid u transferua menjehere pak pas shtrimit ne katin e dyte, ne ambiente me te mira se  shqiptaret e tjere qe vuajne pasojat e covidit. E megjithate serisht ai nuk qendroi ne spitalin publik, me i miri ne vend per patologjite pulmonare per te cilin vete  kryeministri kishte dale garant qe ne fillimet e pandemise se disponon  protokolle mjekimi, sherbime si dhe kushte kualitative si ato te Gjermanise. Nuk eshte faji i mjekeve dhe infermiereve shqiptare qe spitali eshte ai qe eshte dhe kushtet po ashtu. Dhe po flasim per Sanatoriumin qe ka sherbimin me te mire ne te gjithe sistemin publik. Po cdo te thonim per spitalet e tjere si psh per 6 katshin e famshem ne qsut? Po per spitalin e Lusnjes, Tepelenes? Krujes? Me nje fjale, per spitalet bashkiake ku eshte luks te gjesh nje mjek specialist dhe  per gjene me te vogel pacientet percillen ne Tirane. Po per spitalet e dikurshem ne qyteza si Memaliaj ku punen e mjekut e ben edhe infermieri? Rilindja po e rilind shendetsine publike thote kryeministri tek publikon godina te reja shendetsore nga jugu ne veri, porse kreu i qeverise harron, me apo pa dashje, gjene me thelbesore, se mjekesia behet me mjeke dhe jo me godina bosh qe duken bukur ne pamjet qe servir rendom ERTV. Ndaj dhe si gazetar i bej nje pyetje te thjeshte kryeministrit: z Rama kush do punoje ne qendrat shendetsore qe po rikonstrukton ne nje kohe qe 1000 mjeke kane ikur ne harkun e 12 viteve dhe qindra te tjere jane thuajse te ikur tani qe nuk ekziston me as pengesa e pandemise. A e di ti zoti kryeminister se thuajse  te gjithe brezat e mjekesise, qe sot ndjekin universitetin apo specializimin kane diplome gjermanishte ne xhep ose jane drejt perfundimit te kurseve? Po faktin se nje pjese e mire e te specializuarve ne 5 vitet e fundit, pjese e kuotave te lira, kane ikur tashme ndersa kuotat e mbuluara presin te mbaroje afati 3 vjecar i kontrates me QSUT qe te bejne te njejtin hap cka do na fuse pas 1 a 2 vitesh ne krize te thelle per mjek? Dhe ju vazhdoni mburrjen ne ERTV qe me pas e sevirni ne cdo tv kombetare se keni rritur rrogat e mjekeve dhe se ua keni bere kushtet me te mira se vete gjermania e njeherazi sulmoni cdo ze kritike qe thote te verteten aq sa eshte e mundur ne kushtet e shqiperise ku s’ka studime e as statistika zyrtare. “Zoti kryeminister te bukura po i ben “kosheret” po bletet punetore po te lene shendene” Mjere ne, populli, kush do na mjekoje, se ti e ke ne terezi i hipen avionit dhe si Nishani e shme te tjere ne me pak se 1 ore ke luksin te zgjedhesh kliniken qe do, e kudo.

Ish-presidenti Bujar Nishani është dërguar për mjekim jashtë shtetit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ish-presidenti Nishani ka nevojë për mjekim më të specializuar, ndaj është kryer transferimi nga ‘Sanatoriumi’ në një spital në Gjermani. Deri më tani dihet se ish-presidentit u shtrua disa ditë më parë në spital pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por mbetet e paqartë nëse gjendja e tij është përmirësuar. Ish-presidenti vuan nga infeksion pulmonar post-COVID

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani erjon skendaj bujar nishani erjon skendaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet