LIVE UPDATES
Aktualitet

Santos: Shqipëria gati për hapjen e negociatave, të caktohet data për konferencën

22 Prill 2022, 17:27 Nga DOSJA
Santos: Shqipëria gati për hapjen e negociatave, të caktohet data

TIRANË– Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë me raportuesen për Shqipërinë në parlamentin Europian, pas aprovimit nga komisioni i punëve të jashtme të këtij institucioni të raportit të saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë 2021. Në intervistën dhënë për gazetaren Zykaj, Santos është shprehur se Parlamenti Europian thotë me një zë, se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare. Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Intervista e plotë:

Zykaj: A mund të themi që këtë radhë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian janë në favor të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, ndryshe nga vitet e shkuara, kur kërkohej përmbushja e 15 kushteve nga Shqipëria ?

Isabel Santos: Po, ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga një shumicë e gjerë deputetësh Europianë: 66 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime. Bashkimi Europian duhet të kuptojë gjithashtu rrezikun dhe sfidat që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe duhet t’i përmbahet angazhimit për t’u zgjeruar me rajonin.

Zykaj: Ju keni qenë në mision faktmbledhës në Shqipëri në 2021 dhe keni nënvizuar rëndësinë e dialogut politik. A ka përmirësim sipas jush?

Isabel Santos: Shoh që ka përmirësim tani që opozita është kthyer në Kuvend me partitë që duhet të negociojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme në vend. Gjithashtu procesi legjislativ vijon. Thënë kjo, unë e pranoj, që duhet përmirësuar dialogu politik. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por kërkon kohë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e një kulture të re politike.

Zykaj: Në kompromiset politike bëhet thirrje për të evituar shitblerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme. A mund të imagjinohet Shqipëria me problem të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2025 ?

Isabel Santos: Jam e sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë, do të ketë përmirësime me ligjin e ri elektoral. E di që partitë politike po diskutojnë mbi përmirësimin e ligjit elektoral dhe besoj, se hapi i radhës do të jetë i rëndësishëm për të ofruar një proces demokratik më të mirë. Ne i kushtojmë gjithashtu vëmendje problematikës së medias dhe jam e sigurtë, që rekomandimet e këtij raporti do të merren në konsideratë nga autoritet shqiptare. Ka një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në reformën në drejtësi që reflektohet dhe me aprovimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vetting. Shqipëria ka probleme specifike për luftën kundër korrupsionit. Ndaj, kemi bërë rekomandime të nevojshme për të ecur përpara, përfshirë këtu me dënimet finale për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nëse drejtësia e gjykon të tillë. Lidhur me sanksionet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ne themi që jemi dakord me to dhe shohim si mundësi që të kemi të njëjtën qasje.

Marrë nga ABCNEWS

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike isabel santos isabel santos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet